TE REJA
Konsumo fibra sot, të parandalosh kancerin nesër


Studiuesit suedezë kanë krahasuar konsumimin e ushqimit me prejardhje bimore, fibrave dhe yndyrës, me shkallën e përhapjes së kancerit të gjirit të afro 12 mijë gra pas menopauzës. Studimet e mëparshme kanë treguar se rreziku për të zhvilluar kancer të gjirit në moshë më të shtyrë, ulet nëse gratë kanë konsumuar ushqim të paktë me yndyrë, në moshë më të re. Por, studimi në fjalë ka pasur si qëllim të zbulojë edhe nëse ushqimi i pasur me fibra, ul mundësinë e shfaqjes së kancerit gjirit. Sipas rezultateve, te shumica e grave që kanë konsumuar shumë fibra, rreziku për shfaqje të kancerit të gjirit ka qenë rreth 40 për qind më i ulët.

Megjithatë, nëse kombinohen ushqimet me përmbajte të ulët të yndyrave dhe ai me përmbajtje të lartë të fibrave, atëherë rreziku mund të ulet edhe më shumë. 

Ku i gjejmë fibrat

Tërshëra nuk është i vetmi ushqim që ka fibër të tretshme. Fasulet, thjerrëzat dhe bizelet janë gjithashtu burim i mirë. Një studim ka zbuluar se konsumimi i një gjysmë filxhani  fasule për 12 ditë, ul kolesterinën në 8 përqind. Studime të tjera kanë lidhur fasulet me uljen e niveleve të kolesterinës së keqe. Pjesa më e bukur e kësaj është: Vaktet me ushqime kryesisht nga fasulet janë zëvendësim shumë i mirë i proteinave. Kështu që mos harro fasulet.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta