KESHILLA
Pije me Majdanoz, Fenel dhe Limon kunder baktereve

Vlerat ushqyese të majdanozit mund të ndihmojnë të zhdukin disa baktere të këqija dhe të shkaktojnë sekretim të gjëndrave biliare të mëlçisë, gjë që ndihmon në shkrirjen  e yndyrës, thotë Dr. Axe. Feneli  vepron si një antispazmatik, lehtëson mpirjet, ngërçet. kuercentina në limon është një anti-inflamator super i efektshëm.


Përbërësit:

¼ filxhan majdanoz i grirë

1 lugë çaji fara feneli

1 e ¼ feta limoni, (eleminoni farat, pastrojeni limoni para se ta prisni në feta)

¼ lugë çaji mjaltë ose shurup panje

Përgatitja: Hidhni majdanozin dhe farat e fenelit në një tas. Shtrydhni limonin dhe shtoni fetat e limonit. Hidhni 250ml ujë të nxehtë, lëreni në infusion për rreth 5-10 minuta, kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni në temperaturën e ambjentit ose vendoseni në frigorifer për ta konsumuar të ftohtë.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta