KURIOZITETE
Kuzhina Libaneze - ja kush janë 10 ushqimet më të paharrueshme të Karaçit

Të gjitha gatimet libaneze janë të pasura me aromë dhe shije të paharrueshme.

“Paramount Fine Foods”, një zinxhir ushqimor në Lindjen e Mesme, më në fund ka degëzuar veten nga Kanadaja në Pakistan. Jo vetëm se është një restorant libanez, por gjithashtu përmban një kuzhinë ku shumë receta, zakonisht gjenden në Karaçi.

Kuzhina libaneze është e mbushur me receta  të vjetra të trashëguara ndër breza ku përdoren kryesisht produkte të freskëta dhe organike. Përbërësit e tyre kryesorë janë vaj i ullirit ekstra i virgjër, za’atari, qiqrat dhe farat e susamit, këto receta janë sa të shijshme aq edhe të shëndetshme.

Doni të shkoni në Bejrut ose doni të sillni një pjesë të vogël të Libanit në kuzhinën tuaj? Këtu janë 10 recetat më të shijshme libaneze që ju duhet ti shijoni dhe provoni me patjetër. Nëse kuzhina juaj ka nevojë për një grimcë të Bejrutit ose ju doni të eksploroni disa ushqime të reja, atëherë ju duhet ti hidhni një sy këtyre pjatave të mrekullueshme. Ushqimi libanez është i bollshëm, i ëmbël, plot aromë dhe të gjitha janë të shijshme. Provojini këto receta dhe do ti dashuroni ato.


1- Kibbeh Nayyeh

Gatimi tradicional në ditën Kombëtare Libaneze po thërret emrin tuaj, duke ju joshur për t’ju bërë të çmendur pas shijes së saj, një përzierje e farave të pishës dhe mishit me erëza zgjon shqisat e shijes. Yummy. Përgatitini ato në shtëpi:


Përbërësit:

½ filxhan bollgur, të njomur më parë rreth 30 min

1 qepë kokërr madhe, e grirë

2 gjethe borziloku

500g mish viçi ose qingji

2 lugë çaji kripë himalaje

1 lugë çaji piper të zi pluhur

½ lugë çaji bahar pluhur

½ lugë çaji koriandër pluhur

½ lugë çaji kumel pluhur

½ lugë çaji arrë indi

½ lugë çaji karafil pluhur

½ lugë çaji kanellë pluhur

½ lugë çaji sherebelë e bluar

250gr mish i grirë

4 lugë gjelle vaj ulliri

½ filxhan fara pishe

1 lugë çaji mix za’atar


Përgatitja:

Përzieni në një blender borzilokun me qepën për rreth 30 sekonda, shtoni bullgurin dhe përziejini së bashku 30 sekonda të tjera. Shtoni të gjitha erëzat pluhur dhe përzejini për 1 minutë.

Masën hidheni në një tas të madh dhe përziejeni për rreth 3 minuta.

Në një tigan me nxehtësi të mesme, skuqni pak mishin për rreth 5 min sa të marri ngjyrë kafe, duke e copëtuar me një lugë druri. Shtoni gjysmën e qepës, 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, ½ lugë çaji kripë himaljae, farat e pishës dhe za’atar, dhe përziejeni për rreth 7 min.

Ngrohni furrën në 230 °C. Lyeni një tepsi me vaj ulliri ekstra të vigjër. Ndani brumin e Kibbeh në gjysmë, përhapni një pjesë të brumit nga i tiganit në fundin e tepsisë, shtoni një sasi të mishit të grirë të marinuar dhe mbulojeni me pjesën tjetër të brumit të mbetur.

Lyeni pjesën e sipërme me 2 lugë vaj ulliri, dhe priteni kibbeh në 12 copa të barabarta. Piqini për rreth 25 minuta. Një tjetër mënyrë është bërja e tyre në formë topash, pritini dhe formoni një top brumi ku të mbulohet pjesa e saj e brëndshme dhe me gishtin tregues zgjasni pjesët anësore.


2-Kafta

Kafta është një një recetë e përgatitur me mish viçi, qingji ose pule, e mbushur me qepë, majdanoz, bukë të thekur (galetë) dhe erëza. Kjo recetë është një barbekju në zgarë e përkryer, dhe mund ta shërbeni edhe me lëng mishi.


3-Kanafeh

Ëmbëlsoni ditën tuaj me këtë kadaif me djathë pa kripë me sheqer të mbushur  në shurup lulesh portokalli. Djathë, sheqer dhe gjalpë janë miqtë më të mirë në Knafeh. Dëshironi ta bëni vetë? Provojeni!


4-Hummus

Karrotat kanë një shije super të shoqëruara me hummus. Qiqrat, hudhrat dhe tahini janë një përzierje fantastike të cilën mund ta shijoni para drekës.


5-Pilaf orizi

Orizi është një element kryesor në vendet e Lindjes së Mesme dhe Libani e di se si ta përpunojë atë. Është tradicionale ti shtoni vermicelli të skuqur dhe ta shërbeni si shoqërues me mishra.


6-Fattoush

Çdo sallatë që përmban diçka të tillë si përbërësit e kësaj sallate është një sallatë e mirë, a kemi të drejtë? Dhe kjo është vetëm ajo që mund të presësh me Fattoush. Me sallatë jeshile crispy, bukë dhe perime, kjo është një sallatë ideale për ju ‘që jeni fanatike te gatimeve të shëndetshme, dhe do te gjeni veten në këtë pjatë.


7-Manakish

Bukë e mbushur me trumëz, fara susami, sumak dhe vaj ulliri ekstra të virgjër, kjo “Pizza libaneze” është një ushqim i shijshëm mëngjesi, por mund të shijohet gjatë gjithë ditës, le të themi çdo ditë.


8-Tabbouleh

Ooh sa do ti pëlqeni Tabbouleh! Majdanoz, nenexhik, domate dhe një grusht i gjërave të tjera të shijshme vijnë së bashku për ta bërë këtë gjellë super të shijshme. Dëshironi të bëni një version tradicional libanez? Është kaq e thjeshtë provojeni.


9-Sfeeha

Copëzat e mishit janë gjithmonë një gjë e shijshme dhe në Liban ato kanë versionin e tyre të përgatitjes duke krijuar një raport optimal të mishit me byrekun. Mos i mbyllni, lërini sytë tuaj të kënaqen dhe filloni të shijoni këtë recetë libaneze plotë aromë.


10-Jallab

Jallab është një lloj shurupi frutash popullor në Lindjen e Mesme i bërë nga hurmat arabike, melasa dhe ujë trëndafili. Në liban zakonisht përgatitet me melasë, shurup grenadine dhe ujë trëndafili, shërbehet me copa akulli, fara pishe dhe rrush të thatë.


Produkte për të gatuar receta libaneze  gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.





SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta