KESHILLA
KRATEGOS-(MURRIZI) SHËRON VESHKAT

Bima mban emrin botanik (Crataegus oxyacantha) Crataegus që sipas gojëdhënave greke, nënkupton ‘forcë’.

Murrizi rregullon funksionin e zemrës, ai ndihmon në rastin e tensionit të ulët dhe të lartë të gjakut, pagjumësisë dhe nervozizmit. Farat e Murrizit ndikojnë si diuretikë të lehtë dhe reduktojnë stresin. Murrizi ka gjetur përdorim të gjërë në mjekësinë popullore si ilaç, kryesisht kundër nervozizmit, pagjumësisë dhe problemeve me zemrën. Kjo bimë ndihmon edhe në shërimin e presionit të lartë të gjakut dhe kontraktimeve të mitrës. Ekzistojnë rreth 280 lloje të ndryshme, por karekteristikat me shëruese i kanë murrizi i kuq dhe i zi. Kjo shkurre vjeshtore me gjemba rritet në vende të thata e me gurë, dhe në shpatet e pyjeve. Fruti është i fortë me një ngjyrë të theksuar në të kuqërremtë. Për shërim ose lehtësimin e problemeve të ndryshme përdoret fruti i pjekur. Murrizi përmban shumë substanca shëruese, e më të rëndësishmet janë flavonoidet. Përmban edhe aminë, katekinë dhe sterole. Frutat përmbajnë më shumë sheqer, acide organike, karetonoide, vitkaretonoide dhe vitaminë C. Në mjekësi murrizi dhe preparatet e tij përdoren si kardiotonikë, sepse forcojnë punën e zemrës. Përveç kësaj, forcojnë edhe muskulin e zemrës së dobësuar pas sëmundjeve të rënda, sidomos atyre ngjitëse. Preparatet me murriz janë të mira edhe kundër aritmive të zemrës, ndikojnë si diuretikë të lehtë, zbusin dhe reduktojnë stresin. Shpesh përdoren nga femrat me probleme të theksuara të menopauzës.

Ekspertët rekomandojnë që pas pesë deri shtatë ditësh të kurës me murriz duhet të bëhet një pauzë prej dy-tri ditësh, pastaj të rrifillohet deri sa të shihet përmirësim.


Mënyra e përdorimit:

2 lugë çaji murriz hidhet në një enë ku shtohet një filxhan çaji me ujë që zien. Ena mbulohet dhe lihet të ftohet pastaj përmbajtja kullohet dhe pihet.

Merren 2-3 doza të tilla në ditë.

Murrizi përdoret edhe në formë tinkture, e cila përgatitet kështu: 20 gram murriz të grimcuara hidhen në një shishe ku shtohen 100 gram alkool, përmbajtja pas 10 ditësh kullohet dhe lëngu pihet, 20-25 pika në pak ujë 3 herë në ditë. Rregullon rrahjet e zemrës dhe lehtëson gjumin. Për gratë shtatëzëna dhe me laktacion nuk rekomandohet përdorimi i tij.

Krategos (murriz) gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta