TE REJA
8 arsye pse duhet të konsumoni boronicë dhe pse duhet t'i përdorni ato të ngrira


Përfitimet shëndetësore të boronicave janë te pafundme. Nje studim i ri ka rezultuar se ngrirja e “superushqimit vërtetë rrit përmbajtjen ushqyese të Boronices. Një shkencëtar në “South Dakota State University”, zbuloi se boronicat të ngrira janë po aq ushqyese sa boronicat e freskëta, edhe pas gjashtë muajsh ngrirje. 

Eksperimenti konsistonte ne vëzhgimin e nivelit e antioksidant të boronicave të ngrira për një, tre dhe pesë muaj. Pas krahasimit të përmbajtjes së antioksidantëve të boronicave të ngrira dhe të boronicave të freskëta, studiuesi nuk gjeti asnjë rënie në vlerën ushqyese te boronicave të ngrira. Por krejt e kundërta, vuri në dukje se ngrirja në fakt kishte rritur përqindjen e anthocyanin (Anthocyanins (ACNs) që janë pigmente bimore të tretshëm në ujë,  përgjegjës për ngjyrën blu, vjollcë, dhe të kuqe të shumë indeve bimore.). 

"Kristalet e akulli që formohen gjatë procesit të ngrirjes prishin strukturën e indeve bimore, duke bërë që anthocyanins (ACN) më të vlefshme," shpjegoi studjuesi. Anthocyanins (ACN) janë një grup i komponentesh antioksidantë që i ofrojnë mbrojtje sistemeve të ndryshme në trupin e njeriut. 

Më poshtë janë 8 arsye për të konsumuar boronica përditë, dhe pse janë më të ushqyeshme ato në ngrirje

1. Përmirësojnë Kujtesën/ Funksionin Motorik 

Një studim ka treguar se të rriturit me moshë (mesatare rreth 76 vjec) të ushqyee me boronica çdo ditë për 12 javë (2-2.5 gota në ditë) performuan më mirë në dy teste të ndryshme të funksioneve njohëse, përfshirë kujtesën, se sa ata që nuk e kishin konsumuar boronicë. 

2. Mbrojtja e syve 

Boronicat janë provuar shkenërisht se mbrojnë retinën nga rrezet e dëmshme dhe dëmet të shkaktuara nga oksigjeni. 

3. Zemra 

Konsumimi i boronicave në mënyrë të konsiderueshme ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës duke rregulluar dhe zbutur elasticitetin arterial në murin e enëve të gjakut. Ato gjithashtu përmirësojë qarkullimin e gjakut. 

4. Zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Alzheimer / Dementia

Anthocyanin (ACN) përmirëson kujtesën dhe rrjedhshmërinë mendore, dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër humbjes së qelizave të trurit. Blueberries gjithashtu stimulojnë rritjen e qelizave nervore dhe lehtësojnë komunikimin midis proceseve të qelizave nervore, duke ngadalësuar procesin e plakjes. 

5. Tretje 

Boronicat ofrojnë mbrojtje antioxidante të traktit digjestiv duke luftuar radikalet e lira, disa nga të cilat mund të shkaktojnë kancerin. Ky superushqim luan një rol të rëndësishëm në luftimin e kancerit të zorrës së trashë. 

6. Mbrojtja nga metalet e rënda 

Kimistë rumunë nga Universiteti i Bukureshtit zbuluan se boronicat mbrojnë kundër metaleve të rënda në organizëm. Ekstrakti I boronicës krijon një fushë forcë që ka vepruar si një pengesë kundër kadmiumit, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimi toksik i metaleve të rënda. 

7. Sheqeri në gjak 

Boronicat ketë një ndikim të favorshëm në lidhje me sheqerin në gjak, madje edhe për diabetikët. Ata që konsumuan të paktën tre porcione boronice në ditë panë përmirësim të ndjeshëm në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. 

8. Sistemi nervor 

Boronicat përmbajë një sërë antioksidantësh të ndryshëm, të cilat janë të dobishëm për trupin e njeriut. Ky varg ushqyes u siguron qelizave nervore mbrojtjen nga mungesa e oksigjenit. Qelizat nervore janë vazhdimisht në rrezik për dëmtim të oksigjenit, gjë që kërkon mbrojtje të vazhdueshme. 

Boronica janë një nga aleatët më të mëdhenj të trupit tonë. Aftësia e tyre për të eliminuar radikalet e lira na mbron nga çdo ekspozim ditor në forma të ndryshme të ndotjes, duke përfshirë pesticidet, ekspozimit të diellit dhe metaleve të rënda.

Boronice si dhe fruta te ndryshme te ngrira gjeni tek dyqanet Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta