Instituti i Kulinarise Neranxi
“Neranxi” si promotor i “Festës së Midhjes” në Sarandë, fiton kupën e më të mirëve


Mbi 60 receta dhe gatime live për të shijuar recetat me bazë midhjet


Më 8 maj 2015, ka ngritur siparin në Sarandë, një ndër evenimentet më të rinj të qytetit, e quajtur “Festa e Midhjes”. Të pranishëm në këtë festë janë jo vetëm qytetarët sarandiotë, por pjesmarrës nga i gjithë vendi, diaspora, turistë, drejtues lokalë, përfaqësues të trupit diplomatikë etj, të cilët shijojnë krahas bukurive të këtij vendi edhe gatimet e shijshme. Është viti i katërt që kjo festë grumbullon mijëra vetë në qytetin e dyzet shenjtorëve dhe ka fituar zemrat  e vizitorëve edhe për shijet kulinare që të jep midhja.

Tashmë “Festa e Midhjes” përfaqëson një festë tipike të Sarandës.

Kompania “Neranxi” dhe “Instituti Kulinar Neranxi” janë promotorët kryesorë të kësaj feste kulinarie, duke sjellë në qytetin jugor, përvojën dhe profesionalizmin. Shefat e kuzhinës dhe nxënësit gatuan live, mbi 60 receta, për t’i krijuar mundësinë të gjithë vizitorëve që të degustojnë recetat e shijshme me bazë midhjet. Në fund të eventit, Instituti Kulinar Neranxi mori kupën e performancës më të mirë në këtë festë të qytetit jugor.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta