DOSSIER
Dieta që forcon mëlçinë


Këshilla dhe menu për të forcuar dhe për të mbajtur  një mëlçi të shëndetshme.


Mëlçia dhe funksionet e saj

Mëlçia është gjëndra më e madhe që trupi ka dhe që punon më shumë, pasi që çdo ditë kryen më shumë se 500 funksione. Mëlçia  filtron gjakun dhe na lejon që të përdorim karbohidratet dhe yndyrnat që ne marrim. Duke ndihmuar mëlçinë për ta pastruar dhe rigjeneruar do të thotë të sigurojmë shëndet të mirë.

Mëlçia peshon rreth 1000-1500 gram dhe dimensionet e saj janë mbajtur konstante në lidhje me peshën e trupit, rritjen apo rënien sipas saj. Është e rëndësishme në metabolizëm dhe kryen një sërë proçesesh, duke përfshirë ruajtjen e glikogjenit (furnizuesit të energjisë), në sintezën e proteinave të plazmës dhe pastrimin e gjakut. Përveç kësaj, mëlçia prodhon biliare të cilat ndihmojn tretjen. Një dietë e varfër, pirja e duhanit dhe alkoolit mund të pengojë aktivitetin e mëlçisë.


Omega 3 për qelizat e mëlçisë.

Këto acide yndyrore mbrojnë  mëlçinë nga kanceri

Omega -3 që merret nga peshku është veçanërisht efektive në mbrojtjen e qelizave të mëlçisë nga tumoret që mund të ndikojnë në gjëndër. Veprimi i tyre  është i efektshëm anti-kolesterolit LDL  ("i keq") dhe antitriglicerideve, yndyrna të cilat janë të sintetizuara në mëlçi, por edhe funksioni anti-inflamator dhe anti-radikaleve të lira, do të thotë se duke marrë katër kapsula vaj peshku në ditë për 2 muaj mjaftojë për të forcuar mëlçinë.


Mëlçia dhe dieta.

Regjimi i pasur me ushqime të skuqura dhe të ngopura në yndyrë dhe në të njëjtën kohë të varfra në fruta dhe perime, ku mungojn fibrat, mineralet dhe vitaminat, helmon mëlçinë dhe e dobëson duke e përgatitur për çrregullime dhe sëmundje të llojeve të ndryshme. Përveç kësaj, një mëlçi e dobësuar tenton të transformoj glikogjenin që ruan në yndyrë. 


Ushqimi  i mirë rigjeneron mëlçinë

Tërësia e aktiviteteve komplekse biokimike që luan mëlçia quhet "funksion metabolik." Në praktikë ky organ ndërhyn në metabolizmin e pjesës më të madhe të përbërësve biokimike të organizmit, në veçanti funksioni i mëlçisë është vendimtar për metabolizmin e:

-Proteinave: shumica e substancave proteinike të gjakut janë prodhuar nga mëlçia.

-Sheqernave: ata janë pothuajse të përpunuara tërësisht nga mëlçia, kryesisht glukoza, mund të ruhet ne hepatokitezë në formën e glikogjenit dhe pastaj në gjak për të siguruar energjinë e trupit.

-Yndyrnave: Ato përthithen nga zorrët dhe që vijnë nga depozitat e indeve të pasura me yndyrë ku mund të jenë të përdorshme, të përpunuara duke u eliminuar pjesërisht nga mëlçia. Veçanërisht të rëndësishme janë trigliceridet dhe kolesteroli.

-Vitaminat dhe hormonet: shumica e vitaminave metabolizohen në mëlçi, e cila gjithashtu ndikon në metabolizmin e hormoneve.

Zgjedhja e ushqimit është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e gjëndrës hepatike, ushqyerja e gabuar, ushqimet e rënda, me shumë yndyrë, pengojnë funksionet e mëlçisë.


Ushqyerja  që e mbron mëlçinë.

Tepria në ushqim është një nga arsyet e mosfunksionimit të mëlçisë, sepse kjo e pengon atë të angazhohet në detoksifikimin e trupit, si dhe në sintezën dhe përpunimin e lëndëve ushqyese.

Nga ana tjetër, një dietë e shëndetshme e ekuilibruar dhe e pasur me antioksidantë, ndihmon mëlçinë për të larguar substancat toksike, të tilla si droga, alkooli, mbetjet metabolike, qelizat e vdekura, dioksina, caffeina, ndotja etj, në mënyrë që hepatiku të mos vuaj dëme të mëdha.

Ushqyesit miq të mëlçisë janë: vitamina A, C dhe E, plus seleni dhe glutationet, që gjenden kryesisht në fruta, peshk, perime dhe drithëra.


Mëlçia dhe ushqimet e duhura

Karcofi

Cinarina që përmban karcofi pastron gjëndrën dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit të "keq" dhe triglicerideve. Ai gjithashtu rrit rrjedhjen biliare kundër  kapsllëkut. Duke ngrënë 4-5 herë në javë në vjeshtë dhe dimër, mundësisht të papërpunuara dhe të marinuara me vaj ulliri ekstra të virgjër, ju ndihmon shumë.

Limoni 

Limoni  përmban sasi të mëdha të antioksidantëve, të tilla si vitaminë C dhe anthociane, dhe janë në gjendje për të pastruar dhe për të mbrojtur qelizat e mëlçisë duke promovuar rigjenerimin e tyre. Pirja e lëngut të një limoni në ditë, madje edhe për periudha të gjata, duke e përzier me ujë në qoftë se aciditeti i limonit  është shumë intensiv.

Molla

Ajo përmban triterpenoide që parandalojnë kancerin e mëlçisë. Përmbanë gjithashtu  vitamina C detoksifikuese dhe piruvate që favorizojnë  eliminimin e yndyrës së tepërt e cila e dëmton. Dy mollë në ditë, bio dhe me lëkurë, kanë sasinë  e nevojshme për të marrë substancat e  mjaftueshme që shpëtojn mëlçinë.

Elbi detoksifikon qelizat e mëlçisë

Elbi luan rol detoksifikues dhe zbutës në çrregullimet e tretjes, për këtë arsye edhe të mëlçisë, ajo është freskuese dhe laksative. Për të shfrytëzuar më shumë  vlerat e saj ushqyese, përdorni elbin kokërr ose filizin e elbit (i përshtatshëm për të përgatitur një pije të mirë).


Menuja e shërimit të mëlçisë:

Kjo dietë përdoret për 2-3 ditë në javë për të paktën 2 muaj.

Zvogëlon kolesterolin 

Mëngjesi:1 filxhan elb me 4 biskota tërshëre.

Snack: 1 lëng karrote.

Dreka: 70 g elb i zier, pastaj përzieni  me 4 lugë thjerrëza dhe perime të sezonit të gatuara në avull.

Zemra: 1 portokall i kuq.

Darka: 1 carpaccio me karçof me djathë parmigiano dhe vaj ulliri, 100 g gjizë, 70 g bukë integrale.

Çaj me luleradhiqe anti-yndyrës.

Është  përgatitur duke vendosur 2 lugë rrënjë në 1 gotë me ujë të nxehtë, lëreni  10 minuta, pastaj filtrojeni dhe pini 2 gota në ditë.

Pastroni gjëndrën e mëlçisë - menu për të gjitha stinët 

Mëngjesi: Lëng i një kokërr  limoni, 1 filxhan çaj i  gjelbër, 70 g bukë integrale dhe marmalatë.

Snack: 1 lëng karrote.

Dreka: 70 g elb i zier, pastaj përzieni  me 4 lugë thjerrëza dhe perime të sezonit të gatuara në avull.

Zemra: 1 kokërr dardhë.

Darka: 1 supë perimesh, 200 g mish pule i pjekur pa lëkurë, marule dhe 70 g bukë integrale.

Çaj me silimbia  anti-skorje

Përgatitet duke vendosur 2 lugë kokrra silimbia  në 1 gotë me ujë të nxehtë, lëreni  10 minuta, pastaj filtrojeni dhe pini 2 gota në ditë.

Mbron mëlçinë - menu për të gjitha stinët 

Mëngjesi: 1 filxhan çaj jeshil, 1 fetë tortë me fruta të ëmbëlsuar me mjaltë.

Snack: 1 mollë të kuqe bio me lëkurë.

Dreka: 70 g makarona gruri të gatuara aldente dhe të kaluar në tigan me kungull të njomë dhe karrota në shirita, 100 g qiqra të ziera në sallatë.

Zemra: 1 mollë të kuqe bio me lëkurë.

Darka: 1 pjatë supë orizi dhe perime, 200 g peshk merluc i  pjekur në furrë dhe sallatë.

Çaji me  turmerik dhe mente pastrues i mëlçisë

Vendosni  2 lugë turmerik dhe gjethe mente  në 1 gotë me ujë të nxehtë,  lëreni 10 minuta, pastaj filtrojeni dhe pini 2 gota në ditë.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta