PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
Kam kapsllëk, si të ushqehem?


Kapsllëku është një shqetësim i zakonshëm dhe është i pranishëm në 15% të popullsisë së botës. 

Çfarë është kapsllëku?

Konstipacioni (kapsllëku) është kur zorra ka më pak se tre jashtëqitje në javë. Në kapsllëk materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe dalin me vështirësi. Shumë njerëz që kanë kapsllëk kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kane tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Kapsllëku është shenje dhe jo sëmundje. 

Zorra e trashë thith ujin nga ushqimet që kalojnë në të dhe  ndërkohë ai kthehet në mbetje ushqimore ose ne feçe. Muskujt e zorrës tkurren dhe i shtyjnë feçet në drejtim të rektumit. Kapsllëku ndodh kur zorra përthith më shumë ujë ose muskujt kontraktues të zorrës punojnë ngadalë si rezultat feçet bëhen të forta dhe të thata.

Njërol të madh  ka ushqyerja sidomos ushqyerja e varfër në fibra ushqimore,  përdorimi jo i mjaftueshëm i lëngjeve,etj.    

Dieta e varfër në fibra 

Njerëzit të cilët përdorin një dietë të pasur me fibra ushqimore kanë më pak gjasa të vuajnë nga kapsllëku, dhe dieta e varfër në fibra është një nga arsyet më të shpeshta pse  ndodh ai. Disa ushqime të varfra me fibra janë mishi, djathi, veza. 

Fibrat gjenden në frutat, perimet dhe tek drithërat të cilat trupi ynë nuk arrin ti tresë ato. Fibrat e tretshme shpërbëhen lehtë në ujë dhe janë të buta dhe rrëshqitshme në zorrë. Fibrat e patretshme kalojnë nëpër zorrë pa pësuar ndryshime. Këto dy lloj fibrash ndihmojnë në parandalimin e tharjes dhe fortësinë e feçeve duke i bërë ato lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë. 

Ushqimi i varfër me fibra krijon kapsllëk veçanërisht tek personat e moshës së tretë, gjë që bën humbjen e interesit për të ngrëne dhe zgjedhjen e ushqimeve të gatshme ose gjysme të gatshme, të thjeshta për tu gatuar, të dyja këto të varfra me fibra ushqimore. Gjithashtu vështirësia për të përtypur me dhëmbë ose për të gëlltitur ushqime të forta bën që pleqtë të detyrohen të hanë ushqime të buta të cilat janë të varfra me fibra. 

Përdorimi jo i mjaftueshëm i lëngjeve. 

Kërkimet gjithashtu kanë treguar se rritja e sasisë së lëngjeve të marra nuk bën lehtësimin e konstipacionit në të gjitha rastet, por shume njerëz raportojnë se ato lehtësohen shumë në jashtëqitje nëse ata pinë lëngje si p.sh ujë dhe lëngje frutash dhe shmangin dehidrimin. Lëngjet shtojnë ujin në zorrë duke i bërë feçet më të buta dhe më të lehta për të lëvizur në zorrë. Njerëzit që kanë problem me kapsllëkun duhet të shtojnë marrjen e lëngjeve ditore. Por disa lëngje që përmbajnë kafeinë, si kafeja, koka-kola,etj  mund të ashpërsojnë simptomat duke shkaktuar  tharje ,dehidrim.  Alkooli është një tjetër pije që shkakton dehidrim. Është e rëndësishme të pihen lëngje që hidratojnë trupin sidomos kur konsumojnë kafeinë apo alkool.

 Atëhere cfarë duhet të dinë personat që vuajnë nga kapsllëku:

1.Përtypeni ushqimin dhe hani disa vakte më të vogla

Përtypja është një nga pjesët më të rëndësishme të tretjes, jo vetëm që do ta copëtojë ushqimin, por do të nxisë edhe sekretimin e pështymës nga gjëndrat dhe lirimin e enzimave në stomak.

Tentoni të mos hani për së tepërmi. Hani vakte sa më të vogla. Ngrënia e tepërt kërkon lirimin e sasive më të mëdha të enzimave tretëse, që do të rrisë rrezikun e çrregullimeve tretëse.

2.Konsumoni  ushqime që përmbajnë  shumë fibra

Fibrat nuk janë kyç vetëm për mbajtjen e tretjes së shëndetshme, por janë të rëndësishme edhe për shëndetin e përgjithshëm. Fatkeqësisht, për një numër të madh të njerëzve ushqyerja bazohet në ushqim të shpejtë dhe ushqime që përmbajnë përqindje të lartë të yndyrës, që me siguri nuk është rruga më e mirë deri te tretja e shëndetshme. Ushqimi i pasur me fibra do të reduktojë rrezikun nga krijimi i diabetit, sëmundjet e zemrës, hemorroidet dhe kanceri i zorrës së trashë.

Konsumoni ushqime të pasura me fibra në çdo vakt

Kjo do t`u ndihmojë për të parandaluar kapsllëkun. Fibrat shtojnë sasinë e  feçeve  dhe lehtësojnë kalimin e tyre. Në ditë duhet të konsumohen 24-36 gramfibra. Mundohuni ti përfshini të paktën një prej tyre në çdo vakt: 

• Lakra, lulelakra, brokoli, dhe perime të tjera të familjes së lakrave 

• Thjerrëzat, fasule e ndryshme sidomos fasulet e zeza,dhe bishtajoret e tjera 

• Dardhat,pjeshkat, luleshtrydhet, boronica, 

• Bajamet, arrat, kikirikët 

• Produktet  e grurit, krundet dhe drithëra e tjera të plota 

• Farat e linit

Këshilla për shtimin  e fibrave në ushqyerjen tuaj 

•Ju mund të zgjidhni çdo ushqim, por përpiquni  për të gjetur ushqime me drithëra të plota. 

•Shijoni një shumëllojshmëri të drithërave. Zgjedhje të mira janë elbi, tërshëra, gruri, 

•Rrisni gradualisht sasinë e fibrave që konsumoni në 25 - 35 gr  në ditë. 

•Konsumoni bukë me krunde dhe drithëra. Zgjidhni produkti 100% me gruri të tërë(të papërpunuar), thekër, tërshërë, ose krunde si përbërës i parë ose i dytë. 

•Oriz i errët në vend të orizit të bardhë apo patateve. 

•Gatuani me miell gruri të plotë. 

•Përdorni  shpesh fasule të gatuara.Shtoni fasule të thata dhe bizele në supra

•Zgjidhni fruta  dhe perime të freskëta në vend të lëngjeve. 

•Konsumoni fruta dhe perime me  lëkurë. 

•Krahasoni etiketat ushqimore të ushqimeve të ngjashme për të gjetur ato me sasi fibrash më të lartë. 

•Pini shumë lëngje, të paktën 8 gota në ditë. Ju mund të keni nevojë edhe për më shumë ujë nëse marrim  sasi më të lartë të fibrave. 

•Lëngjet ndihmojnë proçesin e  fibrave në trupin tuaj pa shqetësim

Pini lëng kumbullash. Kumbullat janë një burim natyror i koncenruar i fibrave, dhe ato gjithashtu përmbajnë sorbitol që  është një pastrues (laksativ) natyror. Nëse ju pëlqen shija e kumbullave hani disa kumbulla të  tëra ose pini lëng kumbulle çdo mëngjes. Kumbullat  do të ndihmojnë feçet tuaja  të lëvizin nëpër sistemin e tretjes, dhe duke parandaluar kapsllëkun.

Konsumoni çdo ditë një porcion kos . Ndonjëherë kapsllëku  shkaktohet nga një ç`ekuilibrim i baktereve në zorrë. Kosi e rregullon këtë  dobishmëri të baktereve që lehtësojnë tretjen e duhur. Provoni të konsumoni një filxhan, me mëngjesin çdo ditë si një mënyrë për parandalimin e kapsllëk.

Pini shumë ujë. Kapsllëku ndodh pjesërisht kur feçet tuaja nuk përmbajnë ujë  mjaftueshëm për të lehtësuar kalimin e tyre. Kur jeni pak "të tharë", ju  mund të bëheni lehtësisht kaps. Sigurohuni që të pini ujë në çdo vakt dhe në çdo kohë që jeni të etur. për të qëndruar mirë të hidratuar. Qëllimi për të marrë 8- 10 gota të lëngjeve çdo ditë.Kur ju ndjeheni kaps, rrisni menjëherë konsumin e ujit. Filloni ditën me një gotë të madhe me ujë  se ndihmon tretjen e ushqimit.

Reduktoni kafeinën. Kafeina ndonjëherë mund të ndihmojë nëse kemi kapsllëk të lehtëmbasi shton urinimin, por ajo mund ta keqësojë kapsllëkun duke e zgjatur atë si pasojë e dehidratimit.  Nëse e keni zakon të merrni tre  filxhana kafeje  në ditë, ju mund ta shmangni për pak kohë për të parë nëse ju ndihmon të shmangi kapsllëkun. Provoni të pini vetëm një filxhan në ditë, ose të kaloni në një çaj me përmbajtje të pakët kafeine.

Pini më pak alkool. Pijet alkoolike si vera, birra, uiski dhe të tjerat kanë një efekt dehidratues ,largojnë lëngjet.  Duke qenë "të  thatë" mund të bëhet shumë më e vështirë për të kaluar feçet. Nëse keni tendencë për t`u bërë kaps shpesh, ju mund të ndërprisni alkoolin ose përdorni vetëm një gotë në mbrëmje. Kur  vendosni për të pirë, sigurohuni që të merrni një gotë me ujë për çdo gotë alkool të pirë.


Ushqime që mund të shkaktojnë kapsllëk dhe duhen shmangur

Disa ushqime të tjera  mund të kenë efekt në kapsllëk. Nëse ju jeni keni probleme me kapsllëkun mirë është të shmangi këto ushqim

1.Çokollata,Mendohet se sasia e madhe e yndyrës në çokollatë mund të ngadalësojë proçesin e lëvizjes së zorrëve dhe për pasojë  të ngadalësojë  lëvizjen e  ushqimeve nëpër zorrë.

2. Produktet e qumështit  Produktet e qumështit në sasi të mëdha, si qumësht dhe djathë, mund të shkaktojë te shumë njerëz  kapsllëk. Laktoza,sheqeri i  qumështit mund të shkaktojë rritjen e gazit dhe fryrje. 

3. Mishi i kuq  

Ka shumë arsye për të mos hani shumë mish të kuq: ngrënia e sasisë së madhe të  mishit të kuq mund t`u shkatojë kapsllëk;  sasia e lartë e yndyrës që përmban mishi, kërkon kohë më të gjatë që aparati i tretjes ta tresë atë, ka fije proteinike të vështira për t`u tretur.dhe mishi i kuq është i pasur me hekur, e cila mund të shkaktojë kapsllëk Këshilla: Limitoni konsumimin e mishit të kuq.

Disa ushqime me  përmbajtje të lartë më fibra për një porcion:

•1 filxhan fasule( një porcion) nga më të ndryshme kanë shum 15-19 gram fibra

•Drithrat e papërpunuar të gatuaranjë porcion (1 filxhan) 4--6.3 gr fibra 

•Frutat e pyllit, boronica, luleshtrydhe ,etj-  3- 10 gr fibra

•Perimet me gjethe jeshile,spinaqi etj 4-5 gr fibra

•Farat e linit 2 lugë gjelle, një porcion 8 gr fibra

•Fiq të thatë ½ filxhanit 8 gr fibra

•1 Dardhë mesatare  me lekurë- 6 gr fibra

•Kumbulla të thata1/2 filxhani-6 gr fibra

•1 Mollë mesatare  me lekurë- 4 gr fibra

•1 banane  mesatare - 3. gr fibra

•1 portokall mesatar - 4 gr fibra

•Brokoli i zjerrë 1 filxhan- 5.1 gr

•Bizele të gatuara 1 filxhan- 8.8 gr.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta