PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
Shpesh ndjehem pa energji. Si duhet të ushqehem për ta rifituar atë?


Këshilla nga nutricionisti i Institutit Kulinar Neranxi Dr. N. Neranxi

Për një shëndet të mirë, është e rëndësishme të ngrënët e shëndetshëm dhe të larmishëm, si dhe lëvizja e rregullt për secilën moshë. Për një ushqim të shëndetshëm dhe të barazpeshuar duhet të bëni kujdes vazhdimisht se çfarë gatuani dhe çfarë hani. Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. Zakoni i të ushqyerit të shëndetshëm i formuar herët në fëmijëri ka më shumë gjasa të mbahet gjatë gjithë jetës. Ushqimi duhet të jetë i rregullt dhe të sigurojë energjitë e nevojshme për kryerjen e punëve mendore dhe fizike. Ushqimet klasifikohen në grupe ushqimore, siç do t’ua paraqesim mw poshtw:


Grupi i parë: mishi, peshku, veza

Ushqimet e këtij grupi, janë burim i proteinave me vlerë të lartë

ushqyese si: hekuri, kaliumi, natriumi, vitaminat e kompleksit B


Grupi i dytë: qumështi dhe produktet e tij

Ushqimet e këtij grupi janë burim i proteinave dhe lipideve me vlerë të lartë ushqyese si: kalciumi, vitamina B2 dhe A.


Grupi i tretë: ushqimet bishtajore

(Fasulet, thjerrëzat, bizelet, qiqrrat, bathët, soja) përmbajnë proteina me vlerë ushqyese të mirë, ndonëse jo si ato të grupit të parë, por me kosto me të ulët se këto të fundit si: hekuri, kalciumi, vitaminë B1.


Grupi i katërt: drithërat dhe produktet e tyre

(Gruri, orizi, misri, pastat ushqimore) përmbajnë sasi të larta të glucideve dhe sasi të pakta të proteinave bimore, por janë burim i vitaminave të treteshme në ujë.


Grupi i pestë: yndyrnat dhe vajrat bimore

(Gjalpi, dhjami i derrit, vaji i ullirit, i bërthamave të rrushit, i misrit, i sojës, i lulediellit, i kikirikut, vaj i kokosit, gjalpi i kakaos, vaji i arganit, linit, bajames, arrës, avokados, jojobas, farave të kungullit etj) janë burim energjitik, acidesh yndyrore dhe vitaminash të treteshme në ujë.


Grupi i gjashtë : frutat dhe perimet

Janë burim i vitaminave, provitaminave dhe kripërave minerale.


Grupi i shtatë : ushqime të ndryshme

Vera, birra, likerët, kafeja, çaji, sheqeri, çokollatat, mjalti, marmalata, xhelatina e frutave) janë burim i glucideve dhe alkoolit. Mjalti dhe vera përmbajnë vitamina dhe kripëra minerale. Vera dhe alkoolet, në tërësi, japin kalori




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta