VIP-at NE TAVOLINE
Çfarë konsumon çdo ditë Jessica Alba?

Kjo është Jessica Alba, ajo na pëlqen të gjithëve! Menaxhon një kompani biliona - dollarëshe, duke shërbyer si ambasadore e brandit ZICO Coconut Water, duke u kujdesur për videot muzikore të Taylor Swift dhe duket cdo ditë e bukur. OK, mbase jeta e saj nuk është paralele si e jona, por kur vjen puna tek ushqimi, nuk ndryshon nga ne, konsumon ushqime të shpejta gjatë gjithë ditës, duke përdorur në çdo vakt salca pikante. Le të bëjmë një test të përgjithshëm mbi ushqimin që kosumon çdo ditë dhe ushqimet e saj të preferuara si dhe gjërat që gjithmonë, gjithmonë gjenden në frigoriferin e saj . 

Kur ne hapim frigoriferin tuaj ç’farë është gjëja më e papritur që ne mund të gjejmë? 

-Shumëllojshmëria e salcave të ngrohta. Në frigriferin tim mund të gjeni 5 ose 6 tipe të ndryshme salcash. Ju mund të gjeni gjithmonë salcë miks erëzash ose Tabasko –“e dashuroj uthullën, salcat dhe të paktën një salcë Habanero “çdo gjë habanero – salcë karaibiane, nuk mundem pa të. Shumica e fëmijëve të vegjël nuk i pëlqejnë ushqimet pikante. 

-Dëshironi që edhe vajzat tuaja (Honor 7 vjec, dhe Haven 3) ti pëlqejnë dhe përdorin ato? 

- Honor dëshiron Tabasko në të gjitha llojet e tacos dhe në mëngjeset e saj, madje në vend të vezëve preferon një mëngjes me tacos. Kur unë gatuaj pulë të pjekur ajo gjithmonë dëshiron salcën Tabasko mbi të. 

Po mbi ëmbëlsirat? Ndonjë ëmbëlsirë që dashuroni?

 - Nuk jam njeri shumë i lidhur me ëmbëlsirat. Megjithese nje akulloreje apo cupcake-u nuk i them dot kurre jo. Unë aktualisht kam nivel të ulët të sheqerit në gjak, tension të ulët në gjak, jam ndjerë vërtet e turbullt pasi nuk kam pasur mjaftuesëm kripë “tregon ajo” Kur bëj shumë joga, uji nuk është asnjëherë i mjaftueshëm, kam nevojë sa më shumë për ujë të kripur. 

Ujin e kripur e blini apo e përgatisni vetë? 

-Thjeshtë i shtoj pakëz kripë në ujë, veçanërisht pëlqej kripën rozë të himalajeve. 

Nga kjo kuptojmë që keni sa më shumë nevoj për kripë në dietën tuaj ditore? 

-Itregova doktorit tim që konsumoj një sasi jo normale të kripës në ditë dhe më tha – kjo ndodh pasi niveli i kripës në trupin tuaj është i ulët dhe kjo është e natyrshme në trupin tuaj. Trupi juaj e kompeson dhe ka nevojë për më tepër kripë, ndaj kjo e justifikon nevojën e trupit tuaj për sa më shumë kripë, ndaj e hedh në çdo gjë që konsumoj. 

Keni përgatitur një mëngjes të mrekullueshëm për ditëlindjen e Honor në 7 qershor. Ku qëndron sekreti?

- Ajo dëshironte krepa me krem drithrash, dhe bashkëshorti im i përgatiti salcice të skuqur, jo proshutë, ndaj ajo e pëlqen sallamin e skuqur – dhe dëshironte çokollatë të ngrohtë dhe nje salce kremoze (krem djathrash, qepë e kuqe dhe kaperi) kjo është ajo çfarë dëshironte më shumë.

 Flasim për krepat, keni ndonjë recetë të veçantë për ti përgatitur ato?

 - E di që ata thonë që nuk duhet bërë me një rrahëse të shpejtë , por unë e bëj. Më pëlqen që ti përgatis këto krepa të shpejta i përgatis me miell pa gluten, thjesht i rrah duke i përzier me vaj ulliri extra të virgjër, vezë dhe qumësht bajamesh, pastaj i rrah mirë derisa të bëhet brumë i hollë dhe homogjen. 

A ka ndonjë ushqim që ju habiteni kur fëmijet tuaj e konsumojnë? Sallatë me karrota dhe avokado e përgatitur me salcë shtëpie, një përzierje uji kokosi, vaj ulliri, kripë, piper dhe lëng limoni. Ato hidhen përpjetë nga gëzimi për të. Nëse ata do të kenë pastat e tyre të preferuara ose hamburger ose çdo gjë që ato e pëlqejnë, atë do konsumojnë të parën , unë nuk duhet ti pyes ato për të ngrënë perimet e tyre. 

Nëse do të ndalonim tek ju për darkë në fundjavë çfarë do na përgatisnit?

 - Unë përpiqem që gjithmonë në tryezën time të ketë një sallatë dhe salcën e saj e përgatis gjithmonë vetë, ajo ka shije më të mirë. Do të përgatisja disa kasadillas me miell misri dhe mish pule,-dhe një masë të madhe me salca djegëse, fjalë për fjalë është sikur unë dua të hap një vrimë të madhe në stomakun tim, është kaq e mirë. 

Cili është ushqimi juaj i shpejtë më i preferuar - “Nachos”?

 - Jessica thot se shton gjithçka mbi to, por të preferuat e saj janë fasulet e zeza të shtëpisë dhe djathë bajame japoneze, jam përpjekur të përdor bylmetra të tjerë por nuk kam mundur ti përshtaten djathit me bajame japoneze. 

A keni ndonjë mënyrë të veçantë për të përgatitur sallatat, veçanërisht lakrat, shijojnë shumë?!

 - Një shef guzhine më tregoi që e vetmja gjë është se duhet ta shtypni atë, ju e dini që sallata e lakrës së freskët duket si diçka pa shije, ndaj ju thjesht përzieni sallatën me salcë dhe konsumojeni ushqimin menjëherë.

 Cilat janë ushqimet e shpejta që ju konsumoni gjatë javës?

 - Ushqimet e mia të shpejta janë ato që fëmijët e mi pëlqejnë. 

Kur keni kohë të lirë? 

- Kokoshka, kastraveca me hummus (krem i përgatitur me bizele, fara susami, vaj ulliri, limon dhe hurdhra) brokoli , domate dhe lulelakër




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta