RECETA
Granola Bars të shëndetshëm nga Jennifer Garner

Gjithmonë na bëjnë përshtypje mamatë që punojnë dhe gatuajnë ushqime të shëndetshme për fëmijët e tyre. Një prej tyre është dhe Jennifer Garner, dhe kur dëgjuam për recetën e saj Granola Bars, duhej ti hidhnim një sy.

Jennifer Garner ështe një mama që punon shumë, por gjithsesi gjen kohën për të postuar Pretend Cooking Show ne Facebok dhe të ndajë disa nga recetat e saj të shijshme me ne. Edhe ne duam të jemi mama të papara që punojnë, lënë fëmijët në shkollë dhe gatuajnë receta të shëndetshme.

Kur ke fëmijë akoma në shkollë, dhe të dy bashkëshortët janë shumë të zenë me punë, marrja e ushqimeve të shpejta me vete kthehet në një domosdoshmëri, kështu që nuk do mend që duhet provuar receta e Jennifer.


Si të përgatisni Granola Bars si të Jennifer Garner


Përbërësit

2 kupa tërshërë

1 kupë arrë kokos pluhur

1/2 kupë embrion gruri

1/2 kupë fara luledielli

1/4 kupë fara lini të grira

2 lugë gjalpë

1/2 kupë mjaltë

1/4 sheqer kaf

1/2 lugë kripë e imët himalaje

1 lugë ekstrakt vanilje Bourbon


Përgatitja

Ndryshimi i vetëm që i bëmë recetës është se shtuam cipsa cokollate, sipas dëshirës mund ti shtoni fruta të thata për ta bërë më të shijshme dhe krokante. (Fëmijët e duan shumë çokollatën dhe  frutat e thata janë një shtesë e shëndetshme plot

vitamina dhe minerale!)

Nxehim furrën në 150 gradë celcius. Kombinoni përbëresit e thatë në një tas të madh. I vini mënjanë, dhe në një tenxhere, shkrini gjalpin, mjaltin sheqerin kaf, kripën dhe vaniljen. Pastaj përzieni të gjithë përbëresit bashkë dhe përzierjen ngjesheni në një tepsi ku më parë vendosni një letër furre.


Pjekja

Vendosni tepsinë në furrë për 10 minuta, pastaj nxirreni, ngjeshni përsëri baret dhe e fusni për 10 minuta të tjera. Lerini të ftohen dhe janë gati. Gjithashtu mund të shkrini pak çokollatë me një lugë vaj kokosi dhe ta spërkasni sipër bareve.

Sidoqoftë, kjo ishte një nga recetat më të shëndetshme për të gatuar në shtëpi sepse...granola është e shkëlqyer e përzier me kos ose akullore me vanilje. Në këtë mënyrë nuk do të detyroheni të merrni snacks të gatshëm nga marketi të cilët janë të mbushur me sheqer dhe konservues artificialë.

Një falenderim për Jennifer Garner për këtë recetë.


Të gjithë përbërësit për këto Granola Bars i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.





SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta