EFSA
Koha e ruajtjes të vezës: EFSA vlerëson rreziqet


Të zgjasësh periudhën e konsumimit të vezëve në shtëpinë tuaj ose dyqan, do të rriste rrezikun e helmimit të ushqimit  nga Salmonela, konfirmon mendimi më i fundit shkencor i EFSA mbi rreziqet për shëndetin publik që lindin nga vezët. Ekspertët janë fokusuar në rrezikun për konsumatorët të shkaktuara nga Salmonela enteritidis, bakteret përgjegjëse për numrin më të lartë të shpërthimit të infeksioneve të transmetuara nga vezët në BE.

Ekspertët e EFSA-së kanë analizuar pasojat e një shtrirje të mundshme të   sipas datës së rekomanduar" dhe "data e qëndrueshmërisë minimale" për vezët.. Data e rekomanduar e shitjes është data e fundit në të cilën dyqanet  mund të ofrojnë  për shitje vezët; data e qëndrueshmërisë minimale është periudha gjatë së cilës vezët ruajnë cilësinë e tyre më të mirë, psh. cilësi dhe shije.

Nëse data për konsum shtëpiak të vezëve është zgjatur 21-28 ditë, rreziku i infeksionit është rritur me 40% dhe 50% përkatësisht për vezë të gjalla dhe vezë pak të pjekura. Në rastin më të keq, në të cilin data e rekomanduar e shitjes është 42 ditë dhe data e qëndrueshmërisë minimale do të jetë 70 ditë, rreziku është rreth tre herë më i lartë se ai i tanishmi, si për vezë të gjalla dhe për vezë pak të pjekura.

Rezultatet janë të ngjashme për vezë të përdorura në hoteleri, zakonisht duhet të blihen direkt nga shitësit me shumicë, duke anashkaluar blerjen me pakicë.

Për të llogaritur këto vlerësime, ekspertët e EFSA-s kanë përdorur një model sasior që na lejon për të krahasuar situatën aktuale në mbajtjen e vezëve në BE me mënyrat e ndryshme të mundshme, duke përdorur data të ndryshme të shitjes së rekomanduar dhe kohëzgjatjes minimale.

"Nëse Salmonela është e  pranishme brenda vezës, mund të shumohet  shumë shpejt me rritjen e temperaturës dhe kohës së ruajtjes. Megjithatë, nëse e gatuan  plotësisht vezën, zvogëlon rrezikun e infeksionit, " tha John Griffin, kryetar i Panelit Shkencor mbi infeksionet biologjike.

Mbajtja e vezëve  në frigorifer është e vetmja mënyrë për të zvogëluar rrezikun në rritje të infeksionit për shkak të zgjatjes së magazinimit. Megjithatë, në qoftë se data e shitjes dhe data e qëndrueshmërise minimale do të zgjatet përtej tre javëve, rreziku rritet edhe me mbajtjen në frigorifer  në dyqan.

Ky këshillim shkencor është kërkuar nga Komisioni Evropian për të marrë informacion në funksion të çdo zhvillimi të ardhshëm për shënimin e datës për vezët.  Gjatë viteve të fundit falë programeve të kontrollit të Salmonelës  në vendet e BE-së kanë çuar në një reduktim të rasteve të infektimit të njerëzve. Prania e Salmonelës në shpendë u ul ndjeshëm, sidomos në kopetë e pulave që bëjnë vezë. Ulja e nivelit të Salmonelës është ndoshta arsyeja kryesore për rënien në raste tek njeriu, duke qenë se vezët janë burimi me rrezik më të lartë i infeksioneve të njeriut në vendet e BE-së.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta