VIP-at NE TAVOLINE
Makrobiotika - sekreti i formave perfekte të Madonnës

Gjithmonë në formë, muskuj të tonifikuar, linja të bukura pavarsisht stilit jo të zakonshëm të jetesës. Cili është sekreti i tyre? Dietë, lëvizje, dhe ushqim të zgjedhur sigurisht… 

Madona 58 vjeç, i perkushtohet çdo ditë nga një ose dy seanca palestrës, për rreth 1 orë e gjysëm me trajnerin e saj personal, për të mbajtur barkun e sheshtë dhe duke kufizuar përthithjen e yndyrnave, furnizohet me fara lini, shumë të pasur me omega-3, dhe me veti lehtësuese për barkun (favorizojnë peristatlikën e zorrëve). Është një ndjekëse e devotshëm e Mayumi Nishimura, kuzhinierja e Madonës prej 7 vjetësh dhe kimiste e makrobiotikës, ka botuar ‘Mayaumi’s Kitchen’ libër gatimi i bazuar në makrobiotikë, për mirëqenien e trupit dhe shpirtit.

Makrobiotika- është rruga më e shëndetshme natyrale e jetës e bazuar në një dietë me drithëra, perime, bishtajore dhe superushqime që tashmë janë një fenomen global. Në vitet e fundit një numër i madh i yjeve të Hollivudit kanë aplikuar dietën Makrobiotike për shkak të përfitimeve të saj të shumta, të cilat përfshijnë nivele më të larta të energjisë, lëkurë të bukur, një mendje të qetë, dhe një ndjenjë më të madhe të lidhjes me universin. Stili unik i gatimit të Mayumi është i shëndetshëm, praktik dhe i lehtë në përgatitje. Ajo e merr frymëzimin e saj, jo vetëm nga ushqimi japonez, me të cilin ajo është rritur, por edhe nga kuzhina kineze, franceze, italiane, si dhe çdo kuzhinë tjetër e botës, e bazuar në traditën makrobiotike. Ajo beson se kënaqësia që të jep ushqimi, mbi të gjitha, është çelësi për një shëndet të qëndrueshëm, ndaj ajo ja përshtat gatimin e saj shijeve kozmopolitane.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta