KESHILLA
Çdo organ ka emocionin e tij në Mjeksinë Tradicionale Kineze

Sipas vizionit të mjekësisë kineze çdo organ lidhet një ndjenjë e veçantë

Gjithmonë është përdorur shprehja “e kam bërë mëlçinë kështu” ose “më plasi tëmthi” kur shfaq valë të pakontrolluara zemërimi, ose “ka mëlçinë” kur dikush është i guximshëm. Mjekësia tradicionale kineze ka dhënë një përgjigje interesante duke lidhur secilin organ me një emocion.

Siç kuptohet lehtë, çdo doktrinë mjekësore, fetare dhe filozofike bazohet në parimet që i përkasin traditës dhe kulturës së vet, dhe shpesh kjo e bën të vështirë krijimin e një paraleli midis Lindjes dhe Perëndimit dhe mbi të gjitha përcaktojnë se çfarë është “e drejtë” dhe çfarë jo: por të gjithë duhet të pranojmë se shpesh kemi reagime të përbashkëta në organizëm, përgjigje të ngjashme ndaj streseve të jashtme ose lëvizjeve të njëjta emocionale.

Mjekësia tradicionale kineze në fakt bazohet në një konceptim të njeriut si një lidhje midis qiellit dhe tokës dhe për të gjetur origjinën e sëmundjes nënkupton praninë e diçkaje të njëpasnjëshme dhe të pashmangshme që përfshin të gjithë strukturën si një organizëm. Sot mjekësia perëndimore bën të njëjtën gjë përmes PNEI (PsychoNeuroEndocrino Immunology), por kinezët e kanë bërë atë prej shekujsh: prandaj nuk ka pse të na vijë turp e të ndihemi si “nxënës” të cilët kanë shumë për të mësuar.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, të gjitha fenomenet që lidhen me trupin janë të ndërvarura dhe të rregulluara nga i njëjti ligj, ai i kronobiologjisë. Kronobiologjia është një orë energjie që regjistron rrjedhën e një meridiani të caktuar çdo dy orë brenda një dite, i cili në atë moment po kryen një funksion të rimbushjes së energjisë. Njohja e kësaj ore mund të shpjegojë disa bllokime dhe si të rimarrësh ekuilibrin. Është e rëndësishme të dimë se ne po flasim për energji vitale apo (Qi) dhe jo patologjike.

Rrjedha e energjisë vitale (Qi) si konstante e përgjithshme e cila përshkon të gjithë natyrën dhe bashkon mikrokozmosin (njeriun) me makrokozmosin (universin).

5:00-7:00 - Ora e traktit të zorrëve

Nga ora 5 deri në orën 7 të mëngjesit është momenti i rrjedhjes maksimale të traktit të zorrëve, kjo do të shpjegonte pse është koha më e mirë për të evakuuar dhe për të hequr qafe mbetjet ushqimore. Emocioni lidhës është “të mbajturi”, “të ndiheni të bllokuar” nëse vuani nga kapsllëku, pyesni veten se çfarë nuk doni të lini të shkojë.

Një nga kurat më të mira të traktit të zorrëve është likuiricia. Duke përtypur një copë të vogël ose ta përdorni atë në infusion çaji duke e pirë si laksativ, pasi është anti-inflamatore dhe tretëse.

7:00-9:00 - Ora e stomakut

Nga ora 7 deri në orën 9 është koha kur stomaku është gati për të marrë më mirë ushqimin, ja përse mëngjesi është një vakt thelbësor. Me këtë organ lidhet emocioni “shqetësim” një humor i keq i rastësishëm nuk krijon problem por një zgjim i zymtë i vazhdueshëm do të ndikonte energjikisht negativisht në cilësinë e tretjes.

çaj sherebele me kamomil, janë që të dyja bimë medicinale ndër më të përhapurat dhe të përdorurat, të cilat konsiderohen si efektive për nxitjen e tretjes, gjithashtu mund të përdorni farat e fenelit, të kumelit dhe të selinosë ose të rozmarinës. Infuzion me Ahilea, është një ilaç bimor i përshtatshëm për të nxitur tretjen, si dhe për të lehtësuar dhimbjen menstruale si një qetësues natyral.

9:00-11:00 - Ora e shpretkës

Nga ora 9 deri në orën 11 është ora e shpretkës, e cila duhet të përfundojë punën e përthithjes së energjisë nga stomaku. Stresi, ankthi dhe shqetësimi kufizojnë veprimin, dhe kjo gjë ndikon për të gjithë harkun kohor të ditës.

Kurat natyrale për forcimin e shpretkës kalojnë përmes dietës dhe dieta që ndiqet duhet të jetë e matur dhe të mos ndikoje në mbingarkimin e punës së shpretkës. Më e mira është konsumi i ushqimeve të pasura me fibra: perime, fruta, drithëra dhe lëvore tërshëre. Duhen konsumuar të paktën 5 herë fruta dhe perime në ditë. Mjekësia bimore ofron shumë mjete kuruese, por mbi të gjithë qëndron Astragalusi, i cili ka përfitime të jashtëzakonshme në mëlçi dhe në qarkullimin e gjakut, në sajë të veprimeve tonike dhe stimuluese. Është gjithashtu hipotensiv, ul nivelin e sheqerit në gjak.

11:00-13:00 - Ora e zemrës

Nga ora 11 deri në orën 13 zemra na sjell gëzim, paqe dhe aftësinë për të shijuar jetën. Një zemër do të forcohet me këto ndjenja, dhe lodhja në këto orë do të sinjalizojë një bllokim energjie. Mos harroni “zemra nuk komandohet”. Mos i përdorni këto orë për ndonjë aktivitet fizik dhe ekspozim në diell. Zemra nuk e pëlqen të nxehtin e tepruar.

Në mesin e analizave fitoterapike, ato që mund të ketë një efekt të dobishëm në presionin e gjakut, lipidet e gjakut dhe kontrollin e glicemis janë: vaji i linit, farat silimbia, çaji jeshil, murrizi, hudhra dhe soja. Bimë të tjera të rekomanduara janë: xhingo biloba, xhinsengu dhe astragalus.

13:00-15:00 - Ora e zorrës së trashë

Nga ora 13 deri në orën 15 është ora e drekës, maksimumi i kapacitetit të stomakut dhe zorrëve. Ta konsumosh me gëzim, kujdes dhe qetësi do të ndikojë pozitivisht në zemër dhe zorrë (organi të cilit i janë deleguar këto dy orë) ndjenja është gjithmonë gëzimi.

Kurat natyrale për zemrën dhe funksionin e mirë të traktit të zorrëve janë të përshtatshme konsumi i boronicave: antiseptik, luftojnë fermentimet dhe dizanterinë. Miso, derivon nga soja, është e pasur me enzima të dobishme për mirëqenien gastrointestinale. E shkëlqyer në formën e supës. Elbi: freskues dhe zbutës, dhe nxit tranzitin e zorrëve. Hikrra (Grano Saraceno ): e pasur me antioksidantë, është një anti-inflamator i shkëlqyer. Farat e linit: të pasura me fibra dhe antioksidantë, mund të shtohen në kos, lëngje, sallatra ose receta të ndryshme, provojini ato me mollë dhe pak qumësht orizi Valsoia.

15:00-17:00 - Ora e fshikëzës së urinës

Nga ora 15 deri në orën 17 është fshikëza urinare, organi që frikësohet nga emocionet, simptomat në këto orë tregojnë një moment ankthi dhe frike ose një dobësim energjie të veshkës. Një filxhan Miso është ilaçi që orientalët përdorin në këtë kohë për të forcuar fshikëzën.

Dieta e përditshme mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të fshikëzës hiperaktive. Në këtë drejtim, farat e kungullit, janë të pasura me Omega-3, janë treguar të dobishme për të përmirësuar funksionet jonormale të urinës. I njëjti rezultat mund të arrihet edhe me produktet e sojëz.

17:00-19:00 - Ora e veshkave

Nga ora 17 deri në orën 19 nëse fshikëza stimulohet nga frika, veshka është organi që e qeveris atë. Forcon vullnetin, jep siguri në një organ të ekuilibriuar; shkëputje, frikë dhe vetmi në një veshkë të pa ekuilibruar. Kripa është elementi stimulues.

Miku më i mirë i veshkës është lëngu i kokosit është i shkëlqyer për sistemin urinar pasi është në gjendje të pastrojë kanalet e fshikëzës dhe eliminimin e toksinave. Lëngu i kokosit parandalon infeksionet e traktit urinar dhe zbut problemet e veshkave.

19:00-21:00 - Ora e cipës së zemrës

Nga ora 19 deri në orën 21 perikardiumi (cipa e zemrës) drejtohet nga ndjenja gëzimi, njësoj si zemra. Në këto orë shprehja e gëzimit për ditën që po përfundon i jep pikë një zemre të fortë.

Ushqyesit e rëndësishëm të organizmit janë vaji i ullirit, frutat e thata dhe vaji i avokados dhe farave të rrushit. Nga ana tjetër, vezët, salmoni dhe mishi jo shumë i shpeshtë janë të pasura me proteina. Vaji esencial i rigonit: efektshmëria e tij zhvillohet si brenda ashtu edhe jashtë zemrës.

Ajo ka aftësinë për të trajtuar infeksionet virale, për të reduktuar inflamacionin dhe për të lehtësuar çrregullimet e frymëmarrjes.

21:00-23:00 - Ora e meridianit të nxehtësisë së trefishtë

Nga ora 21 deri në orën 23 nxehtësia e trefishtë është një meridian balancues që në këtë kohë mbështet zemrën dhe përgatitet për natën. Ju ekuilibron duke lejuar një gjumë të qetë.

Agupunktura (zh?n ji? në gjuhën mandarin kineze) është një ilaç alternativ që bën të mundur futjen e disa gjilpërave në pjesë të caktuara të trupit të njeriut, në mënyrë që të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e individit duke eliminuar dhimbjen.

23:00-01:00 Ora e fshikëzës së tëmthit

Nga ora 23 deri në orën 01 pas mesnate fshikëza e tëmthit është e lidhur me kurajon dhe aftësinë e ekulibrit të gjykimit. Kur nuk gjejmë një sintezë të mirë energjie, do të ketë zgjime të shpeshta rreth këtyre orëve dhe ndrojtje.

Ushqimet “mbrojtëse” të rekomanduara: yndyrnat e pangopura (vaj peshkut, vajra bimore, të tilla si vaji i ullirit, dhe arrorët (si bajame ose arra), proteina bimore në ushqime në përgjithësi, të larta në fibra, të tilla si perimet, drithërat integrale.

01:00-03:00 - Ora e mëlçisë

Nga ora 01 deri në orën 03 të mengjesit, meqenëse fshikëza e tëmthit dhe mëlçia punojnë në sinergji, konsiderohen dy orët që janë pjesë e punës së detoksifikimit të energjisë së mëlçisë, përpiqet të na lirojë nga të gjitha efektet toksike të zemërimit dhe frustrimit. Është thelbësorë gjumi i këtyre orëve, sepse ai rigjeneron si emocionet negative dhe pozitive, rivendosjen dhe kthimin e energjisë së përdorshme.

Filizi i elbit konsiderohet si një ilaç i vërtetë për të detoksifikuar organizmin duke pastruar mëlçinë. Është një minierë klorofili, i cila ka një kapacitet detoksifikues, antibakterial, imunostimulues dhe alkalizues.

03:00-05:00 - Ora e mushkërisë

Nga ora 03 deri në orën 05 të mëngjesit, është ora e mushkërive, zgjimi i hershëm në këto orë flet për ankth, trishtim, lot. Energjia e dobët e mushkërive mund të shkaktojë ulje të volumit të zërit. Fjetja dhe pushimi në këto orë janë thelbësore për një rikthim të mirë të energjisë që do të konsumohet ditën që po troket.

Është e rëndësishme të mos harrohet se ne jemi një mikrokozmos dhe energjia është një varg hapash nga një organ në tjetrin: ekuilibri ndërmjet gjendjes së energjisë së ulët dhe energjisë së tepërt quhet “shëndet i mirë”.

Përfitoni nga vlerat e rigonit, mentes dhe ekualiptit. Ju mund ti shtoni këto bimë aromatike, të thata ose të freskëta, në salcë, receta të ndryshme ose në infuzione.  Vajrat e tyre esencialë janë gjithashtu të dobishëm pasi këto bimë janë antibakteriale, relaksojnë muskujt dhe traktin respirator, ato janë shumë efikase për trajtimin e bronkitit, kundër kollës, edemit të rrugëve të frymëmarrjes, bronkitit dhe shumë sëmundjeve të tjera të rrugëve respiratore. Ju mund ti aplikoni ato në lëkurë për të zbutur ënjtjen e mukozave të frymëmarrjes.

Produkte per tu kuruar sipas metoeds tradicionale kineze  gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta