Instituti i Kulinarise Neranxi
Tek Instituti Kulinar Neranxi buka bëhet vetëm me miellra të çertifikuar nga vendet e BE-së

Një nga ushqimet kryesore që nuk mund të mungojë në tryezat shqiptare, kjo edhe për shkak të traditës, është buka. Mirëpo një ushqim kaq i rëndësishëm duhet minimalisht të jetë brenda standarteve që duhet të plotësojë çdo produkt ushqimor. Kohët e fundit, në mediat e ndryshme shqiptare është denoncuar cilësia e miellit që lejohet të tregtohet në Shqipëri. Mielli i cili vjen kryesisht nga Serbia, zhdoganohet si miell për kafshët, dhe si i tillë ai nuk mund të plotëosjë standartet e ushqimit për njerëzit. Ndërkohë në Kompaninë "Neranxi" të gjitha miellrat që importohen, vijnë të shoqëruara me çertifikatat e vendeve të BE-së, duke plotësuar kështu çdo standart të përcaktuar për një produkt të tillë. Këto ditë, në Institutin Kulinar Neranxi janë zhvilluar seminare dhe orë mësimi intensive për të mësuar mbi mënyrën se si duhen përdorur miellrat dhe mikset e ndryshme që sjell Kompania Neranxi. Në këtë shkollë, jo vetëm studentët, por çdokush që ka një dyqan buke, apo një hotel a restorant, mund të vijë të marrë leksionet e duhura për të bërë më pas bukë cilësore për klientët e tyre. Lëndët e para për klientët mund t'i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi, ndërkohë që profesionistët mund të porosisin në Kompaninë Neranxi në Autostradë. 

Linjat kryesore të miellrave janë:

Schapfen muhle gjermane.

Irca italiane

Italmill italiane (ku do gjeni miellin për bukë Altamura)

Tandoi italiane

Vollkorn Malzsauer

Brume i ardhur me miell te pasitur dhe maja elbi

Paketimi: 25 kg per thes

Ruhet ne vend te thate dhe te fresket (maks 18°C)

Perberesit: miell thekere i pasitur i thate dhe brume i ardhur gruri, Malt nga miell elbi dhe gruri, vaj vegjetal, enzima.

Bukpjekës, mos përzieni miellra kafshësh për të ushqyer njerëzit, vetëm se doni fitoni dy lekë më shumë. Përdorni produkte të çertifikuara nga vendet e BE-së që të fitoni çdo qindarkë me ndershmëri!




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta