RRETH NESH
Korrieri i Shendetit, vetëm shëndet dhe asnjë afekt anësor


"Duhet ta bëjmë ushqimin ilaçin tonë, jo ilaçin ushqimin tonë"

Thuhet që çdo gjë bëhet në kohën e vet, ose më saktë është koha ajo që të dikton një ndryshim apo investim, në çdo fushë të jetës. Kështu ka ndodhur edhe me këtë portal informacioni, të cilin kemi vendosur ta sjellim për ju pikërisht tani. "Instituti Kulinar Neranxi",  shkolla prestigjioze profesionale e kulinarisë, ka gjashtë vite që diplomon specialistë të fushës. Krahas aktivitetit akademik, shkolla nxjerr dhe një gazetë të përmuajshme, në bashkëpunim me Kompaninë "Neranxi" dhe specialistë të ushqyerjes. "Korrieri i shëndetit" erdhi në versionin print dhe u shpërnda falas, për t'iu ardhur në ndihmë konsumatorëve me informacione të dobishme mbi ushqimet. Sot "Korrieri i Shëndetit" kthehet në një dritare të madhe virtuale me shumllojshmëri informacioni për të gjithë. Studimet më të fundit mbi ushqimet, recetat, dossieret ku jepen informacione të thelluara mbi tema të ndryshme, këshilla, kuriozitete, përgjigjet e nutricionistëve, videot e gatimit nga profesorët e shkollës, do jenë informacioni juaj i përditshëm i cili do t'ju bëjë ta shihni me sy tjetër atë që keni në tavolinë. Sot jetojmë vërtetë në epokën e zhvillimit, modernizimit dhe teknologjisë, por sëmundjet janë shtuar, ajri është ndotur dhe ushqimet sa po vijnë dhe po bëhet më shumë industriale dhe aspak të shëndetshme. Prandaj "Korrieri i shëndetit" vjen si një asistent i përhershëm i shëndetit tuaj. Duke u informuar rreth ushqimit, ju do shkoni gjithnjë e më rrallë tek mjeku dhe do mbani linja të mira, sepse siç ka thënë Hipokrati;  "Duhet ta bëjmë ushqimin ilaçin tonë, jo ilaçin ushqimin tonë".  Duke shpresuar që do na vizitoni sa më shpesh, ne gjithashtu ju ftojmë të na shkruani për çdo problem që ju shqetëson në lidhje me ushqimin. Lexim të këndshëm! 




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta