DOSSIER
Uthulla e mollës kundër kileve dhe celulitit

Dy karakteristika themelore: 1) ndihmon në eliminimin e toksinave; 2) parandalon mbajtjen e lëngjeve ne trup.

Ul nivelin e sheqerit, insulinës në gjak dhe është efektive për humbjen në peshë. Disa studime kanë treguar se konsumi i rreth 30ml uthull molle në ditë ndihmon në reduktimin e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm kaq, ajo është ideale për të “pastruar” traktin e tretjes së ushqimit. Ajo ç’farë nevojitet është përzierja e një gote ujë me 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë çaji shurup panje, duhet ta konsumoni këtë “pije” para çdo vakti. Natyrisht kjo pije duhet shoqëruar me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta fizike. Konsumi i uthullës së mollës çdo ditë lejon të humbisni rreth një kile në muaj, pa shumë përpjekje dhe pa shumë vështirësi. Gjithashtu përshpejton metabolizmin duke nxitur humbjen e peshës., Uthulla e mollës gjithashtu ju lejon të merrni përfitime të tjera si: flokë plot shkëlqim, është e njohur për heqjen e njollave nga dhëmbët dhe zbutjen e djegieve nga dielli. 

Tek dyqanet e rrjetit Neranxi do te gjeni uthull molle nga kompania italiane Toschi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta