DOSSIER
Vitaminat e grupit B: vlerat dhe përfitimet


Në zbulimin e vitaminave të grupit B: funksionet e tyre, ku mund ti gjejmë dhe se si mund ti marrim ato, nga B1 deri tek  B12.

• Vitamina B1: kundër lodhjes

• Vitamina B2: kundër inflamacionit dhe acarimit të lëkurës

• Vitamina B3: për stomakun dhe zorrët

• Vitamina B4: për sistemin imunitar

• Vitamina B5: kundër stresit dhe lodhjes

• Vitamina B6: kundër ekzemës dhe kolesterolit të lartë

• Vitamina B7: për mëlçinë dhe veshkat

• Vitamina B12: kundër anemisë

Vitaminat e grupit B janë një grup i vitaminave thelbësore për një dietë të përshtatshme dhe vlerat e tyre janë shumë të dobishme për të shmangur problemet shëndetësore. Vitaminat B janë thelbësore, për funksionin normal të mëlçisë dhe sistemit nervor, por para së gjithash janë të rëndësishme për transformimin e karbohidrateve në glukozë dhe për metabolizmin e lipideve dhe proteinave. Le të zbulojmë vetitë e këtij grupi vitaminash kaq të rëndësishme: në mënyrë të veçantë në këtë artikull "njihemi" me vitaminat nga B1 deri në B7 duke u nisur nga simptomat ku çdo mangësi e mundshme e tyre mund të shkaktojnë probleme në trupin tonë.


Nuk  keni oreks dhe ndjeheni gjithmonë të lodhur? Ju nevojitet vitamina B1.

Nëse shpesh ndjeheni të lodhur, vuani nga dhimbjet e muskujve, keni probleme me frymëmarrjen ose keni oreks të dobët, ju nevojitet vitamina B1. Gjendet tek majaja, propolis, soja, drithërat, Spirulina, lajthia, bajamet, arrat, bishtajoret, farat e lulediellit dhe melasa.


Si ta marrim vitaminën B1:

Konsumoni  çdo ditë i 5 kokrra lajthie, në mëngjes pini një lugë çaji vaj embrioni të grurit dhe kornflekse. Mos harroni se vitamina B1 shkatërrohet nga konsumi i alkoolit, pirja e duhanit dhe konsumi i sheqerit të rafinuar. Ashtu si dhe të gatuarit në temperaturë të lartë, dhe marrja e njëkohshme e frutave të detit dhe peshkut krudove largojnë përfitimet e vitaminës B1.


Djegie  dhe kruarje? Ju nevojitet vitamina B2.

Nëse ju shfaqen shpesh puçra në gojë, stomatiti dhe herpes tëk buzëve dhe problemet në zgavrën e gojës, në se vuani nga urthi dhe inflamacioni, ju bezdisin rrezet e diellit, atëherë furnizohuni me vitaminë B2. E gjeni në maja, të verdha vezë, vaj luledielli, lakër jeshile, bizele dhe kos.


Si mund ta merrni vitaminën B2:

Konsumoni çdo ditë një sallatë lakre të marinuar me një lugë çaji me vaj ulliri  dhe uthull molle. Mos harroni se në qoftë se i ekspozoni në rrezet e diellit ushqimet të cilat përmbajnë vitaminë B2, zvogëlon përqendrimin e saj.


Trakti intensinal shfaq probleme dhe keni probleme me tretjen? Ju nevojitet vitaminë B3.

Nëse keni probleme me tretjen, vuani nga të përzierat, era e keqe e gojës, keni probleme me traktin intenstinal ose ndiheni të lodhur dhe lëkura juaj është e thatë dhe me njolla, duhet të merrni vitaminë B3. E gjeni në maja birre, të brendshmet, peshk dhe raven.


Si mund ta merrni Vitaminën B3:

Tek majaja e birrës ose shtoni raven në lëngje. Ata që vuajnë nga ulcerat dhe gastrit nuk duhet të marrin shumë vitaminë B3, konsumi duhet të ndalet, nëse lëkura thahet dhe shfaq probleme.


Sistemi i dobët imunitar? Ju nevojitet vitaminë B4

Nëse sëmureni shpesh, analizat e gjakut tregojnë uljen e qelizave të bardha të gjakut, ose vuajni nga pezmatim i nervit dhe polinevriti, mund të jetë një problem i mangësis së vitaminës B4. Ajo gjendet tek majaja, tek orizi dhe ekstrakti i panxharit, patatet, domatet dhe qumështi i plotë në yndyrë.


Si mund ta merrni vitaminë B4:

Vetëm një gotë qumësht (edhe bimorë si soja) në ditë ose një salcë të përgatitur me 3 domate, borzilok dhe vaj ulliri për të marrë kështu vitaminën B4. 


Vuani nga lodhja e shpeshtë, stresi dhe dhimbja e kokës? Ju nevojitet Vitamina B5.

Nëse sëmureni lehtë, vuani nga alergjitë dhe stresi, gjëndja juaj është në depresion, keni dhimbje koke të forta dhe më shpesh se zakonisht ose keni vënë në dukje se flokët e bardhë (thinjat) janë përhapur më shumë, keni nevojë për një shtesë të vitaminës B5. Ajo gjendet kryesisht tek poleni i bletëve, në majan e birrës, në hikërr dhe tek e verdha e vezës.


Si mund ta merrni  vitaminën B5:

Merrni çdo mëngjes një majë lugë çaji polen ose konsumoni 3-4 vezë të ziera në javë për të marrë vitaminën B5.


Puçrrat janë përkeqësuar dhe keni kolesterol të lartë? Ju nevojitet vitaminë B6.

Nëse keni vënë re një përkeqësim të puçrrave në fytyre dhe ekzemë, ju bien shumë flokët, analizat e gjakut tregojnë një rritje të kolesterolit të keq ose urinoni shumë shpesh gjatë ditës, keni mangësi të vitaminës B6. Gjendet në oriz, ton peshku, vaj luledielli, krunde dhe të gjitha millrat integral organik , në perimet me gjethe jeshile, bizelet, kumbullat dhe banane.


Si mund ta merrni vitaminën B6:

Konsumoni një banane në ditë, ose shtoni bizele në supra. Por të jeni të kujdesshëm të mos e teproni me dozat e vitaminës B6 sidomos ata që vuajnë nga ulçerat, gastrit dhe sëmundja e parkinsonit: zvogëlon efektet e ilaçeve të përdorura për këto sëmundje.


Mëlçia dhe presioni i lartë? Ju evojitet vitaminë B7.

Nëse vuani nga hipertensioni, keni mosfunksionim të veshkave ose dieta e lartë në yndyrë dhe stresi shkaktojnë sindromën e dhjamosjes dhe zmadhimit të mëlçisë dhe steatozës, ajo ç’farë ju vjen në ndihmë është vitamina B7. Gjendet në embrionin e grurit, maja birre, melasë, të brendshme dhe lakrat. 

 

Si mund ta merrni vitaminën B7:

Shtoni  në gatime dhe sallatra një lugë gjelle embrion gruri pluhur për të marrë  vitaminën B7. 


A vuani nga anemia? Ju mungon vitamina B12.

Anemia, ose zbehtësia në çehre, lindin kur shfaqet mangësia e vitaminës B12. Palca e shfrytëzon këtë vitaminë për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut.


Si mund ta merrni vitaminën B12:

Për trupin janë të mjaftueshme sasi të ulëta të kësaj vitamine. Ushqimet në të cilat është me përqendrim më të lartë janë: qumështi, veza dhe mishi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta