VIP-at NE TAVOLINE
KIM KARDASHIAN HUMBI 13 KG FALË KËSAJ DIETE

Përmes një postimi në twitter Kim Kardhashian ka treguar se ka humbur 13 kg falë dietës ‘Atkins’ dhe pret që të humbasë edhe 18 kg të tjera. Ajo u shpreh se kjo është shumë e vështirë, por Kim do t’ia dalë mbanë dhe mezi pret ta ndajë me publikun. Në faqen zyrtare të Atkins shkruhej se: “Me planin ‘Atkins 40’ ju mund të shijoni të gjitha ushqimet nga të gjitha llojet që përfshijnë karbohidratet, proteinat, yndyrat ndërkohë që bini në peshë dhe ndiheni të kënaqur, por kurrë të uritur. Mund të hani perime, makarona dhe madje dhe patate. E keni gjithçka në këtë plan duke filluar që nga dita e parë”.

Po ju japim nje shembull menuje qe mund te ndiqni gjate 4-fazave te dietes :

 

Faza I

Mengjesi – 2 veze, 3 feta sallam ose proshute dhe 28 gr djathe

Vaktet e ndermjetem (snack) – djath ose xhel dietetik i rrahur dhe artificialisht i aromatizuar ose leng luleshtrydhe

Dreka – sallate greke ose cezar, fileto pule ose peshk ton dhe kastraveca turshi

Darka – biftek te shoqeruar me sallate spinaqi ose me lulelaker ose me bishtajore


Faza II

Mengjesi – 2 veze me domate dhe 2 feta proshute

Vaktet e ndermjetem (snack) – bostan me leng limoni

Dreka – qofte me mish pule ne zgare, djath dhe sallate me laker te kuqe.

Darka – berxolle vici te gatuar ne tigan me pak vaj me piper te kuq dhe buke misri me ereza


Faza III

Mengjesi – drithera me qumesht

Vaktet e ndermjetem (snack) – 1 molle

Dreka – supe me thjerreza, proshute dhe djath

Darka – salmon me arra, pure me lulelaker dhe rukola, rrepa me xhinxhefill

Faza IV

Mengjesi – 2 feta te vogla buke, boronica ose portokall, omlete me gjize

Vaktet e ndermjetem (snack)– leng frutash ose embelsire me cokollate te shkrire

Dreka – supe me perime, sallate me fruta deti dhe jeshilleqe

Darka – mish pule te pjekur me ereza dhe limon, rizoto me kerpudha, sallate jeshile (9994)




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta