VIP-at NE TAVOLINE
Ja disa sekrete për mënyrën e të ushqyerit të disa yjeve të Hollivudit


Shpesh duke parë vipat, kaq të dobëta dhe gjithmonë në formë perfekte, pyetja që na vjen në mëndje në mënyrë spontane është: Me çfarë ushqehen?


Yjet që janë gjithmonë duke luftuar për peshën ideale, në fakt, kanë arritur të krijojnë linjat perfekte (të paktën tani për tani) me dietat e mëposhtme.


Scarlett Johansson

Një dietë e ekuilibruar është ajo që ndjek Scarlett Johansson, muza e Woody Allen. Aktorja simpatike preferon “ushqimin mesdhetar”, një dietë e inspiruar nga ushqimet tradicionale të vendeve mesdhetare që përfshin bukën, frutat, perimet, erëzat aromatike, drithërat, vajin e ullirit ekstra të virgjër, por dhe vajrat bimore si vaji arrës, i bajames dhe avokados, peshkun dhe verën. Por pa lënë pas dore një ushqyerje të ekuilibriuar me produkte e sojës. Shumë shkencëtarë kanë konfirmuar se njerëzit që jetojnë në vendet e Mesdheut, pavarësisht se konsumojnë sasi relativisht të mëdha të yndyrës kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me ato të popullsive të tjera. 


Katie Holmes, aktorja që fitoi famë tek seriali televiziv Dawson Creek, ndjek dietën «vetëm një ushqim». Ha, praktikisht, nga mëngjesi në mbrëmje të njëjtin ushqim. Një nga ritualet e saj të preferuara është muslie me fruta të thata dhe qumësht bajamesh.


Oprah Winfrey, gjithmonë në luftë të vazhdueshme me peshën, këtë herë ka arritur të gjejë shpëtim me regjimin Quantum Wellness, të zhvilluar nga nutrionisti Kathy Freston. Ky regjim parashikon eliminimin e të gjitha burimeve të mundshme të toksinave, të tilla si kafeina, alkooli, karbohidratet dhe produktet shtazore. Ajo përdor gjatë gjithë ditën caj jeshil, si dhe ka pasuruar dietën e saj me Fara Kia, Goji Berry dhe Aronia Berry, superushqime të pasura me antioksidantë.


Jessica Biel, ka eliminuar nga dieta e saj sheqerin dhe e ka zëvendësuar atë me ëmbëlsuesin natyral Stevia, përdor qumshtin e sojës në mëngjes, dhe kripën e zakonshme e ka zëvendësuar me atë të Himalajes, duke zgjedhur dietën “3-Hour”. Dietë e projektuar nga mësuesi guru Jorge Cruise, i cili planifikon që duhet të ushqehet në kohë të caktuara, sipas orës biologjike. Organizmi mund të tresë më lehtë ushqimet duke eliminuar substancat toksike që promovojnë akumulimin e yndyrës.


Mariah Carey, mbështetet vetëm tek konsumimi i karçofit. Vetëm 22 kalori në 100 gram dhe shumë fibra që ngopin dhe ndihmojnë të shmangen ngrëniet midis vakteve. Gjithashtu kjo perime, në sajë të cinarinës lehtëson tretjen e yndyrave dhe shkatërrimin e toksinave. Ajo përdor shumë midis vakteve frutat e thata duke i kombinuar ato në mëngjeset me fara të ndryshme me bazë drithërash integrale.


Janet Jackson, e cila shëndoshet dhe dobësohet njësoj siç fryhet dhe shfryhet një tullumbace, për të humbur peshë është bazuar në dietën e rekomanduar nga nutricionisti David Allen. Ajo duke qenë e apasionuar për ëmbëlsira ka eliminuar krejtësisht sheqerin e zakonshëm duke e zëvendësuar atë me ëmbëlsuesin natyral stevia, gjithashtu drithërat inegrale tashmë janë pjesë e menusë së saj të përditshme, duke i shoqëruar me sallatë frutash, boronica dhe luleshtrydhe.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta