DOSSIER
Ushqimet që ndalin kohën


Nga Omega 3 tek vitaminat, nga proteinat e kripërat minerale, tek  antioksidantët dhe aminiacidet. Ja si mund të investoni për shëndetin tuaj me pak shpenzime dhe shumë benefite

Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Pjesa më e madhe e shqiptarëve, sidomos pas viteve ’90, kanë vuajtur përherë nga mbipesha dhe obeziteti, të cilat nuk janë vetëm një problem estetik, por edhe një faktor rreziku për shumë sëmundje. Shqiptarët, tashmë të ndërgjegjësuar në lidhje me problemet që shkakton mbipesha dhe obeziteti për shëndetin, kanë ndjerë kështu nevojën e informimit rreth këtij këtij problemi.

Tashmë kërkesat janë rritur. Të biesh në peshë, të mos akumulosh shumë yndyra dhe të qëndrosh i ri. A ka ndonjë dietë e cila arrin t’i sigurojë të gjitha këto përfitime për trupin? Po, është një lloj i balancuar dhe i duhur i të ushqyerit, i bazuar në ushqime të caktuara, i cili mund të jetë vërtet i aftë për t’ju garantuar një fizik të fortë dhe njëkohësisht të ri. Me pak fjalë, “rinia e përjetshme”, siç na pëlqen ta quajmë, mbërrin vetëm nëse hamë disa ushqime të zgjedhura, të cilat i sigurojnë trupit tonë sasinë e duhur të antioksidantëve. Një gjë tjetër duhet pasur parasysh. Se vitamina të tilla si C dhe E, apo edhe bishtajoret, perimet dhe frutat në tërësi, na mbajnë të ri, si trurin, ashtu edhe trupin. Por nuk ka ndonjë antioksidant, i cili arrin që i vetëm të ofrojë mbrojtjen e duhur, prandaj, duhen kombinuar ushqimet e duhura, në mënyrë që të arrini formulën e saktë për “rininë e përjetshme”.

Bajamet

Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ata që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime.

Vaji i ullirit

Katër dekada më parë, kërkime dhe studime të kryera në shtatë shtete, treguan se vaji i ullirit ka meritën për rastet e pakta të sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit, në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidant i fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.

Çokollata

Popullata e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë, kanë një numër nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2. Tek “Neranxi” do të gjeni çokollatën “Callebaut”.

Vera

Të pish alkool, do të thotë t’u hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkoolike sjellin probleme, përveç verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratrol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave. Tek “Neranxi” do të gjeni verën greke “Dyonisis”, një kombinim perfekt mes cilësisë së lartë dhe çmimit të ulët. 

Vaji dhe farat e linit  për Omega-3

Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale. Kohët e fundit, studimet  tregojnë se ka një burim akoma më ekonomik për Omega-3 që janë farat e linit dhe vaji i linit, të cilat mund t’i gjeni në cilësinë maksimale tek “Neranxi”.

Kosi, edhe i sojës

Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë, mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të popullatës se në çdo rajon tjetër i botës. Koha nxorri në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është i pasur me kalcium dhe enzima që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë. Kosi i Valsoias është një alternativë shumë e shëndetshme gjithashtu.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta