PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
FIBRAT / Këshilla nga nutricionisti i Institutit Kulinar Neranxi, Dr. N. Neranxi

Studimet epidemiologjke kanë bërë lidhjen midis mungesës së fibrës në dietë dhe për pasojë shtimin e futjes së nutrientëve të tjerë, me sëmundje kronike të zorrëve tipike të shoqërisë sonë : kapsllëk, diverticoloso, kanceri. Nje marrje e madhe e fibrës rekomandohet në dietoterapinë e obezitetit, diabetit dhe hiperkolesterolemisë.

Fibra luan tre role tipike: -shkakton ndijesinë e ngopjes; -regullon funksionet intestinale ( me mbizoterim të fibrës së patretshme); -modulon përthithjen e nutrientëve dhe proceset metabolike: ky është aspekti me interesant dhe më i debatuari. 

Mekanizmi i veprimit të fibrës lidhet: -me faktin se ajo nuk tretet dhe pjesërisht eliminohet si e tillë (mbetje); -nga vetitë fiziko-kimike të fraksioneve të ndryshme, në veçanti kapaciteti i përthithjes së ujit dhe molekulave organike dhe formimi të një masë viskoze (fibra “xhel formuese”); -nga prania e një florë fermentuese në zorrën e trashë. Fermentimi bakterial përfshin totalisht pektinën, gomat, mucilagjet, pjesërisht hemicelulozat dhe celulozën, vetëm pak ligninën. 

Kjo dukuri sjell pasoja të dukshme: -rritjen e vetë florës bakteriale, që rritet me shpenzim të energjisë, që vjen nga fermentimet dhe që kontribuon në shtimin e masës fekale; -prodhimin e gazit që, të përthithur nga feçet, është më i butë; -prodhimin e acideve yndyrore me varg të shkurtër dhe përthithjen e mundshme intestinale të tyre; -uljen e pH brenda lumenit dhe seleksionimin relativ të florës bakteriale, Këto dy fenomene të fundit mund të kenë pasoja të rëndësishme në përgjigjen fiziologjike me marrjen e fibrave. 


Fibra shpjegon veprimin e saj: 

a) në nivelin gastrik, duke përthithur ujin përcakton një rritje të vëllimit të kimës në stomak dhe lejon të arrihet më shpejt ndjesia e ngopjes. Fraksioni “xhel formuese”, e bën viskoze përmbajtjen gastrike, duke rralluar boshllëkun e stomakut dhe pra edhe tretjen dhe përthithjen e nutrienteve në zorrë. Kurba e glicemisë post-prandiale rezulton e ulur : kjo është me avantazh në trajtimin e diabetit.

b) në nivelin intestinal, me efekte të shumta:

 -Popullata e vendeve në zhvillim që ndjekin një dietë mbizotëruese vegjetariane me futjen e fibrës së paku 45-50 g/d prodhojnë mesatarisht 300-500 g feçe në ditë, kundrejt 100 g dhe me pak të njerëzve perëndimore që jetojnë në zona urbane dhe në të cilet marrja ditore e fibrës është me e rrallë 15g. Edhe konsistenca e feçeve është e ndryshme në mënyrë të dukshme: një zgjatje e pakët tregon presion të zvogëluar në nivelin e kolonit;

 -përshpejton tranzitin intestinal (pesha mesatare e feçeve dhe shpejtësia e tranzitit janë proporcionalisht të kundërta), pra paralajmëron kapsllëkun. Boshllëku është thuajse i plotë dhe kjo lejon një derdhje të përshtateshme venoze në zonën e drejtë dhe të pjeseve të poshteme me pasojë veprimin parandalues në raport me hemorroidet dhe varicet venoze; -bashkëvepron me mekanizmat e tretjes dhe përthithjes së nutrienteve në mënyra të ndryshme: 

-duke sekuestruar (përmbyllur) ujin, përshpejton reaksionet hidrolitike;

 -duke formuar xhel, ngadalëson difuzionin dhe kontaktin e enzimave dhe substrateve, përthith dhe lëshon më me lehtësi nutrientët;

 -duke pakësuar kohën e qendrimit të kimës në duoden e bën përthithjen intestinale të nutrientëve të ndryshëm më pak të shpejtë e te plotë. Ushqimet e pasura në fibra xhelefikante janë efikase në uljen e niveleve plazmatike të kolesterolit dhe triglicerideve në individët hiperlipidemikë;

-ka një veprim disintoksikant dhe antikancerogjen. Në vijim të tranzitit të përshpejtuar pakëson kohën e kontaktit të feçeve dhe të përbërjeve toksike dhe kancerogjene (të pranishme në dietë ose që formohen në vijim të proceseve purifikuese) me mukozat nga përthithja dhe eliminimi në të njëjtën kohë. Kjo vlen edhe për acidet biliare që lidhen në veçanti prej ligninës dhe jashtëqitja fekale e të cilave rezulton e rritur; 

-sekuestron kationet. Eshtë demonstruar së dieta me përmbajtje të lartë të fibrës përcakton një disponibilitet të reduktuar të lëndëve minerale si Zn, Fe, Mg, Ca dhe një shtim të sekretimit fekal. Mendohet se sekuestrimi i kationeve i detyrohet të paktën grupeve –COOH të mbetjeve të acideve uronike në polisakaridet jocelulozike. 

Aktualisht, 30-35g/d fibra këshillohet se janë një sasi e përshtatshme për të siguruar në të rriturit e shëndoshë një avakuim korrekt dhe një kontribut për parandalimin e patologjive intestinale dhe të obezitetit.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta