VIP-at NE TAVOLINE
Çfarë shtojnë në sallatat e tyre Beyonce, Gisele dhe shumë të famshme të tjera?

Chrissy Teigen


Përberësit: Lakër, feta molle, qepë e kuqe, arra, djathë gorgonzola. Këtë recetë do ta gjeni në librin e gatimit “Chrissy Cravings”. “Nuk mund të imagjinoj asnjë pjatë me të cilën kjo sallatë nuk do të shkonte,” shkruan ajo. Ajo i hedh arrave piper Cayenne, pastaj bën nje salcë me vaj ulliri dhe uthull të verës së kuqe.

Beyonce

Përberësit: Sallatë jeshile, kastravec, karrot, alga nori, koriandër, borzilok, kopër, bajame të pjekura. Kur Beyonce bënte dietën vegane prej 22 ditësh, kjo sallatë jeshile me barishte nga ‘kafe Gratitude’ ishte një nga të preferuarat e saj. Si salcë ajo përdorte një përzierje me tahini, limon, vaj ulliri, hudhra dhe vaj susami.


Selena Gomez

Përberësit: Mishi gjel deti, avokado, fasule të kuqe sipër sallatave jeshile. Trajneri i Selenas, Amy Rosoff Davis prej shumë kohësh, zbuloi “sallatën e fuqisë” që përfshin të gjithë përbërësit më sipër të shoqëruar me një salcë shtëpie: uthull vere të kuqe, vaj ulliri, mustardë Dijon dhe lëng limoni.


Giselle Bundchen

Përberësit: Sallatë jeshile, domate të vogla, panxhar, brokoli, patate të ëmbël, kinoa, avokado, lakërishte. Giselle dhe bashkëshorti i saj Tom Brady kanë një dietë strikte të njohur, dhe iu pëlqen të mburren për të. Kjo recetë është bazuar në një Instastory që bëri supermodelja. Ajo duket se shmangu salcën.


Jennifer Aniston

Përbërësit: Bollgur, kastravec, majdanoz, gjethe mente, qepë e kuqe, qiqra, djathë feta, fistikë. Aktorja e shpërndau kë të sallatë në faqen e kompanisë së saj të flokëve Living. Përfshin këtë përberje perimesh. Në vënd të sallatës jeshile ajo vë bullgurin si bazë me të gjitha përbërësit e përzierë.


Lily Aldridge

Përberësit: Tofu, spec i kuq djegës, panxhar, karrotë, brokoli, kinoa, sallatra të ndryshme jeshile. Një nga ëngjejt e Viktorias Secret ka të preferuar sallatën Spicy Sabzi, e pasur me këto ingredientë të shëndetshëm e ndihmojnë atë të qëndrojë e bukur duke djegur kalori.


Jessica Alba

Përberësit: Karrotë, avokado, domate të vogla qershi, lëng limoni, vaj ulliri ekstra i virgjër. Jessica Alba e quan këtë kombinim “një nga të preferuarat e saj”, madje postoi një video në rrjetet sociale duke e përgatitur këtë sallatë. Çdo produkt pritet hollë dhe i hidhet salcë limoni dhe vaj ulliri për ta marinuar. E lehtë dhe e shijshme.


Kate Hudson

Përbërësit: Rukola, shalqi, djath feta, qepë. Aktorja e famshme amerikane dhe themeluesja e Fabletics e mori këtë sallatë nga Ina Garten, drejtuese e programit Food Network dhe ish anëtare e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Kate e quan këtë sallatë një nga vaktet e saj të preferuara për të ngrënë në verë.


Miranda Kerr

Përberësit: Salmon i egër në zgarë, spinaq, kopër, ullinj jeshil, domate, karrotë. Supermodelja i përgatit të gjthë këto përbërës të prerë hollë dhe i marinon me një salcë limoni për një drekë tipike të pasur me vitamina, antioksidantë proteina dhe fibra.


Julia Roberts

Përberësit: Proshutë, lakër brukseli, fistikë, djath Manchego, vezë pak të zier. Ylli i filmave duket se hëngri këtë sallatë duke u shoqëruar me George Clooney dhe shokë të tjerë tek grilla e Napa Valley. Kishte një salcë me uthull vere të kuqe. (Dhe një porosi hamburgerash).

 

Khloe Kardashian

Përberësit: Gjoks pule i grirë, noodles, xhinxher, karrotë, avokado, dhe lakër. Khloe dhe motrat e saj e frekuentojnë shpesh restorantin “Health Nut” në Los Angelos, i cili shërben të preferuarën e saj, Sallatën kineze me mish pule. Asaj i pëlqen të shtojë avokado dhe e shoqëron me çaj të ftohtë me mango.

 

Kim Kardashian

Përbërësit: Spinaq, mish pule me limon në zgarë, salcë me djath feta. Kim shpërndau këtë recetë së fundmi në një ditar ushqimi në profilin e saj. Gjithashtu është fanse e restorantit “Health Nuts” dhe një herë ajo tha se e preferuara e saj është sallata Chef (gjoks i mishit të gjelitdetit, mozzarella, domate,

sallatë jeshile, dhe fara luledielli sipër. 


Disa nga shqimet e preferuara të këtyre yjeve i gjeni lehtësisht tek dyqanet e rrjetit Neranxi!




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta