TE REJA
Rreziku i diabetit luftohet me qumësht dhe djath


Hulumtimi i ri zbulon një dobi shtesë të konsumimit të produkteve të qumështit

Tek dieta ushqimore e përditshme, mund të fshihet arma e re kundër diabetit. Një studim i publikuar në  Applied Physiology, Nutrition, and Metabolism nga një grup studiuesish kanadezë, ka gjetur lidhjen mes konsumit të përditshëm të produkteve të qumështit duke përmirësuar profilin e metabolizmit. Analizat përfshinin 233 burra dhe gra, të cilët u janë nënshtruar testeve të gjakut për të vlerësuar faktorët e rrezikut për metabolizmin, të tilla si nivelet e gjakut të glukozës dhe lipidet, shënuesit e inflamacionit dhe presionin e gjakut. Pjesëmarrësve iu kërkua që të plotësonin pyetësorët për zakonet e tyre të të ushqyerit. U zbulua se përqendrimet plazmatike të acidit trans-palmitoleic, një molekulë e pranishme në qumësht, djathë, kos dhe gjalpë, jep efekte të dobishme për shëndetin, një tregues i besueshëm i konsumit të qumështit dhe produkteve të tij. Duke e përdorur atë për këtë qëllim, studiuesit arritën në përfundimin se konsumi ditor i produkteve të qumështit, është i lidhur me nivele të ulëta të sheqerit në gjak dhe presionit të tij. Jo vetëm në rastet e burrave nivelet më të larta të acidit trans-palmitoleic ishin të lidhura me peshën truporë më të vogël. 

Iwona Rudkowska, koordinatore e studimit, tha se; "ka nevojë për studime të mëtejshme, intervente të projektuara në mënyrë të përshtatshme për të përcaktuar efektet e rritjes së konsumit të produkteve të qumështit në metabolizmin e personave me sistem metabolik të rrezikuar”. 

Ndërkohë, këto rezultate rrisin provat në favor të mungesës së efekteve negative të një dietë të pasur me qumësht dhe produktet e tij.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta