VIP-at NE TAVOLINE
Shurup panje, limon e piper, ja si i mbajnë linjat Vip-at

Obsesioni i disa VIP-ave për linjat trupore arrin deri në ekstrem. Ka shumë yje në mbarë botën të gatshëm të bëjnë sakrifica të mëdha në tryezë, në mënyrë që të duken sa më mirë. Disa VIP-a zbatojnë zakone të paimagjinueshme në dietën e tyre, dieta të çmendura për tu dobësuar që arrijnë rezultate të mëdha në kohë të shkurtër. Por cilat janë dietat më të çmendura dhe të efektshme, të ndjekura nga yjet?

Këtu janë disa shembuj:


Gwyneth Paltrow

Mania për ushqime makrobiotike është kryesore në jetën e aktores Hollivudiane. Gwyneth është shumë preçize dhe për mirëqenien psiko-fizike të saj ka zgjedhur të ushqehet me ushqime 100% natyrale. Në dietën e saj ka eliminuar mishin, vezën, qumështin dhe peshkun. Përtyp 13 herë çdo kafshatë për të shtuar ndjesinë e sasisë së ushqimit. 


Nicole Kidman

Ish-gruaja e Tom Cruise i ka idetë e qarta dhe një vullnet të hekurt. Ajo vetë ka thënë se pjesë e dietës së sajë ka qenë ushqimi vetëm me perime të ziera. Por sigurisht konsumimi me tepricë i ujit gjatë ditës për mos të ndjerë uri. Sexy si gjithmonë, konsumon një përzierje të përbërë nga shurup panje, lëng limoni dhe piper. Në këtë mënyrë këngëtarja mban trupin në formë dhe nuk ndihet e uritur.


Snooki

Ka humbur peshë në mënyrë të dukshme (ajo humbi 20 kg në një vit pas lindjes). Ylli i reality show në SHBA është kthyer në formë, falë programit të ushqimit e Dr. Siegal. Doktori këshillon të konsumojë disa vakte në ditë të përbëra me fibra dhe drithëra integrale, si biskota apo cereale të ndryshme.


Christina Aguilera

Nëse te tjera celebritete kane shkuar tek kirurgjia kozmetike që të kthehen në formë, këngëtarja, e cila kohët e fundit ka humbur të gjithë kilogramët e akumuluar gjatë shtatzënisë. Ajo ka ndjekur një dietë që përbëhet nga produkte ushqimore me të njëjtën ngjyrë në një ditë. E hënë, jeshile si perimet, e martë ngjyrë kafe si frutat e thata etj...


Adriana Lima

Ëngjëlli seksi i Victoria’s Secret ka humbur kilet e shtuara në shtatzani në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Pak javë pas lindjes, Adriana i është rikthyer pasarelës. Disa ditë përpara sfilatës, konsumon vetëm ujë dhe ushqime të lëngshme. Et voilà: Linjat u siguruan!


Beyonce

Sexy si gjithmonë, konsumon një përzierje të përbërë nga shurup panje, lëng limoni dhe piper. Në këtë mënyrë këngëtarja mban trupin në formë dhe nuk ndihet e uritur.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta