RECETA
Bars me Spirulina dhe Fara Luledielli

 Spirulina eshte anti-kancer, lufon shume semundje, duke qene nje antioksidant i fuqishem. Lufton anemine, forcon sistemin imunitar. I kthen gjallerine organizmit. Burimi i njohur me vitamina B12. Vitamina B12 eshte esenciale per metabolizmin e cdo qelize te trupit, prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut dhe zhvillimin e indeve nervore te shendetshme.


Përbërësit:

2 e ½ filxhan tërshërë e gatuar pak

½ filxhan fara luledielli natyrale

të qëruara

½ filxhan fara kungulli natyrale

të qëruara

¼ filxhan arrë kokosi

2 lugë gjelle fara lini

2 lugë gjelle spirulina pluhur

1/3 filxhan vaj kokosi i shkrirë

1/3 filxhan gjalpë kikiriku

¾ luge çaji kripë e kuqe Hawaiane

1/3 filxhan shurup panje


PĂ«rgatitja:

1-Ngrohni furrĂ«n nĂ« 176 °C. NĂ« njĂ« tepsi katrore 20 cm, vendosni letĂ«r furre, duke bĂ«rĂ«  tĂ« mundur qĂ« letra e furrĂ«s tĂ« mbulojĂ« edhe pjesĂ«t anĂ«sore tĂ« tepsise duke dalĂ« jashtĂ« saj, tĂ« krijojĂ« imazhin e dorezave.

2- Kombinoni tërshërën, farat e lulediellit, dhe farat e kungullit në një tepsi. Piqini deri sa të lëshojnë aromën dhe të marrin pak ngjyrë, rreth 10 min, përziejini pas 5 min. Transferojeni përzierjen në një tas të madh, shtoni arrën e kokosit, farat e linit dhe spirulinën, përziejeni mirë.

3- Në një tigan të vogël hidhni vajin e kokosit të shkrirë, gjalpin e kikirikut dhe kripën, vendoseni në zierje, në zjarr mesatar duke e përzierë vazhdimisht. Shtoni shurupin e panjës dhe hiqeni nga zjarri. Hidheni masën e përftuar tek perzierja me tërshërën, spirulinën dhe farat, përziejini mirë deri sa të kombinohen mirë me njëra-tjetrën, hidheni masën në tepsinë katrore 20 cm të përgatitur më parë bashkë me letrën e furrës, përhapeni masën njëtrajtësisht dhe vendoseni në ngrirje për rreth 1 orë.

4-me anë të letrës së furrës të vendosur në pjesët anësore e keni më të lehtë ta nxirrni masën nga tepsia, priteni në shirita 5 cm, shërbejini menjëhere ose mund ti mbështillni me membranë plastike dhe ti mbani në frigorifer.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.





SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta