PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
Vuaj nga tensioni i larte gjaku, çfarë diete më sugjeroni?

Tensioni  i lartë i gjakut është një “vrasës” i heshtur, është faktor i madh rreziku për sëmundje të ndryshme si të zemrës, goditjes në tru, sëmundjeve të veshkave dhe të syrit. Nëse tensioni i lartë i gjakut  nuk është shumë i lartë ose derisa nuk ka shkaktuar dëme në organet tona jetësore, nuk ka shënja. Por, tensioni i lartë i gjakut është njëkohësisht  i parandalueshëm dhe i shërueshëm. 

Personat me tension  të lartë të  gjakut pavar?sisht ila?eve q? p?rdorin, duhet të din? si të  ushqehen mbasi ushqyerja është një faktor i rëndësishëm në këta persona. 

Personat me tension  të lartë të gjakut- ?farë duhet të dinë rreth ushqyerjes së tyre

Personat me tension  të lartë të  gjakut duhet të din? të ushqehen shëndetshëm, me shumëllojshmëri ushqimesh, në mënyrë të  ekuilibruar dhe t? moderuar.

Ka një shumëllojshmëri ushqimesh nga grupe të ndryshme ushqimore: drithrat, frutat e perimet, ushqime shtazore, bishtajoret, veza, qumështi dhe produktet e tij. Nuk ka ushqime “të mira” dhe “të këqija”.Të gjitha ushqimet duhen përdorur, janë si pjesë të ndryshme të  një loje ku secila pjesë ka rolin e saj.Ushqyrje e shëndetëshme është kur konsumohen ushqimet e te gjitha grupeve porn ë porcionin e duhur.

Personat me tension  të lartë të gjakut duhet të mbajnë parsysh disa rekomandime në ushqyerjen e tyre të përditëshme, mbasi disa ushqime e rrisin  tensionin e gjakut, disa rrisin peshën dhe pesha  mund të rrisë presionin e gjakut. 

Bazoni dietën tuaj në ushqime të pasura me karbohidrate, por jo sheqerin e zakonshëm . Më shumë se gjysma e kalorive të dietës duhet të merren në sasi të mjaftueshme nga ushqimeve të tilla si buka e zezë, makaronat dhe orizi i zi dhe drithëra të tjera dhe patatet. Sa më të papërpunuar të jenë drithrat aq më të mira janë edhe për shëndetin,mbasi ato përmbajnë fibra ushqimore që ulin yndyrnat dhe sheqerin në gjak.

Konsumoni në çdo vakt një nga këto ushqime.

Patatet dy herë në javë.

Frutat dhe perimet: Frutat dhe perimet kanë pothuajse një efekt magjik në presionin e gjakut.Janë të pasura me kalium, magnez , vitaminë C dhe shumë fibra të tretshme, të cilat kontribuojnë në uljen e presionit të gjakut, përveç kësaj, frutat kanë një përmbajtje të pakët natriumi ,  dihet se kjo favorizon uljen e presionit të gjakut. 

Konsumoni perime dhe fruta të shumëllojshme dhe të shumëngjyrëshe sa më shumë,të paktën 5 herë në ditë perime dhe fruta të ndryshme e me ngjyra të ndryshme. Lëngu i tyre  është më pak i dobishëm, sepse janë hequr fibrat. 

Konsumoni sasi të moderuara të mishit, peshkut. Merrni të paktën 1-2 porcion në ditë,këto ushqime por jo të njëjtin ushqim, duhen të ndryshme dhe të altnernuara. Zgjidhni mish pa yndyrë,të dobët  më  mirë shpend apo peshk.

Konsumoni bishtajore, arra,dhe fara të ndyrshme. Merrni 1 porcion në ditë, këto ushqime por jo të njëjtin ushqim, duhen të ndryshme dhe të altnernuara.

Konsumoni sasi të moderuara të qumështit dhe produkteve të tij. Merrni të paktën 2-3 porcion në ditë, të ndryshme-qumështt,kos,dhallë,gjizë,djathë por kujdes zgjidhni ato produkte  me përmbajtje yndyre të ulët ose pa yndyrë.

Pini shumë lëngje. Uji është burimi më i mirë i lëngjeve, por pije të shëndetshme mund të jenë lëngjet e frutave të freskëta, qumështi, etj. Pini rreth 8 gota ujë në ditë . 

Konsumoni sasi të moderuara të yndyrnave dhe vajrave.Zgjidhni vajra bimore si vaj ulliri, luledielli, misri dhe jo yndyrna shtazore

Konsumoni sa më pak kripë. Gatuani dhe përgatisni ushqime me sa më pak kripë të jetë e mundur.Na duhet vetëm një lugë çaji kripe në ditë dhe të jetë e jodizuar.

Konsumoni sa më pak sheqerna

Ëmbëlsirat e pijet e ëmbla janë ushqime jo të domosdoshme dhe na japin kalori të tepërta. 

Hani rregullisht. Kapërximi i vakteve, sidomos i mëngjesit, bën që të mos kontrolloni ndjenjën e urisë dhe rrezikoni ngrënien e  tepërt. Mëngjesi mbush "rezervuarin tuaj bosh" pas një nate të gjatë pa ushqim.

Konsumoni  porcione të moderuara - zvogëloni sasinë pa eliminuar ushqime 

Porcionet e arsyeshme, bëjnë më të lehtë ngrënien e të gjitha ushqimeve pa eliminuar asnjë ushqim. Për shëmbull:

Bukë një porcion: 1 fetë buke,  një dorë me drithëra, 5-6 biskota të vogla 

Perime një porcion: 1 filxhan të pagatuara- perimet me gjethe, 1/2 filxhani të gatuara,   ose zarzavate të freskëta të copëtuara ose lëng perimesh 3/4 e filxhanit 

 Fruta një porcion:1 frut mesatar, ose 3/4 e  filxhanit lëng frutash 

 Qumësht një porcioin: 1 filxhan qumësht ose kos, 30 gr djathë 

 Mishi një porcion:70-80 gr mish i gatuar pa dhjamë, pulë apo peshk- sa një kuti letrash.

Bishtajoret një porcion: 1/2 filxhani fasule thata, 1 vezë, 1/2 filxhan arra. 

Farat një porcion :2 lugë gjelle

Por personat me tension  të lartë të gjakut duhet të mbajnë parsysh edhe disa ushqime që ndikojnë negativisht në  tensionin e gjakut ,të cilat duhen shmangurose konsumuar sa më pak të jetë e mundur nga ngrënia e përditëshme:

1.Konsumoni sa më pak kripë

A e dini se?

•Kripa është kryesisht natrium, një mineral që ndodhet natyrshëm në ushqime. 

Natriumi është substanca që mund të shkaktojnë rritjen e tensionin të gjakut. 

•Nëse konsumohet  shumë kripë, kjo përmban natrium më shumë dhe trupi 

mban ujë shtesë për të "larë" kripën nga trupi. Në disa njerëz, kjo mund të shkaktojë rritje të tensionit të gjakut. 

•    Konsumi i lartë i kripërave nga ushqimet është shkaku kryesor i hipertensionit për 3 nga 10 të rritur.

•    Aktualisht, rreth 80% e kripës që konsumojmë vjen nga ushqimet e paketuara, ushqimet e shpejta apo ushqimet e konsumuara në restorante.

Sasia e kripës që konsumohet  mund të ketë një efekt mbi tensionin e gjakut e gjakut tonë. Pakësoni marrjen e kripërave sa më shumë që të jetë e mundur dhe  rekomandohet  marrja jo më shumë se 5-6 gram kripe në ditë.  

Të gjitha ushqimet kanë kripë në përbërjen e tyre. Por burimi kryesor i kripës është: 

 Buka dhe prodhimet e furrës të cilat sjellin 40% të kripës në organizmin tonë. Në 

të vërtetë produktet  e drithërave janë burim i rëndësishme i kripës sepse ato konsumohet në mënyrë të përditshme, si: biskotat e ndryshme, byrekët, ëmbëlsirat e ndryshme, krakersat, cerealet e mëngjesit, kekrat e ndryshme,etj dhe  zakonisht këto ushqime  përmbajnë më shumë kripë nga sa ne mendojmë. Psh 50 gr bukë apo një fetë përmban 0,4 gr kripë,drithrat e mëngjesit 30 gr apo 4 lugë gjelle përmbajnë  0,8 gr kripë, 20 gr biskota ose 2-4 biskota të ëmbla  përmbajnë  0,1 gr kripë, 1 copë kek 35 gr përmban 0,3 gr kripë,etj.

 Ndërsa mishi dhe produktet e tij sjellin 21 % të kripës në organizmin tonë,por 

konsumohen më pak se buka dhe produktet e saj ,si:mishrat, sallamrat, djathin, konservat e peshkut,etj. Proshuta krudo 50 gr (3-4 feta mesatare)përmban 3,2gram kripë.

 

Qumështi dhe produktet e tij, si djathrat, gjiza kanë sasi të ndryshme kripe.

 Disa lloj salcash apo erëzash që përdoren në zëvendësim apo shtim  të kripës 

janë të pasura me natrium. Psh pluhurat apo tabletat e zarzavateve: 1 tabletë 12gram (dado) përmban 4,8gram kripë ,14 gr(1 l gjelle) ketchup përmban 0,4gram kripë, salsa e sojës, etj,prandaj duhet përdorur me kujdes apo në mënyrë të moderuar. 

Për të reduktuar përdorimin e kripës: 

  Kufizoni shtimin e sasis së kripës gjatë gatimit

 Shmangni shtimin e kripës gjatë ngrënies në tavolinë ose  largojeni kriporen nga tavolina e ngrënies

 Kur bëni pazar kontrolloni etiketën  dhe zgjidhni ushqime "pa shtim të kripës" 

 Përpiquni t`u jepni shije ushqimeve duke përdorur erëza aromatike, në vend të  kripës si: hudhër, qepë, majdanoz, baziliko, rozmarinë, rigom, sherebelë, nenexhik, presh, piper, spec djegës, arëmyshku, uthull apo lëng limoni etj

 Shmangur sa më shumë që të jetë e mundur ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e gatshme 

 Shmangur  përdorimin e salcave të gatshme, të ngopura me kripëra, dhe përgatitini ato vetë.

2. Konsumoni  sa më pak alkool ose me moderim

Nëse i përmbaheni kufijve të rekomanduar për alkoolin, kjo gjë do t’ju ndihmojë ta mbani të ulur tensionin e gjakut. Nëse pini shumë alkool, me kalimin e kohës do të rritet tensioni juaj i gjakut. Rekomandimet aktuale janë 21 njësi alkooli në javë për burrat dhe 14 njësinë javë për gratë.

  4.Kufizoni numrin e pijeve  me përmbajtje kafeine  

 Kafeina nuk ka një efekt afatgjatë në tensionin e gjakut. Duket se kafeina rrit shumë tensionin e gjakut  në burrat që janë më të vjetër se 70 vje?  ose që janë mbipeshë. Nëse keni tension të lartë të gjakut, duhet të kufizoni ose ndaloni pirjen e pijeve me kafeinë. Pije me kafeina janë kafeja,?aji,kako,koka-kola,etj dhe sasia e kafeinës është e ndryshme në këto pije. Për të parë nëse kafeina mund të rrisë tensionit e gjakut, atëhere kontrolloni tensionin e gjakut brenda 30 deri 120 minuta që keni pirë një filxhan kafe ose një pije me kafeinë. Nëse tensioni i gjakut rritet me pesë deri në 10 pikë, kjo tregon se mund të jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës duke rritur tensionit e gjakut. Nëse keni ndërmend të ndërprisni pijet me kafeinë bëjeni gradualisht gjatë disa ditëve për një javë për të shmangur dhimbjet e kokës

Personat me tension të lartë të gjakut duhet të kufizojnë sasinë e kafeinës në 200 miligram në ditë që i korespondon dy  filxhan kafeje në ditë.

Përmbajtja e kafeinës në disa produkte:

Kafe Ekspres  60-90 mg në një filxhan

Kafe filtër 150-300 mg në një gotë

Kafe pa kafeinë 2-3 mg  në njëf filxhan

Çaj 40-50 mg në një gotë

Çokollata 80 mg në 100 gr

Koka-kola 65 mg në një litër

Pepsi-kola 54 mg në një litër

Kola dietike 100 mg në një litër




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta