TE REJA
Dietat, edhe kumbullat e thara ndihmojë për të humbur peshë


Nxisin humbje peshe dhe ngopje

Frutat e thata mund të jenë një aleat i vlefshëm për humbje peshe, ose të paktën duket të jetë pikërisht rasti i kumbullave të thata, që sipas një studimi i cili është diskutuar në Kongresin Evropian të 21-të mbi Obezitetin mund të favorizojnë humbe peshe. Prezantuar nga Jason Halford dhe Jo Harrold, ekspertët e Departamentit të Shkencave Psikologjike, Universiteti i Liverpool, Britani e Madhe, ky studim i ri ka treguar se konsumi ditor i rreth një kile e gjysëm kumbulla të thata është i lidhur me një humbje më të konsiderueshme peshe dhe një ndjenjë ngopjeje në rritje që: – theksoi Halford -"mund të jetë një aluzion me më shumë efekte afatgjata të kumbullës së thatë dhe frutave të thata në oreks."

Hulumtimet nga Halford dhe Harrold përfshirë 74 gra dhe 26 burra të moshës mesatare prej 43 vjetësh, të gjithë mbipeshë apo obezë, dhe të mësuar me ushqime të varfra me fibra, që do të zbatonin një dietë për 12 javë. Një grupi pjesëmarrësish u janë dhënë këshilla mbi ushqime të shëndetshme, ndërsa një tjetër grupi iu këshillua që të konsumonin çdo ditë kumbulla të thara. Veçanërisht grave iu këshillua të konsumojnë 140 gram në ditë, ndërsa burrat duhet të hanin çdo ditë 171 gramë. U vërejt se konsumimi i kumbullave të thara në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon peshën, duke lejuar një humbje mesatare prej 2 kg dhe 2,5 cm në bel. Dallimet në nivelet e humbjes së peshës midis dy grupeve ishin veçanërisht të rëndësishme - me një tendencë për të humbur peshë më tepër ata që kishin konsumuar kumbulla të thara - në 4 javët e fundit të dietës, por pas 8 javëve të para, pjesëmarrësit që kishin konsumuar kumbulla të thara ndiheshin më të ngopur.

Së fundi, pavarësisht nga sasia e madhe e kumbullave të thara të konsumuara nga pjesëmarrësit, nuk janë përdorur shumë fibra në dietën e tyre, është vërejtur që nuk ka pasur efekte anësore.  "Këto rezultate tregojnë se konsumimi i sasive të mëdha të kumbullave të thata çdo ditë, si pjesë e një dietë të shëndetshme e të ekuilibruar, nuk të çon në shtimin e peshës: thotë dietologia  Evelina Flachi. Gjithashtu demonstrojnë se konsumimi i frutave të thata nuk duhet të këshillohet për personat që kanë një dietë të shëndetshme dhe jetesë aktive". Sipas ekspertes ka të ngjarë që ky rekomandim është i rrënjosur në besimin se kumbullat e thata përmbajnë karbohidrate më shumë se kumbullat e freskëta. "Në fakt, - thotë Flack - për çdo pjesë, sheqernat janë të njëjta, pasi një kumbull e thatë nuk është gjë tjetër veçse një kumbull e freskët pjesërisht e dehidratuar".  

"Konsumi i frutave dhe perimeve janë më të rekomanduarat për dietën ditore - përfundon dietologia - dhe për këtë arsye shtimi i frutave të thata mund të jenë pjesë e zgjidhjes për këtë mungesë”.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta