VIP-at NE TAVOLINE
Brad Pitt dhe dashuria e tij për gatimet Indiane


Brad Pitt e dashuron Angelina Jolie nga thellësia e shpirtit. Por ajo që është thënë shpesh, eshte se “nuk ka dashuri më të sinqertë se dashuria për ushqimin”. Brad Pitt dhe Angelina Jolie vizituan Indinë në vitin 2006, ata gjithashtu shijuan një udhëtim me makinë nëpër Mumbai. Gjatë vizitës tyre në Indi, ai mbeti i magjepsur nga gatimet Indiane. Të shohim se ç’farë dashuron vërtetë rrëmbyesi i miliona zemrave, Brad Pitt. Atij i mungojnë me të vërtetë netët indiane kur ata jetonin në Surrey në 2006. Angelina ka organizuar një surprizë me një sasi të madhe gatimesh dhe gjërash të shpejta me erëza dhe salca kur fluturonin për në shtëpi- tregon një burim. Le të hedhim një vështrim se ç’farë i mungon atij nga kuzhina Indiane. Kuzhina Indiane ose kuzhina e Azisë Jugore është unike, kuzhina Indiane është e ndryshme në rajone të ndryshme të vetë Indisë. Nga Rajma-Chawal në veri deri në Masala Dosa në Jug, India është e ndryshme përsa i përket ushqimit në tërësi. Brad Pitt është i dashuruar me *kerrin (curry) e Indisë së Veriut. Ai e pëlqen mishin e qingjit Bhuna, pulën Korma dhe mishin e pulës Tikka. Kerri dhe birrë, kombinimi perfekt. Apo jo? Pra, çfarë është ka aq të veçantë kerri Indian?

Kerri (Curry), erëza më e përdorur në kuzhinën indiane,eliminon toksinat nga trupi dhe forcon metabolizmin. AI përmban: Koriandër, Turmerik, Kumin. Fenu Greek, dhe Spec Djegës Pluhur.

Qingj Bhuna (mish qingji i pjekur me kerri)

Qingji Bhuna do kohë përt’u gatuar, por rezultati metë vërtetë ia vlen. Është njëkerri i shijshëm, i aromatizuarme përzierje erëzash e cilakombinohet shumë mirë memishin e qingjit të pjekur dhemund të shërbehet me oriz të zier në avull.

Pula Korma (krem pule me kerri)

Pula Korma përbëhet nga copa mishi pule pa kockë. Pula është gatuar me salcë bajamesh dhe erëza indiane. Aroma e hudhrës, xhenxhefilit dhe salcës së bërë vetë kënaqin plotësisht shqisat tona të shijimit. Shërbehet me oriz të zier në avull ose me pite(tandori ose naan). Tandori Roti dhe Naan (buka indiane) është e bërë me miell gruri dhe punuar me dorë. Gatuhen në mënyrë tradicionale në furrë balte.

Mish pule Tikka (shishqebap me kerri)

Mish pule Tikka është dy llojesh,në formë shishqebapësh dhe në formë kerri. Mish pule Tikka (shishqebap)- recetë e shpejtë dhe e lehtë, është e përbërë nga copa mishi pa kockë të marinuara. Piqen në zgarë ose barbecue dhe është ushqimi më i shpejt Indian të cilin mund ta shijoni si antipastë të shoqëruar me pijetë forta si birrë dhe kokteilet eforta alkolike. Ajo është shumë e përdorur nëpër festat dhe dasmat Indiane. Punjabi e dashuron atë. Shërbehet me pite Naan dhenenexhik të grirë.

Mish pule Tikka (pule me kerri)

Mish pule me keri të kuq duke u gatuar kështu është shumë tërheqëse për syrin. E marinuar me lëng limoni me hudhër të grirë dhe krem qumështi. Miksi i erëzave dhe kremi është diçka e cila e bën mishin e pulës shumë të shijshëm. Kerri miks erëzash është i disponueshëm në dyqanin tonë, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta gatuajme sipas udhëzimeve në etiketë.

* Kerri (Curry), erëza më e përdorur në kuzhinën indiane, eliminon toksinat nga trupi dhe forcon metabolizmin.

AI përmban: Koriandër, Turmerik, Kumin. Fenu Greek, dhe Spec Djegës Pluhur. Erëza, curry dhe salca për të gatuar ushqime Indiane, i gjeni tek dyqanet Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta