Instituti i Kulinarise Neranxi
IKN profilizon trendin e kulturës kulinare në Shqipëri - nga Artur Nura

Shoqëria shqiptare në demokraci po zhvillon me shpejtësi edhe kulturën e saj kulinare dhe gastronomike. Padyshim që ky trend ka një zhvillim marramendës. Shqiptarët tashmë jetojnë dhe punojnë në Europë dhe atje kanë mësuar jo pak, nga kulturat përkatëse gastronomike të cilat në mënyre amatore i përdorën në shtëpite e tyre. Jo rastësisht, të gjitha kanalet televizive kanë programet e tyre profesionale të kuzhinës dhe padyshim ato janë shumë utilitare për shoqërinë. Nga ana tjetër, edhe duke marrë zakonet e Europës ku jetojnë e punojnë shqiptarët, edhe në Shqipëri po shkojnë në vazhdimësi gjithmonë e më shpesh në restorante. Duket se jo rastësisht, në Europë profesionistët e gatimit janë shumë të kërkuar dhe në veçanti ata që njohin kuzhinën mesdhetare tek e cila hyn dhe ajo shqiptare. Ky trend i gastronomisë dhe kulinarisë sigurisht që shtyn njerëzit që kanë ide biznesi, ti paraprijnë nevojave të shoqërisë së tyre dhe, Nikollaq Neranxi, biznesmeni i njohur i industrisë ushqimore, para dhjetë viteve ndërtoi shkollën e parë serioze të kuzhinës profesionale në Shqipëri. “Atëherë, sic ne tregon Neranxi, nuk ishin të paktë ata që e quanin të gabuar një iniciativë të tillë biznesi edukativ kulinar. Sot, Instituti Kulinar Neranxi ka rreth 20 docentë kulinarie me nacionalitet shqiptar, italian, grek dhe aziatik, të cilët trajnojnë profesionalisht mbi 1000 nxënës nga të gjithë trevat shqiptare të cilët studiojnë që të bëhen chef-a të suksesshëm të kuzhinës cilësore.


Diplomat e Institutit Kulinar Neranxi të kërkuara në Gjermani, Itali dhe Europë


Instituti Kulinar Neranxi ka marrë një dimension gjigant dhe kjo jo rastësisht. Të gjithë docentët e Institutit si ata shqiptarë, por edhe ata të kombësive të tjera, kanë marrë diploma dhe çmime domethënëse të cilat i bëjnë ata me “CV” shumë të pasura dhe modele të duhura për tu ndjekur nga nxënësit e tyre që do të jenë chef-a pas diplomimit në këtë shkolle profesionale të kulinarisë. 


Duke pasur një staf të tillë trajnerësh shumë cilësor dhe nevojave që ka tregu, kurikula e shkollës është në vazhdimësi duke u pasuruar që chefat e ardhshëm të kuzhinës të kenë një formim sa më të plotë profesional. Në largpamësinë dhe idetë e shkëlqyera të marketingut, themeluesi i kësaj shkolle dhe njëkohesisht, presidenti i Kompanisë “N. Neranxi” Nikollaq Neranxi, nxit nxënësit që përveç kurseve të kuzhinës apo pastiçerisë ata të bëjnë, qoftë edhe pa pagesë, kurset e miksologjisë, barmenit, picerisë, kreperisë, bukëpjekjes, xhelaterisë, menaxhimit të hotelerisë dhe restoranteve dhe shërbimit profesional të kamerierit, apo atë të anglishtes dhe gjermanishtes në Kulinari.


Për Nikollaq Neranxin e rëndësishme është që të diplomuarit e Institutit Kulinar Neranxi kur të shkojnë të punojnë tek partnerët e biznesit të jenë sa më të përgatitur profesionalisht dhe jo me limite. Një gjë e tillë, shton Neranxi, padyshim që përcjell dhe mban emrin e mirë të kompanisë tonë dhe kështu ne kënaqim pritshmëritë e partnerëve dhe të biznesit, por edhe të chef-ave të cilët janë diplomuar në këtë shkollë që mban emrin e brendin tonë N. Neranxi.


Risitë e këtij viti në Institutin Kulinar Neranxi


Në këtë vit shkollor nxënësit tanë janë dyfishuar dhe gjasat janë qe vitin e ardhshëm shkollor ky trend të rritet. Duket se të rinjtë tashmë e kanë kuptuar se profesioni i kuzhinierit është jo rastësisht nga më të kërkuarit dhe nuk të lë kurrë papunë. Për t’u ushqyer ka nevojë e gjithë shoqëria dhe tre herë në ditë dhe, rinia tashmë është bërë më pragmatike për të patur një të ardhme ekonomike dinjitare dhe më të sigurtë hedhin hapin e duhur, atë të një profesioni që të jep siguri. Informacioni se në Institutin Kulinar Neranxi, chefat e kuzhinës janë të përgatitur edhe si piciere, bukëpjekës, xhelatier, apo menaxhues dhe barmen, ka arritur fillimisht tek vetë të rinjtë, por edhe tek bizneset, të cilat në fillim sezoni veror mësyjnë në institut për të marrë kontingjentet e të diplomuarve tanë, ose chefave më të përgatitur. Kërkesat e bizneseve kanë filluar që tani. 


Bashkëpunimi me GIZ një garanci për profesionistët tanë të kuzhinës sqimatare 


Bashkëpunimi i stabilizuar tashmë me GIZ-in gjerman si institucioni më serioz i qeverisë gjermane në fushën e arsimit profesional në të gjithë rajonin i ka dhënë stafit tonë mësimor dhe në mënyre të veçantë vetë nxënësve, një garanci më shumë për një të ardhme më të mirë profesionale. Gjermania është tashmë zyrtarisht e interesuar për të rinjtë e shkollës tonë dhe logo e GIZ në diplomat e tyre është një garanci më shumë për bizneset gjermane që duan të punësojnë chefat tanë të kuzhinës. Të njëjtën gjë pohojnë edhe docentët tanë me kombësi greke apo italiane për vendet e tyre të origjinës.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta