KURIOZITETE
Përfitimet e dietës alkaline

Ushqimet janë klasifikuar në dy kategori kryesore: acide dhe alkaline.Ato ndryshojnë nga efekti që krijon ushqimi në pH e urinës pas konsumit të ushqimit. Ushqimet që rrisin aciditetin e urinës konsiderohen ushqime acide.

Në mënyrë të ngjashme, kur ushqimet e konsumuara, pas konsumit rrisin alkalinitetin e urinës, ato konsiderohet si ushqime alkaline. Me pak fjalë, ushqime e ulëta në acid kanë një efekt alkalin në trup dhe mund të luftojnë formimin e acidit në trup, për këtë arsye ndihmojnë për të balancuar nivelin e pH në trupin tuaj.

PH është një njësi matëse e trupit të njeriut që varion nga një shkallë 0 deri në 14, e cila përcakton nëse mjedisi në trup është acid apo alkalin. Vlera 0 konsiderohet plotësisht acide dhe vlera 14 konsiderohet plotësisht alkaline. Niveli neutral është Ph=7. Qëllimi i konsumimit i ushqimeve alkaline dhe pirja e ujit alkalin është që niveli i pH të trupit të jetë sa më afër nivelit neutral.Trupat fluid (të lëngshëm) në shkallën e pH duhet të mbeten në nivelin midis 7.35 dhe 7.45 që të funksionojnë siç duhet, nuk duhet të jetë as shumë acid ose shumë alkalin. Të dyja kushtet janë të dëmshme për trupin tonë. Që të keni një shëndet të mirë duhet të keni një dietë të pasur me ushqime alkaline, dhe gjithashtu duhet të minimizoni konsumin e ushqimeve acide, duke mbajtur një nivel të shëndetshëm të pH tuaj.

 Ushqimet Alkaline

Ushqime të ulëta në acid janë alkaline.Ato kanë një efekt alkalin në trup dhe mund të luftojnë formimin aciditetit të lartë në trup që është dhe burimi i parë i inflamacionit dhe sëmundjeve, në këtë mënyrë balanconi nivelin e pH të trupit. Frutat, perimet, frutat e thata me lëvozhgë, produktet e sojës, drithërat dhe bishtajoret janë ushqime alkaline, ndaj bëni mirë të mos i ndani nga tavolina.

 Ushqimet acide

Mish i kuq, i pulave, krudot, ushqimet e përpunuara, produktet e bulmetit, mielli i bardhë i rafinuar, kafeina dhe sheqeri i rafinuar konsiderohen ushqime acide. Minimizojini këto ushqime!

Ka shumë debate në botën e shëndetit nëse dieta alkaline vërtetë e bën një ndryshim në shëndet. Nuk ka pothuajse asnjë provë për të mbështetur efektin e saj pozitiv, por promovuesit e dietës alkaline besojnë se të konsumosh ushqime shumë acide janë të dëmshme për organizmin.

Konsumi i një dietë të pasur me ushqime alkaline lufton aciditetin në gjak dhe ndihmon për të luftuar sëmundjet degjenerative të tilla si: sëmundjet e zemrës, kanceri, dobësimi i kockave, prishja e dhëmbëve dhe osteoporoza. Kur niveli i pH të trupit mbahet në nivel relativisht alkalin, mund të arrini shëndet të mirë. Nuk ka dyshim se dieta alkaline mund të përmirësojë shëndetin tuaj, sepse dieta alkaline përbëhet nga fruta dhe perime, proteina të ulëta në yndyrë dhe shumë të shëndetshme të pasura me ujë.

Përfitime të tjera për shëndetin nga konsumi i një diete alkaline janë:

Humbje në peshë

Dieta alkaline mund të ju ndihmojë të humbisni peshë. Qelizat e yndyrës zhvillohen në një mjedis acid dhe në ambient të ngarkuar me mbetje toksike. Por, kur nuk ka acid në trup, ato eleminohen në mënyrë natyrale dhe ka shumë mundësi për të humbur peshë më shpejt.

Dieta Alkaline stimulon sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet

Mjedisi acid është i ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Dieta alkaline stimulon sistemin imunitar dhe e mbron atë nga sëmundjet. Inflamacioni në trup mund të shkaktojë shumë sëmundje keqdashëse. Ushqimet alkaline përmbajnë vlera anti-inflamatore që i parandalojnë ato.

Detoksifikim

Dietat alkaline janë të pasura me fibra, ndihmojnë për të pastruar sistemin e tretjes.Toksinat eliminohen nga trupi për të krijuar një mjedis të shëndetshëm që përmirëson shëndetin e organeve.

Energji dhe vitalitet

Ushqimet alkaline përmbajnë enzima që ndihmojnë në funksionin e trupit pa probleme. Kur sistemet
e trupit punojnë në mënyrë efikase, trupi juaj është plot energji dhe vitalitet.

Kundër plakjes

Grumbullimi i toksinave acide në trup përshpejton proçesin e plakjes.
Ushqimet alkaline janë ushqime të shëndetshme që përmbajnë kalcium, magnez dhe minerale të tjera që luftojnë krijimin e acideve dhe si rezultat ngadalson proçesin e plakjes.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta