TE REJA
TË FILLOSH DITËN ME MATCHA

Matcha në thelb është çaj jeshil në formë pluhur. Japonezët e kanë përdorur atë në ceremonitë e tyre prej shekujsh. Mund ta shijomë atë në një gotë me ujë të ngrohtë si një çaj, me qumësht të ngrohtë, në smoothie ushqyese, ose gatime të shëndetshme të përgatitura në shtëpi. Duhet të konsumoni një total prej 10 gota çaji jeshil normal për të arritur fuqinë ushqyese të vetëm 1 flxhani çaj me Matcha. Sepse me Matcha pluhur në të vërtetë jeni duke konsumuar gjethen të plotë dhe të gjitha të mirat e saj. Matcha ka një aromë të këndshme dheu me një shije të ëmbël që mbetet në qellzën tuaj, duke e bërë atë pjesë të ditës suaj të përkryer. 

Disa përftime nga pirja e Matcha-s 

Përmban nivelet ekstremisht të larta në antioksidantë duke lufuar radikalet e lira në trup, të cilat dëmtojë qelizat e indeve dhe ADN-në, duke shkaktuar plakjen e parakoshme dhe rritjen e rrezikut të sëmundjeve. Nxit metabolizmin për djegie efkase të yndyrës, ndihmon në rënien në peshë dhe menaxhimin e peshës trupore në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme. Për shkak të përmbajtjes së lartë të kloroflës, i cili i jep matcha-s një ngjyrën të thellë të gjelbër, matcha është një pastrues dhe pije detoksifkuese e shkëlqyer, pastron gjakun dhe largon toksinat e padëshiruara nga trupi. Matcha vepron si një shtesë e përditshme multivitaminë / multiminerale me cilësi të lartë: është një burim i mirë i vitaminës C, e cila mbështet një sistem të fortë imunitar, si dhe sasi të lartë mineralesh të rëndësishme përfshirë: selenin, zinkun dhe magnezin. Matcha përmban amino-acidet L-tianinë, të cilat mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin, redukton ankthin dhe stresin, duke ju dhënë kështu një gjendje të përkryer të ekuilibruar dhe relaksuese (duke e bërë atë automatikisht një zëvendësues të shëndetshëm të kafesë). Ndihmon për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm, keshtu mund të parandalojmë diabetin duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke rritur jetëgjatësinë. Matcha pluhur, çaji jeshil, është shumë më e ulët në kafeinë se sa kafeja (e cila është një stimulues i fuqishëm), dhe siguron një furnizim konstant të energjisë për një kohë të gjatë, pa rritur në mënyrë drastike nivelet e kortizolit siç mund të bëjë kafeja, që mund të shkaktojë probleme në gjëndrat e veshkave nëse përdoret në mënyrë të tepruar ose afatgjatë, ku përfundojnë duke pësuar rënie të energjisë gjatë fundit të ditës. Në përgjithësi, konsumi i rregullt i Matchas mund të ndihmojë për të ulur mundësinë e sëmundjeve, si ato kronike, plakjen e parakohshme, çregullime të gjëndjes shpirtërore, reduktim të kujtesës dhe mundësisht deri në trajtimin e kancerit, duke rritur përmirësimin e shëndetit dhe vitalitetin. Ja forma më klasike e përgatitjes se çajit Matcha: Përbërësit: 1 lugë Matcha pluhur 240 ml ujë i ngrohtë Përgatitja: hidhni Matcha-n pluhur në flxhanin e çajit, shtoni shumë pak ujë të ngrohtë, përzieni derisa të marrë formën e një paste homogjene, pastaj shtoni gradualisht ujin e ngrohtë, përziejeni mirë, pijeni dhe ju bëfë mirë.


Cajin Jeshil Japonez Matcha e gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta