KURIOZITETE
Susan Reynolds: Si vendosa të bëhem vegane për të siguruar rininë e përjetshme


Ajo ka realizuar një ëndërr të të gjitha grave: duket shumë më e re nga ç’është

Susan Reynolds ka lindur në Edimburg, është 29 vjeç dhe ka realizuar një ëndërr të të gjitha grave: duket shumë më e re nga ç’është dhe mbi të gjitha gëzon shëndet perfekt. Si ia ka dalë? Thjesht duke ndryshuar regjimin e saj ushqimor, duke u bërë krudiste 100%, pra duke konsumuar vetëm ushqime të gjalla. Hera e fundit që Susan ka konsumuar ushqime të pjekura apo të ziera, ka qenë në kohën e Universitetit, rreth 7 vite më parë. Mbas një udhëtimi që ka bërë në Indi, gruaja e re ka vendosur të bëhet vegane, duke hequr nga dieta e saj çdo ushqim me origjinë shtazore dhe ushqimet e pjekura dhe të ziera, rezultati? Një pamje më e re që e bën të duket si një adoleshente. Suzan ushqehet ekskluzivisht me fruta dhe perime të gjalla, me lajthi, arra, bajame dhe fara të ndryshme, ushqime këto që japin shumë vitalitet. “Kur haja ushqime të pjekura ose të ziera ishte shumë kollaj të bija në komën e ushqimit. Ti ha pure patatesh dhe ndjehesh si një pure patatesh.” - ka deklaruar Susan e cila dëshiron të nënvizojë se nuk ka asnjë lloj privimi në regjimin e saj ushqimor: “Kam zgjedhur të jetoj në këtë mënyrë, të marr të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale të ushqimeve të cilat shkatërrohen nga e ziera, dhe ju them të drejtën ndjehem në një formë të jashtëzakonshme”.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta