RECETA
Smoothie me Mango dhe Maka

Maka  është vërejtur se ka efektet më të mira përsa i përket fertilitetit femëror duke ndikuar në rregullimin e hormoneve dhe shtimin e pjellorisë. 

Benefitet shëndetësore të Makas:
Qetëson sistemin nervor 

Përmirëson sistemin e tretjes 

Rigjeneron sistemin riprodhues 

Andidepresive
Përmirëson masën kockore 

Balancon nivelin e sheqerit në gjak 

Ul kolesterolin e keq
Përmirëson jetën seksuale 

Redukton Stresin
Shton Energji

Përbërësit e Smoothie me Mango dhe Maka

3 filxhan qumësht bajame Valsoia

½ filxhan  kuba akulli

1/3 filxhan lëng limoni

3 mango të pjekura mirë,

të qëruara dhe të prera në copa

60gr mango të thatë

1 lugë gjelle gjalpë kikiriku

1 lugë gjelle fara lini

1 lugë çaji maka

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

2 hurma izraeli pa fare

Pakëz kripë Himalaje


Përgatitja:

Hidhini në mikser të gjithë përbërësit dhe përziejini derisa masa të jetë bërë homogjene dhe kremoze.

Ju bëftë mirë!

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi Organic Market.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta