Instituti i Kulinarise Neranxi
Gratë e ambasadorëve të huaj, gatuajnë tek "Instituti Kulinar Neranxi"


Klubi i grave të ambasadorëve të huaj në Shqipëri, bëjnë ëmbëlsira për t'i dhënë për bamirësi

Instituti Kulinar Neranxi organizoi pak ditë më parë një Seminar Pastiçerie me pjesmarrjen e Klubit të grave të ambasadorëve të huaj në Shqipëri si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare joqeveritare. Ata përgatiten se bashku me Shefin e Pastiçerise Onofrio Campobello, "Maceroons" dhe "Pecan Pie", ëmbëlsira të cilat u shitën në Christmas Bazar në ambientet e hotel Sheraton në Tiranë. Shuma që u mblodh nga shitja e ëmbëlsiravë, lëndën e parë të të cilave e sponsorizoi Kompania Neranxi, do të dhurohet për fëmijët e braktisur dhe ata me aftësi të kufizuara. Në këtë mënyrë Instituti Kulinar Neranxi, tejkalon misionin e saj i cili është t'ju japë nxënësve të saj një zanat, por merret edhe me aktivitete sociale me mesazhe domethënëse. Në këtë atmosferë festash, nuk ka gjë më të bukur sesa të mendojmë edhe për ata që kanë mundësi të kufizuara në çdo aspekt. Dhe Instituti Kulinar Neranxi ka qenë gjithnjë në vijë të parë për të dhënë të tilla mesazhe.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta