PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
Kam rënie të magnezit, në çfarë ushqimesh e gjej?

USHQIMET QË PËRMBAJNË MAGNEZ
Në dietën tonë ushqimore nevojiten së paku 15 minerale të ndryshme, disa në sasira të mëdha dhe disa në sasira shumë të vogla. Magnezi bën pjesë në grupin e mineraleve që i nevoiten organizmit në sasi të madhe, mbi 100mg në ditë.

Organizmi ynë ka nevojë për 400 mg magnez në ditë.
Magnezi është një mineral thelbësor dhe i duhet organizmit:
Për ruajtjen e funksionit normal të muskujve dhe sistemit nervor
Për të mbajtur një sistem mbrojtës tëshëndetshëm
Për të ruajtur ritmin e zemrës
Për të ndërtuar kocka të forta.


Magnezi është përfshirë gjithashtu në të paktën 300 reaksione biokimike nëtrup.
Çfarë përfitimesh ka organizmi nga magnezi
Rregullon tensionin e lartë të gjakut
Redukton rrezikun për diabet të tip 2
Redukton rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe infarkt të miokardit
Redukton rrezikun për osteoporozë
Redukton r shpeshtësinë e dhimbjeve migrenoze
Zbut te gratë shenjat paramenstruale

Nëse kemi mangësi në magnez i cili shprehen me nivel të ulët të tij në gjak, atëhere kjo gjë mund të çojë në dridhje apo kontraktime të muskujve, sëmundje kardiovaskulare, diabet tip 2, tension të lartë të gjakut, çrregullime të ankthit, dhimbje migrenoze më të shpeshta, osteoporozë.

Konsumimi i tepërt apo me shumicë i magnezit  zakonisht shkakton diarre,mbasi trupi përpiqet të nxjerrë jashtë organizmit  tepricën e magnezit. Marrja me tepricë e magnezit nuk mund të shkaktohet nga marrja e ushqimeve.
Kush rrezikon për të patur mangësi në magnez
   
Njerëzit të cilët ushtrojnë vrapime për distanca të gjata të cilët humbasin magnez dhe elektrolite të tjerë nëpërmjet
Njerëzit të cilët konsumojnë alkool të tepërt, ose vuajnë me diarre  
Njerëzit me çrregullime gastrointestinal,sidomos me crregullime të zorrës së trashë (sëmundja Crohn)
Njerëzit me funksionim të dobët të veshkave,diabet i menaxhuar keq,përdorues të alkolit,  mund të ndodhë për njerëzit në medikamente të caktuara, diabeti i menaxhuar keq, dhe alkolistë  kronikë
   
Të moshuarit
Njerzit që marrin disa lloj ilaçesh, si për ilaçet për mjekimin e ulçerave të stomakut,ilaçe për shkarkimin e urinës, disa antibiotikët si  Gentamicina, dhe Amfotericina
Burim shumë i mirë për magnezium janë: drithërat, arrat, fasulet, perimet me gjethe jeshile, produktete e detit  dhe frutat, sidomos mollët, limonat, dhe grejpfruti.

Ushqimet që përmbajnë më shumë magnez janë:

Perimet me gjethe të gjelbra - spinaqi, pazia, lakrat e ndryshme.
100 gram spinaq i pazier përmban 79 mg
1 filxhan çaji spinaq i zjerrë -80 gram- përmban 157mg
Rukola në 100 gram përmbajnë 47 mg magnez
Bamjet në 100 gram përmbajnë 57 mg magnez

Arra dhe farat  -arrat,bajamet,lajthi,arrat e brazilit,farat e kungullit,të lulediellit, susamit,fara lini,etj .
100 gram fara kungulli  përmbajnë 535 mg magnez
100 gram  fara lini përmbajnë 392 mg magnez
100 gram arra brazili  përmbajnë 376 mg magnez
100 gram fara luledielli përmbajnë 346 mg magnez

Peshqit e ndryshëm -  Skumbria, Gjuza,  peshku ton.
100 gram peshk skumbri  përmban 97mg magnez
Peshku ton plotëson 14 % të nevojave per magnez dhe të gjithë llojet e peshqve plotësojnë 8% të nevojave per magnez.
 
Bishtajoret- fasulet, thjerrzat, soja, bathët,mashurkat
Soja në 100 gram përmban 86 mg magnez
një filxhan me fasule soje të zjerra përmban 148 mg magnez
 
Drithrat e plota -  orizi i errët, gruri i plotë, bullguri, misri, meli, makaronat me miell të zi, elbi,tërshëra, kuinoa,
Orizi i errët  në 100 gram përmban 44 mg
një filxhan me oriz të errët të zjerrë, 195gr përmban 86mg  magnez
Gruri i plotë(Integral)-100 gram  përmban 313 mg magnez
Misri i bardhë dhe i verdhë në 100 gram përmban 127gram magnez
një filxhan -166 gram- përmban 211gram magnez

Avokado
Një avokado mesatare jep 322 kalori, gjysmë filxhan pure avokado përmban 184 kalori Avokado  në 100 gram përmban 29 mg magnez, 1 kokër avokado -200 gram -  përmban 58 mg  magnez,ndërsa gjysëm kupe me pure avokado ka 33 mg magnez.

Produktet e qumështit me yndyrë të pakët -Kos pa yndyrë, djathi i dhisë, kos pa yndyrë me çokollatë,mocarela pa yndyrë
Kosi pa yndyrë,  në 100 gram përmban 19 mg magnez
një filxhan- 245 gr- përmban 47mg  magnez
djathi i dhisë  plotëson 14% të nevojave ditore për të.

Gjalpë kikirriku në 100 gram përmban 154mg
1filxhan -258gr- përmban 397mg  magnez dy lugë gjelle-32 gram- përmbajnë 49mg  magnez

Banania
Banania në 100 gram përmban 27mg magnez
1 banane mesatare -118gr- përmban 32mg  magnez.


Fruta të thata- fiq, kumbulla, kajsi, hurma, rrush
Fiqtë e thatë  në 100 gram përmbajnë 68mg magnez
1 kokër fiku - 5mg -  përmban 5mg  magnez gjysëm kupe me pure avokado ka 33 mg magnez


Çokollata e zezë
Çokollata e zezë në 100 gram përmban 327mg magnez
1 kuti-1 cop?z çokollate -29 gram -  përmban 95mg  magnez një filxhan me çokollatë të grirë -132gr-përmban 432 mg magnez

Kakao pluhur
Kakao pluhur në100 gram  përmban  499 mg magnez

Kafja ekspres-
100 gram  përmban  80 mg magnez gjysëm filxhani -120 gram - përmban 96 mg magnez

Erza të thata si Koriandër, Kopër, Sherebelë e Borzilok  
100 gram  përmbajnë 694 mg magnez

Tahini - pastë me farat e susamit
Tahini në 100 gram  përmban 353 mg magnez

Melasa-shurup nga kallami i sheqerit
Melasa në100 gram  përmbajnë 346 mg magnez



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta