VIP-at NE TAVOLINE
Sha Wellness, dieta me e re e vipave


Naomi Campbell, Kyli Minogue, Elsa Pataki, etj, te shumte jane vipat qe kane praktikuar kete diete. Ja cfare eshte ajo dhe si duhet ndjekur.

Ne fakt Sha Wellness është emri i një klinike spanjolle luksi, e specializuar për dobësimin. Kjo klinike e ka kuptuar mire se për te rene ne peshe duhet te kuptosh veten dhe te jesh i motivuar. Sa kg duhet te humb? Pse kam shtuar ne peshe? Problemi im lidhet me ushqimin, stresin apo lodhjen? Mos duhet te merrem pak me shume me sport? Objektivi i te gjitha këtyre pyetjeve te cilat duhen bere para fillimit te dietës është: vendosja e një auto-diagnoze e cila na bën t’ia nisim me këmbë te mbare.

Parimi thelbësor i dietës Sha Wellness është: te hash ne mënyrë makro-biotike

Për t’u dobësuar ne mënyrë te shëndetshme duhet te përdorni mënyrën makro-biotike. Ja disa rregulla.

•    Konsumoni sa me shume fruta dhe perime, sidomos bio

•    Beni kujdes me proteinat shtazore (jo me shume se një cope mishi te kuq apo 1 peshku ne jave)

•    Privilegjoni proteinat bimore, sidomos sojën

•    Kini parasysh mos harroni te konsumoni drithëra te përbëra bio, thjerrëza dhe fasule te kuqe

•    Konsumoni edhe alga deti, te pasura me anti-oksidues, vitamina dhe minerale

•    Mos pini qumësht lope, por privilegjoni qumështin e deles apo te dhisë

•    Konsumoni fruta te thata dhe arra, bajame e lajthi

•    Kujdes me sheqerin

•    Pini sa me shume çaj jeshil

•    Shmangni ëmbëlsirat, gatimet me shume yndyre, kripe apo ato industriale.

Hiqni stresin

Qe kjo diete te japë rezultat duhet me patjetër te largoni stresin pak nga pak. Çdo mëngjes dhe çdo darke pushoni dhe bëni ndonjë masazh me vajra. Edhe meditimi është i rëndësishëm. Çdo dite duhet te mendoni pozitivisht dhe te merrni fryme thelle.

BĂ«jeni me dinamik trupin tuaj

Ne mënyrë qe jo vetëm te dobësoheni por ta mbani te qëndrueshme te peshe dieta Sha Ëellness sugjeron te ecni ne këmbë, te bëni strerching, yoga, not ne ane te kundërt te rrymës se ujit, etj. E mira është qe te gjitha këto te bëhen te paktën tre here ne jave. Mos harroni te ecni edhe çdo dite minimumi 30 minuta.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta