PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
Indeksi i masës trupore, si ta kuptoj nëse jam mbipeshë


Këshilla nga nutricionisti i Institutit Kulinar Neranxi, Dr. N. Neranxi


Indeksi i Masës Trupore, IMT (nga anglishtja BMI, Body Mass Index), është pesha trupore (në Kg) pjestuar me katrorin e lartësisë (në m). Vlera e pragut të BMI, keshilluar nga OMS, për të përcaktuar kushtet e nënpeshës, peshës normale, mbipeshës dhe obezitetit të të rriturve, janë unifikuar tashmë për burrat dhe gratë: respektivisht BMI 18,5 (nënpeshë); BMI 25 (peshë normale); BMI 30 (mbipeshë); BMI mbi 30 (obez) (ËHO, 1995). Pra, Indeksi i masës trupore (BMI) quhet raporti:


BMI = Pesha (në kilogram) / lartësinë2 (në metra) 


Një individ konsiderohet mbipeshë kur: 

BMI për mashkullin > 27.2, 

BMI për femrën > 26.9.


Zakonisht, kur peshimi kryhet i veshur duhet që të hiqet pesha e rrobave që për meshkujt është 2,5 kg dhe për femrat 1,5 kg. Hiqet një linjë nga lartësia individuale (në të djathtë) për në peshën individuale të matur (në të majtë). Në pikën viza takon BMI, lexohet indeksi i masës trupore. Megjithatë, kjo metodë nuk merr parasysh përbërjen e trupit. P.sh., një njeri mund mos të duket i shëndoshë ose i rëndë, por në të vërtetë mund të jetë me mbipeshë dhe e kundërta. Një balerin, atlet i ka muskujt mjaft të zhvilluar, rrjedhimisht, edhe kockat e tij do ë jenë më të mineralizuara në mënyrë që ti përgjigjen punës intensive të tij. Në këto raste megjithëse pesha e tij / saj mund të jetë më e lartë se ajo normale, ai ka një peshe normale. Një individ i cili nuk merret me veprimtari fizike, për të njëjtën peshë më atletin ose balerinit mund të jetë në mbipeshë. Kjo sepse përbërja muskulore e këtyre dy individëve është e ndryshme.


BMI 


Më pak se 18.5

Nënpeshë: Ju jeni nën peshën optimale për lartesinë tuaj. Duke qenë nën peshë mund të mbartë rreziqe shëndetësore për të dy gjinitë si për burrat dhe për gratë. Kontrolloni me mjekun tuaj ose me dietologun, për të gjetur nesë pesha juaj e tanishme është e shëndetshme për ju.

18.5 - 24.9

E pranueshme: Ju keni një peshë të shëndetshme për lartësinë tuaj


25- 29.9

Mbipeshë: Ju jeni mbi peshën optimale për lartësinë tuaj. Ju mund të përballeni me probleme shëndetësore, kështu që do të ishte mirë të humbisnit paksa në peshë.


30+

Nënpeshë: Ju jeni mbi peshën optimale për lartësine tuaj. Ju mund të përballeni me rreziqe shëndetësore. Këshillohet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me dietologun, për të arritur një peshë sa më të shëndetshme.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta