EFSA
Kujdes nga arseniku në ushqime, shkakton sëmundje kardiovaskulare, disa forma të kancerit etj


EFSA ul përllogaritjet e ekspozimit të arsenikut inorganik në dietën tonë dhe tregon ushqimet më të rrezikuara

EFSA ka përditësuar analizën e saj mbi praninë e arsenikut në ushqime në Europë. Analiza përfshinte përafërsisht 3 000 kampione të arsenikut inorganik, që është më shumë toksik sesa komponentet organik. Nuk ekzistojnë nivele maksimale të rekomanduara të arsenikut në ushqime në dimensionin e Bashkimit Europian, edhe pse disa shtete Anëtare kanë udhëzimet e tyre kombëtare.  Pothuajse 98% e kampioneve të ujit të pijshëm të mbledhura nga EFSA përmban sasi të arsenikut nën kufirin e përcaktuar në nivelin e BE-së për ujë natyral mineral dhe ujë për konsum njerëzor. Arseniku është një papastërti gjerësisht i pranishëm në natyrë ose si rezultat i veprimtarisë njerëzore. Shfaqet në shumë forma, të cilat mund të jenë biologjike-dmth që përmban karbon, ose inorganik. Ushqimet, veçanërisht produktet e përpunuara nga drithërat (të tilla si miell gruri bukë dhe oriz), qumështi dhe produktet e qumështit, si dhe të ujit të pijshëm janë burimet kryesore të ekspozimit të popullsisë së Europës në përgjithësi. Konsumimi afatgjatë i arsenikut inorganik lidhet me një numër të problemeve shëndetësore, duke përfshirë lezione të lëkurës, sëmundje kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta