Instituti i Kulinarise Neranxi
Instituti Kulinar Neranxi fiton Kupën e Artë

Zgjidhet si shkolla më e mirë e Kulinarisë në "Konkursin Ndërkombëtar Alania 2015", i mbajtur ne Turqi në datat 23-25 Tetor 2015.

Institutit Kulinar Neranxi u vlerësua dhe me diplomë si dhe me 3 medalje ari dhe argjendi në të gjitha kategoritë e gatimit dhe pasticerisë.

Chefat tanë u përfaqesuan denjësisht duke rrëmbyer edhe çmimet përkatëse në kategoritë: kuzhinë dhe pastiçeri.

Chef Elise Xibraku u vlerësua me Medalje Ari.

Studenti i Kuzhines Favjol Brankollari u vlerësua me medalje Ari.

Chef Ermal Hoxha u vlerësua me medalje Ari.

Instituti Kulinar Neranxi është në vitin e 7-të të aktivitetit të saj. Në këto vite shkolla rezultoi shumë e sukseshme falë një pune kolosale të bërë nga drejtuesit e saj.

Instituti Kulinar Neranxi në këto vite ka rritur standartet në nivel mësimdhënieje dhe infranstrukturë, dhe rezultatet nuk kanë vonuar. Të diplomuarit e shkollës nuk e kanë patur fare të vështirë të punësohen, sepse praktika në laboratore ka qenë pika e fortë. Nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle janë me fat, sepse shkolla mbështetet dhe financohet nga një gjigand i sipërmarrjes shqiptare, siç është Kompania Neranxi. Këtu nxënësit arrijnë të dallojnë se cilët janë përbërësit e duhur me të cilët mund të gatuhet, nga dallon një produkt nga një tjeter, sepse këtu punohet pranë një kompanie e cila sjell në Shqipëri markat më të mira perëndimore të ushqimeve. Që këtu kuzhinieri apo pastiçieri i ardhshëm edukohet të punojë brenda një standarti dhe të mos bëjë kompromise me të. Më pas, nxënësit angazhohen në evente të ndryshme, ku akoma në bankat e shkollës iu duhet të përballen me klientët dhe kërkesat e tyre. Një nga këto përballje ka qenë edhe ky event. 




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta