KESHILLA
Thinjat!!! Si ti trajtoni me mënyra natyrale?

Gratë dëshirojnë të kujdesen për flokët, pamjen dhe vitalitetin e tyre, sepse ato janë një nga detajet e para që të tjerët vënë re menjëherë. I ndihmojnë të ndihen mirë dhe të kenë besim tek vetja. Kur fillon të shfaqen flokët e parë të bardhë, fillon edhe sikleti i të menduarit rreth plakjes. Çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar veten? Si gjithmonë, hapi i parë është të ushqeheni në mënyrën më të mirë. Kështu që është e nevojshme të plotësoni menunë me vitaminë E dhe C që mund ti gjeni tek specat jeshile dhe frutat si agrumet, tek farat, drithërat, vaj peshku dhe perimet e freskëta. Biotina është një vitaminë e rëndësishme në parandalimin e flokëve të bardhë dhe gjendet në vezë, çokollatë, maja, bizele, kikirikë dhe produkte të qumështit. Për më tepër, është e nevojshme të integrohet sasia e duhur e selenit, silicit dhe bakrit, që gjendet tek kakao e hidhur, lajthia, perimet me gjethe jeshile, arragosta, kikirikë, drithëra dhe peshk. A e dini se flokët kthehen në ngjyrë gri kur mungon melanina? Por a e dini se mund ti ngjyrosni flokët me kakao ose kafe? Zbuloni se si të maskoni flokët tuaj të parë të bardhë në mënyrë natyrale.

Flokët e bardha gjithmonë shfaqen në një moshë të caktuar dhe zbardhja e parakohshme e tyre, e bën një person dukshëm më të vjetër se sa ai mund të jetë në të vërtetë.

Shfaqja e flokëve të bardhë vjen si shkak i folikulave të flokëve të cilat përmbajnë një pigment të quajtur melaninë. Po, pikërisht si ajo me të cilën ne lyejmë flokët.  Kur trupi ndalon së prodhuari këto pigmente, ata domosdoshmërisht fillojnë të çngjyrosen, kthehen të verdhë dhe ngadalë kthehen në të bardhë. Në praktikë, nëse prodhimi i melaninës zvogëlohet, flokët humbasin ngjyrën dhe forcën e tyre.


Jo vetëm plakja

Por nuk ka të bëjë vetëm me plakjen (siç e mendomin dikur), sepse kur flokët kthehen të bardha, shkaqet e këtij procesi janë të shumta. Vjen edhe nga një dietë e varfër stresi, nga mungesa e vitaminës B, hekurit, bakrit dhe jodit në trashëgiminë gjenetike, nga gjëndja e dobët e skalpit të kokës deri tek përdorimi i tepruar i pjastrave, nga kapsllëku kronik deri tek çekuilibrat hormonalë dhe sëmundjet më të rënda.


Regjimi i duhur ushqimor

Përtej një filozofie të shëndetshme dhe të saktë të të ushqyerit, mbetet e vetmja alternativë e vërtetë për trajtimin e flokëve të bardha ose gri nga buron ngjyrosja e shpeshtë dhe e hershme e flokëve. Por asnjë nga këto produkte nuk mundet që qelizat tashmë të vdekura të prodhojnë melaninën për ta “kthyer në funksion” duke krijuar pigmente të reja.


Kurat natyrale

Janë të shumta kurat natyrale të cilat ndihmojnë në mbulimin e thinjave. Hibiscus për shembull, ndikon në parandalimin e rënies së flokëve, vepron si një agjent ringjyrues dhe errësues. Vajrat bimorë janë ekstremisht efikase, mund të zgjidhni produkte me bazë xhinsengu që hap kapilarët e kokës, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe duke ushqyer më shumë rrënjët, pasi xhinsengu ka efekt nxitës. Ose mund të provoni një infuzion me rozmarinë, sherebelë dhe çaj jeshil: përziejini ato në sasi të barabarta, filtrojeni dhe lejoni që përzierja të veprojë për 10 minuta në flokë. Gjithashtu përdorni si balsam, vajin e kokosit dhe lëngun e limonit pasi ju  ndihmon për të maskuar flokët e parë të bardhë.

Përfundime: pse të mos provoni kakao apo kafe për të errësuar natyrshëm flokët tuaj, vetëm bëni një krem të përbërë nga tre lugë mjaltë dhe tre kakao të errët (ose kafe në varësi të tonit që doni të arrini), lëreni në flokë të thatë për rreth 1 orë dhe pastaj shpëlajini flokët.


Receta me Fenugreek dhe Vaj kokosi për floke pa thinja.

1/4 filxhan me fenugreek kokërr

1/2 flixhan me vaj kokosi

Vendosni vajin e kokosi të ziejë, me vonë shtoni fenugreek kur vaji të jetë duke zierë. I lini të ziejnë për 8-10 minuta dhe i hiqni nga zjarri. Lereni të ftohet deri sa të vaket. Këtë vaj të vakët vendoseni në flokë dhe masazhojeni lehtë per 2-3 minuta. Lereni në flokë për gjatë gjithë natës dhe në mëngjes lajeni me shampo duke shtuar dhe balsam në fund. Këtë proces do ta përsëritni 2 herë në javë, për 3 javë  me rradhë dhe do të shihni rezultate mahnitëse.

Produktet e rekomanduara i  gjeni  në rrjetin e dyqaneve Neranxi.





SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta