VIP-at NE TAVOLINE
Miranda Kerr, super-ushqimet sekrete të një super-modeleje


Miranda Kerr është një bukuri australiane, e cila është gjithashtu një Angel e Victoria ‘s Secret. Stërvitjet e saj përbëhen kryesisht nga Pilates dhe baleti. Ajo është e mahnitshme dhe kurrë nuk lejon orarin e saj të ngjeshur të ndikojë keq në jetën e saj të shëndetshme. Trajneri i saj i baletit, Andie Hecker tha në lidhje me lëvizjet e baletit, të Mirandës të cilat ju mund ti kryeni në shtëpi shumë lehtë dhe nuk keni nevojë për ndonjë përvojë ti provoni këto lëvizje, kryesorja është ndjekja e dietës së saj super të shëndetshme me superushqim. Provojeni edhe ju. Miranda Kerr është e njohur për karrierën e saj si një supermodele, por shumë pak e dinë se ajo ka një prapavijë në të ushqyerin dhe është e apasionuar pas jetesës natyrore.


RECETA E MIRANDES: 

- 1 gotë me qumësht kokosi të ftohtë 

- 1 gotë me ujë Fonte De Medici 

- 1 lugë gjelle Acai berry pluhur

 - 1 lugë gjelle me Goji berry

 - 1 lugë gjelle Spirulina 

- 1 lugë gjelle Kakao pluhur 

- 1 lugë gjelle Maka pluhur

 - 1 lugë gjelle Fara Kia


Zbulojmë superushqimet që ajo preferon


Kakao Pluhur, Miranda tregon: kakao është një nga burimet më të mira për relaksimin e muskujve dhe lehtësimin e stresit. Unë çdo mëngjes e përdor në lëngjet e mia (smoothie): kakao është e pasur me aminoacide, betakaroten, zink dhe hekur. 


Çokollata e zezë, Miranda tregon se: “Kjo është dobësia ime, është e pasur me anti- oksidant, ndaj jam e lumtur t’ia kujtoj çdo ditë vetes këtë. Perveç përfitimeve të tjera, çokollata e zezë ka nivele të ulëta të yndyrës. 


Maka pluhur - Cili është një mëngjes i përkryer për ju? Miranda tregon se Maka pluhur është e pasur me amninoacide, acide yndyrore, vitamina, minerale. “Superushqimi peruan“ është i shkëlqyer duke e shtuar atë nëpër lëngje, kos, drithra, bullgur ose muesli. 


Qumeshti i kokosit, Mirenda tregon se: është një zëvëndësues perfekt i sheqerit të bardhë të përpunuar, është një alternativë, përmban nivel të ulët të glukozës duke zvogëluar kështu rrezikun e zhvillimit të dibetit tipit 2. 


Klorela: Miranda tregon se është e shkëlqyer. Unë e shtoj këtë produkt çdo ditë në ujë, është alkalinë natyrale dhe përmban vitamina, minerale dhe aminoacide “ajo mund të ndihmojë për të mbrojtur trupin nga efektet e dëmshme të mishit shumë të kuq dhe klorela e përmbanë atë. 


Uji i kokosit me ananas i mbushur me elektrolite, uji i kokosit është vërtetuar se është një hidratues i fuqishëm natyral, veç kësaj është e nevojshme të tregohen përfitimet shëndetësore që marrim prej tij, është burim i pamohueshëm i vitaminës C dhe B, proteinave, kalciumit, hekur dhe zink. Përmban shumë pak sheqer dhe zero yndyrna. 


Farat &Vaji i farave Kia Miranda tregon se: Unë e përdor si vaj por edhe në formën e farave në drithra. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera për të përgatitur simite apo kek të shëndetshëm. Farat Kia janë të pasura me antioksidantë dhe omega-3. Vajin e farave Kia mund ta përdorim në ushqime dhe një sasi të vogël mund ta përdoresh mbi drithëra. 


Goji Berry: Ç’farë konsumoni midis vakteve? Miranda tregon se Goji Berry janë një ushqim i shpejtë midis vakteve, janë të pasura me anti-oksidantë, dhe thuhet se kanë më shumë vitamin C se portokalli. ”Këto manaferra kanë qënë pjesë e mjeksisë aziatike për shekuj dhe unë i adhuroj ato. 


Mjalti: Miranda tregon se është 100% natyral dhe i shijshëm. Zbulimet tregojn se është një anti-bakterial dhe anti-inflamator i fuqishëm, duke e bërë atë një alternativë të përshtatshme për zëvëndësimin e sheqerit. 


Bajamet e pjekura: Miranda tregon se: “Unë rrallë lagohem nga shtëpia pa marrë me vete një qese të vogël prej tyre. Ato janë një ushqim i shpejtë i përsosur kur nuk mund të ushqehem siç duhet apo kur ndodhem në udhëtime. Bajamet janë të pasura me fibra dhe vitaminë E, magnezit dhe riboflavinës (vitaminat e kompleksit B i nevojshëm për prodhimin e energjisë metabolike ndryshe vitamina B2)

 

Acai Berry: ato janë një burim i pasur me anti-oksidantë në formën e pluhurit apo të thata mund ti shtojmë një sasi të vogël në mëngjeset tona, në drithra apo lëngjet e frutave.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta