SHENDETI
Inflamacioni Kronik ky vrasës i heshtur

Fjala “inflamacion” e ka origjinën nga latinishtja e vjetër, që do të thotë“të ndizesh flakë”. Në disa kushte si artriti reumatoid, ju ndjeni nxehtësi, dhimbje, skuqje dhe enjtje.  Inflamacioni është mbrojtja natyrale e trupit tuaj kundër kërcënimeve të jashtme si stresi, infeksioni ose toksinat. A e dini që pas shumë sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, kancerit, goditjes në tru, diabetit apo sëmundjes së alzhajmerit fshihet vetëm një shkaktar i vetëm: inflamacioni kronik?

Inflamacioni kronik ndodh kur qelizat e bardha të gjakut, që prodhohen nga trupi për të luftuar infeksionet, nuk e kryejnë funksionin e tyre.

Më poshtë ju prezantojmë 5 ushqime që kanë nje efekt shumë pozitiv në luftën kundër inflamacionit kronik.


Mjalti- Nëse ju keni vuajtur ndonjëherë nga mos tretja pas ngrënies, atëherë jeni në dijeni të rëndësisë së enzimave të tretjes. Por ka edhe një grup enzimash që janë gjithashtu të rëndësishme për shëndetin tuaj, janë enzimat proteolitike. Këto enzima janë thelbësore kur bëhet fjalë për modulimin e përgjigjes inflamatore. Ato ndihmojnë  në thyerjen e proteinave dhe copëzave qelizore dhe i pastrojnë ato për të reduktuar përgjigjen inflamatore në trup. Mjalti është një nga burimet më të mira të këtyre enzimeve, mjalti bëhet nga pështyma e bletëve e pasur me enzima. Studimet e shumta tek kafshët kanë treguar se mjalti është më efektivi në zbutjen e simptomave të sëmundjeve inflamatore, të tilla si IBS. Plus: ky ëmbëlsues natyral është plot me polifenole anti-inflamatore, karotenoide, antioksidantë dhe vitamina.

Miso- është një paketë  anti-inflamatore. Jo vetëm që është një ushqim i fermentuar, që do të thotë se është i pasur me komponentë probiotikë që thithin fibra në komponimet anti-inflamatore, por është e përgatitur edhe nga soja. Çfarë është kaq e veçantë tek soja? Disa studime kanë treguar që isoflavonet e sojës imitojnë estrogjenin dhe mund të jenë anti-inflamatorë të fuqishëm. Në fakt, një studim për izoflavonet, i publikuar në revistën«Nutrients» në 2016,  arriti në përfundimin se isoflavonet reduktojnë inflamacionin  duke zvogëluar aktivitetin pro-inflamator dhe aktivitetin e citokinës.


Rozmarina - Rozmarina nuk është vetëm një element marinimi veçanërisht kur gatuani pulën me patate dhe limon. Rozmarina është gjithashtu një burim i fuqishëm anti-inflamator me përqendrim të lartë të përbërjeve antioksiduese. Shkencëtarët besojnë se aktiviteti anti-inflamator vjen nga prania e acidit karnosik dhe karnosol, dy komponime polifenolike në rozmarinë. Në një studim të botuar në revistën “BMC Complementary and Alternative Medicine” u zbulua aftësia e saj për të penguar në mënyrë efektive prodhimin e citokineve pro-inflamatore.


Lëngu i kockave - Mos hiqni dorë nga supa me lëngun e kockave. Kockat lerini të ziejnë në ujë për një periudhë të gjatë kohe, pasi në këtë mënyrë nxjerrin kolagjenin dhe ushqyesit e tjerë. Kërci dhe tendinat përmbajnë glukosaminë (të cilat mund ti keni parë të shitura si barna për artritin dhe dhimbjet e kyçeve). Sipas një studimi të publikuar në revistën PLoS One, kur të rriturit mbipeshë, të moshës mesatare morën një suplement shtesë të glukosaminës, ata arritën të ulnin nivelet e serumit të CRP (biomarkuesit e inflamacionit) me 23 %  më shumë se ata që nuk e morën këtë barnë. Shporta e kockave është gjithashtu e mbushur me aminoacide anti-inflamatore (glicina dhe prolina), dhe nivelet e mjaftueshme të xhelatinës do të ndihmojnë në rindërtimin e cipës së zorrëve për të ndihmuar më tej me mikrobet anti- inflamatore të zorrëve.


Vaji i Kokosit- Një nga përfitimet më pak të njohura të vajit të kokosit është fakti se është një ushqim i fuqishëm anti-inflamator. sipas një studimi të botuar në revistën “Biologjia Farmaceutike”, yndyrnat e gjetura në vajin e kokosit të presuar në të ftohtë, bëjnë që ky vaj të jetë i mbushur me veti anti-inflamatore. Një tjetër studim, i botuar në “Parimet dhe Praktikat Mjekësore”, tregon se vaji i kokosit është i dobishëm në trajtimin e inflamacionit akut, duke e përdorur në vendin e një infeksioni apo lëndimi, për më tepër në inflamacionin  kronik që shoqërohet nga shtimi në peshë dhe sëmundje të tjera.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta