VIP-at NE TAVOLINE
Gjyste Vulaj: Dieta ime për një fizik të mirë gjatë verës


Sekretet e formave të një këngëtareje që është seks simbol


Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, e cila është nënë e dy fëmijëve si dhe një nga femrat më të angazhuara në skenën muzikore, ka probleme me peshën dhe këtë problem mundohet ta evitojë përmes dietave, për të cilat thotë se nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Pas shumë kërkesave që ka pasur në facebook nga mikeshat e saj, këngëtarja seksi ka vendosur t’u tregojë atyre sekretin që duket aq bukur dhe në formë. ‘’Që të mos u përgjigjem të gjithëve në inbox, po e shkruaj përafërsisht këtu, për të gjithë ata që duan ta provojnë dietën time. Mua më pëlqen, shumë e lehtë dhe e shëndetshme. Prandaj edhe kisha dëshirë ta ndaja me ju, sepse e di se shumë si unë kanë nevojë për largim të disa kilogramëve ose ndryshe një gjimnastikë e detyruar.

Perime deri në një kilogram, por 50% lakër ose sallatë, të tjerat domate, speca, tranguj, karota, qepë të freskëta etj. Fruta deri në një kilogram, fruta të thata në sasi më të vogël, jo më shumë se 50 gramë në ditë. Gjoks pule, njërën anë deri në 150 gramë afërsisht. Vaj ulliri jo më shumë se 8-10 gramë në ditë. Aceto balsamico 15-20 gramë, 2-3 vezë të ziera, çaj, kafe pa sheqer, lëng limoni pa sheqer, kripë jo. Nëse nuk mundesh pa kripë, atëherë konsumo aq sa të mund të marrësh me dy gishta, speci i kuq djegës bën mirë. Çdo ditë sa më shumë aktivitet fizik, diku 30 minuta me biçikletë ose vrapim. Kjo meny përmban 1500 kalori dhe nga ato zbritni 200-400 kalori në ditë’’, shkruan mes të tjerave Gjystja.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta