VIP-at NE TAVOLINE
9 super ushqimet sekrete të disa femrave të famshme


Nga çaji jeshil te qumështi i kokosit, zbuloni si i mbajne linjat Cameron Diaz, Michelle Obama, Miranda Kerr etj


1. LËNGJET JESHILE 

Aktorja 38-vjeçare Gëyneth Paltroë ka zbuluar se shumica e ushqimeve të saj të preferuara janë në formën e pijeve, duke përfshirë lëngun e lakrës jeshile. “Unë do të bëj një lëng me lakër jeshile, lëng limoni, ujë dhe pak agave,” thotë ikona e bukurisë femërore. Pije e përsosur plot ushqyes (agave mund të shkëmbehet me një mollë të vogël të gjelbër ose dardhë).


 2. TORTILLA CHIPS CHILLI “CASA FIESTA” 

Cameron Diaz e ka të përditshme në dietën e saj këtë mes vakt fantastik, sepse përbëhet nga misër organik, pa vajra të hidrogjenizuara, asnjë shije artificiale apo ngjyrues, pa shtesa, pa yndyrna të tepërta, dhe aq pikante sa duhen. 


3. ARRA DHE RRUSH TË THATË 

Kur vjen puna për të pasuruar një pije, Alicia Silverstone marr mjaftueshëm arra nga fermerët e tregut lokal. “Ato janë të freskëta dhe organike dhe shumë, shumë të shijshme, shpjegon ajo. “Unë i marr ato nga i njëjti shitës që shet rrush organik pa sulfur dhe kimikate. Kombinimi është shumë i shijshëm për një mes vakt organik të shpejtë. Kryesorja është që të kërkoni për rrush të thatë pa sulfur”. 


4. ÇAJI JESHIL 

Një pije e pasur me antioksidantë që ndihmon tretjen, kontrollon oreksin, ngjall një ndjenjë qetësie dhe madje parandalon sëmundje. Çaji jeshil është i preferuari i Fergie-t (e cila ka deklaruar se është pija e saj para çdo performance.), Oprah-s dhe Lady Gaga-s. Ky është një çaj fuqidhënës. 


5. QUMESHTI I KOKOSIT 

Ikona të suksesshme si Madonna, Gisele Bundchen (e klasifikuar si femra me këmbët më të bukura në botë), Elizabeth Bankat dhe Alexis Dejoria betohen se qumshti i kokosit është ideal për freskim, dhe kjo nuk është e vështirë për tu vënë re. Ai jo vetëm është pa yndyrë dhe kolesterol, por gjithashtu përmban më shumë kalium (se sa një banane. Xhamaikanët e përdorin atë si një tonik për zemrën. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara thotë se kjo është e pasur me elektrolite natyrore.


 6. PERIMET E GJALLA (të pa gatuara) 

Kur niveli i karburantit të trupit fillon të ulet, Venus Ëilliams, di se si ti marrë masat. Ajo furnizohet me një dorë perimesh të freskëta dhe të pa gatuara. Plot me minerale natyrore, pa yndyrna dhe ideale për tretjen, ky është një mes vakt i shpejtë dhe i lehtë që do t’iu kthejë në rrugën e duhur në pak kohë. Ato nuk kanë nevojë të gatuhen - pasi të papërpunuara vitaminat i merrni në maksimumin e tyre! 


7. FETA MOLLE DHE MJALTË 

Mesvakti i Zonjës së Parë të USA-s, Michelle Obama-s, është feta molle me mjaltë pasi i japin trupit tuaj energji kur ju filloni të ndjeheni të lodhur. Michelle e merr mjaltin e saj nga kosheret e Shtëpisë së Bardhë, një mjaltë organik i mirë mund të kryejë të njëjtin funksion po aq mirë. Atletët antikë në Lojrat Olimike gjithashtu hanin mjaltë për të rritur performancën e tyre, olimpike, kështu që imagjinoni se çfarë mund të bëjë për ju! Kombinimi me mollë, mjaltë dhe gjalpë kikiriku, ofrojnë yndyrna të shëndetshme, fibra, proteina dhe antioksidantë gjithashtu. 


8. UJI “FONTE DE’ MEDICI”

 Jessica Alba është pyetur shpesh se çfarë bën ajo që duket kaq mirë ndërsa është gjithmonë e angazhuar, dhe përgjigja e saj është zakonisht e njëjta. Ajo pi tre litra ujë në ditë. Gjithashtu dhe Beyonce është e njohur se pi shumë ujë për të qenë gjithmonë aktive. Kjo është një mënyrë natyrale për të ndihmuar dhe pastruar trupin tuaj nga mbeturinat dhe toksinat, uji përmirëson proçesin e absorbimit të vitaminave dhe mineraleve, ndihmon tretjen, përshpejton metabolizmin, rrit nivelin e energjisë dhe e lë lëkurën tuaj të freksët dhe të hidratuar. Ujin Fonte de’ Medici e gjeni tek dyqanet e rrjetit “Neranxi” 


9. ÇOKOLLATA E ZEZË 

Kur Miranda Kerr dëshiron një ushqim të pasur, ajo konsumon gjithmonë çokollatë fondente të një cilësie të lartë. Mbushur plot me antioksidantë (të cilat ndihmojnë për të eliminuar radikalet e lira), vitamina dhe minerale (kalium, bakër, magnez, hekur) për të mbështetur shëndetin e mirë, çokollata e zezë është gjithashtu e mirë për zemrën, sepse ndihmon të mbajë presionin e gjakut nën kontroll. Tek dyqanet Neranxi do te gjeni çokollatën “Callebaut”, më të mirën në Europë. CELEBRITETEVE Alicia Silverstone Cameron Diaz LADY GAGA Michelle Obama jessica alba Gisele Bundchen 9 super ushqimet sekrete të 5 DASH Dieta e vitit2




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta