VIP-at NE TAVOLINE
Madonna ka siguruar rininë e përjetshme falë ushqimeve aziatike

Ajo duket sikur ka bërë pakt me djallin. Ka lindur në vitin 1958, pra sot është 56 vjeçe dhe duket gati 20 vite më e re. Por jo vetëm kaq, Madonna vijon të ketë një jetë artistike me koncerte në të gjithë botën. Atëherë lind pyetja, mirë për pamjen estetike mund të kujdeset kirurgu plastik, po për energjinë e një 30 vjeçareje çfarë bën, çfarë sekreti ka? Duke qenë nga ato pyetjet 1 milion dollarëshe, portali i njohur anglez “Daily Mail” ka investiguar mbi stilin e jetës së divës së muzikës. Mbas energjisë së saj të pashtershme, fshihet një dietë disi e pazakontë, të paktën për ne që jetojmë në Europë. Si fillim Madonna ka studjuar kulturat kulinare të të gjithë botës dhe është magjepsur nga kuzhina aziatike, e shoqëruar me gjithë dijet e pafundme që ka ky popull rreth mënyrës së shëndetshme të të ushyerit. Mbrapa saj rri gjithnjë kuzhinieri japonez Mayumi Nishimura. Ai gatuan për Madonnën pjata kryesisht me bazë soje. Madonna përdor tempeh që është një lloj mishi soje, misa, që është oriz dhe makaronë prej soje në disa varietete që mbajnë lart nivelin e estrogjenit, një hormon i rëndësishëm për femrën kur kalon të 40-at, zarzavate të ndryshme, alga që përmbajnë sasi të lartë jodi dhe proteinash, fara soje dhe çaj Kombucha edhe ky një çaj me origjinë nga Lindja, e cila për vetitë kurative që ka, është quajtuar eliksiri i jetëgjatësisë.  

Nëse doni edhe ju të provoni regjimin ushqimor të Madonnës, tek dyqanet “Neranxi” do të gjeni të gjitha produktet e kuzhinës aziatike. Ndërsa për përgatijen e recetave të ndryshme, “Instituti Kulinar Neranxi| bën herë pas here, fundjavave seminare për amvisa. Jeni të mirëpritur!




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta