EFSA
Elementet alergjikë në ushqim: Përditësimi i mendimit paraprak shkencor


(EFSA-European Food Safety Authority) Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimit, ka përditësuar mendimin e tij shkencor mbi alergenet ushqimore. Opinioni i Autoritetit do të ekzaminojë në detaje të gjitha produktet dhe substancat alergjike, prania e të cilëve në ushqim duhet të tregohet në etiketë, në përputhje me Legjislacionin e Bashkimit Europian. Produkte dhe substanca të tilla si drithërat që përmbajnë gluten, qumësht, vezë, arra, kikirikë, soje, peshk, butak, selino, lupine, susam, mustardë dhe sulfatet.

Opinioni është i bazuar në shqyrtimin e të gjitha të dhënave të publikuara në përhapjen e alergjive ushqimore në Europë. Për çdo ushqim apo substancë në listën e alergeneve janë dhënë informacion mbi:

•Mbizotërimin i alergjive në popullata të caktuara;

•Proteinat e njohura si alergen ushqimor;

•Reaktiviteti i  kryqëzuar;

•Efektet e përpunimit të ushqimit mbi elementet alergjik të një ushqimi apo një përbërësi;

•Metodat për zbulimin e alergeneve dhe alergeneve ushqimore, të tilla si spektrometria masive dhe teknikat e analizës së ADN-së, si dhe perqasjet më të zakonshme imunologjike;

•Dozat për të cilat ka pasur shpërthime të reaksioneve negative në individë të ndjeshëm; 

Grupi Shkencor i EFSA-s, NDA (Paneli për Produktet dietike, Ushqyerjen dhe Alergjite) vë në dukje se përhapja e alergjive ushqimore është e vështirë për tu përcaktuar për shkak të studimeve të pakta të disponueshme në disa rajone dhe përdorimit të metodave të ndryshme për të mbledhur të dhëna mbi përhapjen e tyre. Megjithatë, duke përdorur testin e provokimit oral si kriter diagnostikimi, përhapja e alergjive ushqimore në Evropë është vlerësuar në rreth 1% si tek të rriturit ashtu dhe tek fëmijët.

Rreth 75% e reaksioneve alergjike tek fëmijët janë të shkaktuara nga veza, kikirikët, qumështi, peshku dhe arra. Rreth 50% e reaksioneve alergjike tek të rriturit ndodh duke pasur kontakt me ushqimet që shkaktojnë reagime ndaj lateksit, me familjen Rosaceae (e cila përfshin mollën, dardhën, qershinë, mjedrën, luleshtrydhen dhe bajamet), me perime të familjes Apiaceae (duke përfshirë selino, karrota dhe bimë aromatike), me arra të ndryshme dhe kikirikë. 

Grupi i ekspertëve NDA vuri në dukje mundësinë për të caktuar kufinj për ushqime të caktuara alergjike duke tërhequr vëmendjen e organeve rregullatore, shoqatave të konsumatorëve dhe industri të ndryshme. Mendimi shkencor përmbledh perqasjet në vlerësimin e rrezikut, që mund të jetë ndihmë, për ata që duhet të marrin vendime për administrimin e rrezikut në etiketimin e alergeneve. Këto janë: vlerësimi i rrezikut tradicional duke përdorur metodën e dozës pa efekte anësore (NOAEL) dhe faktorët e pasigurisë; Doza e referimit (BMD) dhe trajtimi i ekspozimit (MoE); dhe modelet e probabilitetit. NDA vëren se qëllimi i këtij vlerësimi të rrezikut (për shembull, përjashtimi nga etiketimi) dhe përcaktimi i nivelit të rrezikut që mund të jetë i pranueshëm për popullsinë janë vendime në fushën e menaxhimit të rrezikut, dhe për këtë arsye nuk do të konkurrojnë për në EFSA. Paneli rekomandon që sondazhet e konsumit të ushqimit janë të dizenjuara për të mbledhur të dhëna mbi modelet e konsumit të ushqimit në individë alergjike dhe për të shqyrtuar se si këto të dhëna janë për t'u vënë në raport me popullatën e përgjithshme që nuk ka alergji ushqimore. Mendimi shkencor i EFSA-s është i lidhur me alergjitë imune të ndërmjetësuara të ushqimit, sëmundje dhe reagimet negative ndaj Sulfites në ushqime. Kjo nuk i referohet reagimeve negative në ushqim, shpesh e njohur si intolerancë ushqimore. Dokumenti është një perditesim i mendimit paraprak të EFSA-s për alergenevet të botuar në 2004.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta