PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
RREGULLAT E KOMBINIMIT TE USHQIMEVE

Prof.dr.Vlash Mara/

Të ushqyerit e shendetshëm, veç kërkesave të organizmit në bazë të nevojave energjitike (kalori) ditore dhe sasisë së lëndëve ushqyese të ushqimeve të përditshme (proteina, karbohidrate dhe yndyrna), nevoitet të plotësojë edhe kërkesa të përzgjedhjes, kombinimit dhe përdorimit të ushqimeve sipas vakteve të ngrënies.

Këto rregulla bazohen në parimet e fiziologjise së të ushqyerit, studimet dhe rezultatet e të ushqyerit të njeriut. Në kushtet e globalizimit, të prodhimit dhe përdorimit të ushqimeve, në të ushqyerit e njeriut duhen respektuar edhe kërkesa sipas njohurive e dijeve për ushqimin dhe të ushqyerit.

1.Kombinimi Karbohidrate-Proteina 

Tretja e karbohidrateve, si amidoni dhe polisakaride të tjera, fillon në gojë. Ato nxisin sekretimin e lëngut të pështymës, i cili përmban enzimën amilaza. Kjo enzime shpërben pjesërisht amidonin në mjedis alkalin në fragmente me peshë molekulare më të vogël (dekstrina, maltozë dhe glukozë). Amidoni nuk tretet në stomak, sepse mjedisi është acid, ku enzima “amilaza” inaktivizohet. Karbohidratet treten më tej në zorrën e hollë. Tretja e proteinave fillon në stomak. Në prani të tyre nxitet sekretimi i lëngut gastrik, që përmban acid klorhidrik. Acidi klorhidrik nxit veprimtarinë e enzimës pepsina, e cila në mjedis acid shpërbën proteinat në fragmente më të vegjël (peptide). Tretja e plotë e tyre kryhet në zorrën e hollë. Amidoni dhe fragmentet përbërëse të tij, në prani të proteinave, në stomak, frenojnë sekretimin e lëngut gastrik dhe të acidit klorhidrik, duke vonuar tretjen e proteinave, ngarkesën e përmbajtjes së stomakut dhe procesin e tretjes së ushqimit (që shoqerohet me fryrje, gazra e shqetësime të tjera nga tretja e një pjese të karbohidrateve dhe e proteinave në zorrën e trashë). Pra, marrja e njëkoheshme e ushqimeve të pasura me amidon (gruri, orizi, misri, elbi, tërshëra, makaronat, patatja, bishtajoret) dhe ushqimeve të pasura me proteina (mishi, peshku, vezët, djathi, arrorët) në të njëjtin vakt duhet shmangur. Ato mund të konsumohen në vakte më vehte. Në rastet kur ushqimet proteinore (ushqime të pasura me proteinave) konsumohen sëbashku me ushqimet amidonore (ushqime të pasura me amidon), këshillohet të konsumohen të parat proteinat, meqënëse ato kërkojnë më shumë enzima të tretjes në krahasim me ato të kërkuara për ushqimet amidonore. Kur konsumohen ushqime të pasura në proteina pas ushqimeve amidonore ose të tjera, stomaku acid nuk është i mjaftueshëm për tretjen e tyre....

 

2.Kombinimi Proteinë-Proteinë 

Cdo tip proteine kërkon forcë dhe kohë të prodhimit të sekrecioneve të lëngjëve tretës të ndryshëm. Meqënëse një proteinë e koncentruar tretet më me vështirësi së përbërësit e tjerë të ushqimit, këshillohet të shmanget nga ngrënia e tyre në një vakt. Arrorët, mishi, vezët, djathi, bishtajoret ose ushqime të tjera proteinore këshillohet të mos konsumohen sëbashku. 


3.Kombinimi Proteinë-Yndyrë 

Yndyra shpërbëhet nga enzima e stomakut, lipaza gastrike, në acide yndyrore dhe glicerinë, por veprimi i kësaj enzime frenohet nga mjedisi i fortë acid. Yndyrnat dhe proteinat janë një kombinim i papajtueshëm kur merren në një vakt, meqënëse proteinat kërkojnë një mjedis tepër acid për tretjen dhe kjo do të inaktivizojë lipazën gastrike. Yndyra frenon sekretimin e lëngut gastrik të nevojshëm për të tretur mishin, peshkun, produktet e djathit dhe vezët më shumë se 50%. Kur ushqimet yndyrore të koncentruara konsumohen me ushqimet proteinore të koncentruara, tretja e yndyrnave vonohet deri sa lëngjet gastrike të kryejnë shpërbërjen e proteinave komplekse. Kjo do të thotë se yndyrnat qëndrojnë të patretura në stomak për një kohë më të gjatë. Ndonëse disa ushqime me proteina të larta përmbajnë gjithashtu një sasi të lartë të yndyrës, yndyrnat do të mbahen në suspension duke pritur shpërbërjen pa penguar veprimin e lëngut gastrik. Ushqime proteinore të pasura me yndyrë janë djathi, mishi, vezët dhe bishtajoret. Mos përdorni kremin, gjalpin, ose vajrat me mishin, vezët, djathin ose arrorët, dhe as arrorët me avokado. Kur yndyrnat konsumohen me perimet jeshile të papërpunuara, efekti frenues i yndyrnave mbi sekretimin gastrik asnjëanësohet dhe tretja e proteinave kryhet normalisht.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta