VIP-at NE TAVOLINE
GWYNETH PALTROW - Ylli i hollivudit, e çmendur pas supave detoksifikuese

Çdo njeri i famshëm në Hollywood është fanatik i palestrës dhe çdo njëri prej tyre ka planin e tij unik të dietës dhe stërvitjes, por Gwyneth Paltrow nuk është një prej tyre. Fituese e Academy Awards dhe nënë e dy fëmijëve, ka disa këshilla shumë të veçanta për të gjithë ju. Hidhni një sy në atë ç’farë ajo bën çdo ditë dhe bëjeni jetën tuaj më të lumtur dhe të shëndetshme. Gwyneth Paltrow ka orare të caktuara të konsumimit të ushqimit si para edhe pas pune. Ajo zakonisht në mëngjes herët pi një filxhan çaj jeshil dhe më vonë, mëngjesi është i përbërë nga proteina si qumësht bajamesh, galetë orizi dhe boronica. Shkon në stërvitje gjithmonë me një smoothie jeshil me superushqime si klorela, spirulina, filiz elbi ose kakao duke i alternuar çdo ditë të javës dhe pastaj një drekë me pak kalori, e preferuara e saj fileto pule në skarë e marinuar me lëng limoni, vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë Hawiane, piper të zi, trumëz dhe rozmarinë, të shoqëruar me perime në avull. 

Snack-u i saj i preferuar: Gwyneth thotë se konsumimi i diçkaje të lehtë mes vakteve është i rëndësishëm pasi jep energji dhe pengon ndjenjën e urisë para se të vijë vakti pasardhës, është e rëndësishme të jetë i shëndetshme dhe me pak kalori, të preferuarat e saj janë bajamet natyrale, rrushi i thatë, uji i kokosit, lëng lakre jeshile, lëng limoni dhe natyrisht shumë ujë. Supa me gjel deti dhe lakër jeshile është ideale për darkë. Ajo shmang ushqimet e përpunuara në çdo formë.

Koha për detoksifikimin e trupit në muajt e parë pas vitit të ri – thotë Gwyneth Paltrow. 

Ajo i jep vlera supave të përgatitura nga ushqimet e shëndetshme të cilat ndihmojnë në rënien në peshë. Perëndeshat e Hollywoodit preferojnë supa të cilat janë të lehta për tu përgatitur dhe plot me antioksidantë. Këto supa nuk janë si ato që përgatisnin gjyshet tona, por janë të pasura me lloje të ndryshme të perimeve të cilat jo vetëm që mbrojnë, por përgatiten lehtë dhe më shpejtë se supat tradicionale. Shumë bukuroshe të famshme si Jennifer Aniston apo Gwyneth Paltrow betohen se këto supa kanë fuqi magjike dhe këtu do te gjeni nje prej recetave të saj të preferuara

Supë me kungull, xhinxher dhe turmerik 

 Përbërësit: 1 kungull të mesëm 

1 kokërr qepë 

2 lugë çaji me vaj ulliri 

2 lugë çaji me gjalpë kakao 

2 lugë çaji me vaj kokosi 

2 lugë çaji xhinxher 

1 lugë çaji turmerik 

1/2 lugë çaji koriander 

3 gota me lëng pule.

Përgatitja: Pastrojeni kungullin, priteni në feta, marinojeni me kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendoseni në furrë deri sa të zbuten. Ndërkohë vendosni qepët dhe vajin e kokosit në zjarr dhe shtoni hudhrën, xhinxherin, turmerikun, gjalpin e kakaos dhe koriandrin. Sigurohuni që të gjithë përbërësit të janë shkrirë dhe më pas shtoni lëngun e pulës dhe kripë Himalaje. Lëreni të ziejë derisa kungulli të jetë gatuar dhe pastaj shtojeni atë në përzierje dhe lëreni në zjarr të paktën për 10 minuta të tjera. Pasi të ketë përfunduar zierjen, vendoseni të gjithë përzierjen në mikser dhe do të marrë ngjyrë magjike portokalli, mund ti shtoni sipas dëshirës pak vaj ulliri ose salcë kosi.

Përbërësit i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta