TE REJA
SHURUPI DHE SHEQERI I PASTËR I PANJËS - SHËNDETI QË VJEN NGA NATYRA

Shurupi i Panjës Anderson’s i bërë nga Natyra


Në shurupin e Panjës Anderson’s nuk ka aditivë dhe konservantë. As ingredientë të tjerë shtesë. Shurupi i Pastër i Panjës bëhet nga Sapi  i pemës së panjës. (Sap është një lëng që transportohet në qelizat xylem ose elementë të gypit të brendshëm në formë site  të një bime. Këto qeliza transportojnë ujin dhe lëndët ushqyese në të gjithë bimën. Sap është i dallueshëm nga latexi, rrëshira, apo  qelizat sap; është një substancë më vete, e prodhuar veçmas, dhe me përbërës dhe funksione të tjera.)

Sapi rrjeth nëpër pemën e panjës gjatë gjithë vitit, por në pranverë, Sap, ndryshon në një përzjerje të ëmbël që i sjell pemës nutrientët e nevojshëm për ta zgjuar nga gjumi i gjatë i dimrit. Kjo zgjidhje e ëmbël sjell lëndë ushqyese të nevojshme për tërë pemën, por veçanërisht për sythat që shndërrohen në ato forma të mrekullueshme të gjetheve të panjës, të cilat në të gjithë i njohim dhe i duam. Sapo gjethet fillojnë të rriten, nevojat e pemës ndryshojnë dhe po kështu Sap. Kur fillojnë sythat të celin, Sapi nuk do të krijojë

 më shurup panje të pastër. Prodhuesit e Shurupit të Pastër të Panjës Anderson’s janë të kujdesshëm që të vjelin vetëm një sasi të vogël të këtij Sapi pranveror, për të mos dëmtuar pemën, dhe në mbi 90 vjet eksperiencë në këtë sektor, ata kurrë nuk kanë dëmtuar një pemë gjatë procesit të kullimi të lëngut Sap nëpërmjet rubinetëve të vendosur me shumë kujdes në trungjet e pemëve të panjës.  Kjo masë e ëmbël mblidhet çdo ditë nga pemët dhe zjehet shpejt për të hequr ujin e tepërt dhe shndërrohet në shurup të pastër panje. Duhen rreth 40 litra  Sap Panje, shumë kohë, dashuri dhe durim për të bërë një litër Shurup të Pastër Panje Anderson.


ÇFARË KA BRENDA NJË SHURUPI PANJE

Përveçse  Shurup i Pastër  Panje i cili përmban disa vitamina dhe minerale të ndryshme, përmban gjithçka që mblidhet nga pemët e panjës gjatë gjithë vitit, gjithçka natyrale dhe e shëndetshme. 

Shurupi i panjës është shumë më tepër  i pasur me minerale dhe vitamina se ëmbëlsuesit e tjerë natyralë si mjalti, sheqeri kaf, sheqeri i bardhë apo shurupi i misrit me fruktozë të lartë. Shurupi i pastër i panjës përmban shumë më tepër riboflavinë, thiaminë, manganez, zink, magnez, kalcium, hekur, dhe potas se gjithë ëmbëlsuesit e sipërpërmendur.


PRA, A ËSHTË SHURUPI I PANJËS I SHËNDETSHËM?

Përfitimet shëndetësore të shurupit të vërtetë të panjës janë shumë më gjithëpërfshirëse nga sa mund të prisni. I vetmi produkt në dietën tonë që vjen direkt nga pemët e natyrës, ky ëmbëlsues natyror përmban mbi 54 antioksidantë që mund të ndihmojnë në vonesën ose parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga radikalet e lira, siç është kanceri ose diabeti. Përveç kësaj, shurupi i panjës përmban nivele të larta të zinkut dhe manganit, që mbajnë zemrën të shëndetshme dhe forcojnë sistemin imunitar.


KUJDES NGA IMITIMET

Ato mund të formulohen dhe paketohen si Shurup Panje i Pastër. Atëhere si mund ta kuptoni?

Për fillestarët, nëse thotë “Shurup Panje i Pastër” me siguri i tillë është. Por për të qenë të sigurtë, lexoni etiketën e mbrapme. Nëse ka ndonjë përbërës të listuar përveç “Shurup Panje i Pastër”, është një imitim.

Shurupet që dominojnë në treg për pancake nuk përmbajnë Shurup Panje të Pastër, dhe mbështeten tek shurupi i misrit me fruktozë të lartë si përbëresin kryesor. Ndonjëherë shurupet imituese e rendisin shurupin e panjës tek përbërësit, por me siguri ai përmban vetëm 5% ose më pak. Kontrollojeni dy herë shishen për të qenë të sigurtë se po blini shurup panje të pastër dhe asgjë tjetër.


ME SE BËHEN IMITIMET?

Ka afërsisht 9 ose 10 përbërës të ndryshëm ku përfshihen, shurup misri me fruktozë të lartë, kripë, stabilizues, trashës, dhe shumë gjëra të tjera që janë të vështira për tu shqiptuar dhe jo shumë të mira për shëndetin. 


Përbërësit më të zakonshëm në markat kryesore janë:

Shurup misri 

Kripë

Ngjyre karameli

Aromë artificiale

Gomë celuloze (agjent trashës)

Benzoat natriumi (ruajtës)

Acidi asorbik (ruajtës)

Hexametafosfati i natriumit (një shtesë që përmirëson cilësinë dhe stabilitetin e produkteve ushqimore)


Dallimet shëndetësore midis shurupit të pastër të panjës dhe shurupeve të imitimit:

Shurupi i Pastër i Panjës është i gjithi natyral dhe përmban shumë vitamina dhe minerale që dukshëm mungojnë tek ëmbëltuesit e tjerë. Eshtë mjaft e thjeshtë, zgjedhja është e juaja- doni një produkt të pastër, natyral, apo diçka të mbushur me konservantë me ngjyra artificialë dhe aditivë të tjerë?

Shurupi i panjës është një superushqim që përmban mineralet më të rëndësishme dhe vitaminat.

Shurupi i Pastër i Panjës  përmban një sasi të qëndrueshme të magnezit që promovon shëndetin e kockave dhe të lëkurës. Gjithashtu mineralet si mangan dhe zink. Kur vjen puna tek përzgjedhja e shurupit, merrni në konsideratë ngjyrën e tij. Zakonisht shurupi i bërë në fillim të sezonit ka një ngjyrë më të çelët. Ndërsa shurupi i bërë kur rrjedhja e lëngut të trungut ngadalësohet, ka një ngjyrë më të errët. Shurupët në ngjyrë të errët kanë nivele më të larta të mineraleve dhe antioksidantëve.

Nëse receta juaj përfshin 4 lugë gjelle me sheqer, mund të përdorni tre lugë gjelle me shurup panje në vend të tij.


I mbushur në antioksidantë dhe minerale rrit energjinë e trupit. Përmban antioksidantë që ndihmojnë trupin të eleminojë radikale te lira. Këto radikale janë tepër të dëmshme për indet dhe pjesë të tjera të trupit. Shurupi i panjës ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Shurupi i panjës përmirëson qarkullimin e gjakut në arterie. Mbron shëndetin e zemrës. Mangani është një mineral që ndihmon në reduktimin e dëmtimit në organizëm nga radikalet e lira. Gjithashtu parandalon arteriosklerozën. Forcon sistemin imunitar. Prezenca e zinkut dhe manganit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, dhe mbron shëndetin e qelizave të bardha të gjakut. Qelizat e bardha të gjakut janë qeliza mbrojtëse, pra ndihmojnë në mbrojtjen e trupit duke rritur shtimin e antitrupave. Mungesa e zinkut çon në dobësimin e imunitetit. Ai ndihmon në formimin e qelizave të bardha të gjakut në trupin tonë duke forcuar imuitetin. Prezenca e antioksidantëve ndihmon në reduktimin e disa tipeve të kancerit si atij të prostatës, të vezoreve dhe të stomakut. Parandalon përhapjen e qelizave tumoriale në trup dhe bllokon gjenet që janë përgjegjëse për kancerin. Shurupi i Pastër i Panjës, përmban një sasi të ulët kolesteroli dhe yndyrnash, kështu që konsumi i përditshëm i këtij shurupi ndihmon në ruajtjen e peshës mesatare të një individi si dhe parandalon shëndoshjen. Mban të shëndetshëm sistemin e tretjes. Shurupi i panjës përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash që ndihmojnë në pastrimin e brendshëm të sistemit tretës, duke mbajtur zorrët të shëndetshme dhe sistemin tretës në tërësi. Zinku ndihmon në ruajtjen e funksionit të mukozës në zorrë dhe gojë, duke parandaluar nga sëmundjet e mukozës.

Një kërkim në Universitetin "Rhode Island", i udhëhequr nga Dr. Navindra Seeram dhe i prezantuar në takimin e "American Chemical Society", tregoi se shurupi panjës, përveç të qenit i ëmbël është dhe i mirë për shëndetin, sepse përmban substanca shumë të dobishme.

Shumë nga vetitë e tij ushqyese janë të njohura tashmë: Duke studiuar lëngun, studiuesit zbuluan se shurupi i panjës është i dobishëm për luftimin e diabetit, infeksionet dhe kancerin. Ai përmban rreth 20 substanca kimike që janë të shëndetshëm për organizmin dhe antioksidantë që kanë efekte antidiabetike, antibakteriale dhe antikancer. Gjithashtu, thonë studiuesit, shurupi i panjës nëse konsumohet me masë shmang problemet e linjës.

Në të vërtetë, ata sugjerojnë se duke e përdorur atë si një ilaç të vërtetë “gatimi”, si një ushqim, i cili duhet shtuar në ushqime tona, ka efekte të dobishme për shëndetin tonë. Pra, mund të përdoret jo vetëm për t’u kënaqur me shijen e ëmbël, por edhe për qëllime shëndetësore.


SHEQER I PASTËR PANJE ANDERSON'S


Sheqeri i Pastër i Panjës përftohet  nga i njëjti përbërës i shkëlqyer siç është Shurupi i Pastër i Panjës, të cilin e njohim dhe po flasim deri tani.

Sheqeri i Pastër i Panjës është një produkt i gjithanshëm që gjen përdorim kudo dhe që shijon shumë me pothuajse gjithçka.  Provojeni këtë sheqer natyral në kafen tuaj, çaj, mbi fruta ose drithëra. Ai gjithashtu është një topping i shkëlqyer për mish dhe perime.  Sheqeri ynë sitet përmes një site #10 për të ruajtur bukuri  dhe qëndrueshmëri të madhe të kokrrizave duke përdorur këto shishe me vrima. 

Sheqeri i panjës është ajo çka mbetet pasi të jetë zierë Sapi i Sheqerit të panjës për më tepër se koha e nevojshme për të krijuar shurupin e panjës ose karamelet e panjës taffy. Pasi të jetë zierë pothuajse i gjithë uji, gjithçka që mbetet është një sheqer i ngurtë. Sipas përbërjes, ky sheqer është rreth 90% sakarozë, pjesa tjetër e përbërësve janë në sasi të ndryshueshme të glukozës dhe fruktozës.  Ky sheqer zakonisht shitet në blloqe të presuara ose si një karamele e tejdukshme. Është e vështirë të krijohet pasi sheqeri digjet lehtësisht dhe kështu kërkon aftësi të konsiderueshme për të krijuar Sheqer Panje. Sheqeri i panjës ishte forma e preferuar e tregëtisë nga popujt Indianë pasi sheqeri mund të transportohej me lehtësi dhe të zgjaste një kohë të gjatë. Quhet ziinzibaakwad nga Anishinaabeg. Bekimi i Gjirit, anija e dytë tregtare që shkon në oqean, e ndërtuar në kolonitë angleze, mbarti sheqer panje nga Kolonia e Gjirit të Massachusettsit në New Amsterdam qysh në vitin 1631.


9 Përfitimet shëndetësore të sheqerit të panjës

Ka një rezultat më të ulët të indeksit glicemik.

Lufton sëmundjet inflamatore.

Mund të ndihmojë në mbrojtjen e kancerit.

Ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të lëkurës.

Alternativa e sheqerit për tretje të përmirësuar.

Furnizon vitamina dhe minerale të rëndësishme.

Alternativa më e shëndetshme për ëmbëlsuesit artificial.

Mund të përmirësojë efektet antibiotike.

Sheqeri i Panjës ka me pak kalori se gjithë sheqeret e tjerë.

Sheqeri i Panjës është i pastër dhe i parafinuar.

Sheqeri i Panjës nuk përmban ngjyra artificiale apo ëmbëlsues.

Sheqeri i Panjës nuk përmban alergjene.

Sheqeri i Panjës përmban vitamina dhe minerale të dobishme.

Sheqeri i Panjës është plot me antioksidantë.


Shurup panje të pastër si dhe sheqer panje të pastër 100% natyral gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi Organic Market.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta